Fitim Amidi apo i njohur si Kley është një artist i ri që ka një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Lickshotsmusic në Gjermani.
Pasi Kley u nda me grupin OTR, ai vazhdon në rrugën e tij si solo artist.
Në këngën RTO, Kley dëshiron ta shprehë hapur dhe të tregojë të gjithë të vërtetën pse u prish me grupin në fjalë, pse Noizy dhe pjesa tjetër e OTR e gënjyen dhe e shfrytëzuan për disa kohë.
Kjo i jep dëgjuesit një pasqyrë të asaj që po ndodh në prapaskenë, nuk tregon gjithçka të artë dhe me shkëlqim por tregon një realitet.
Në këngën e tij ai tregon se sa ishte shtypur, se muzika dhe këngët e tij nuk u suportuan kurrë, më një fjalë u bënë premtime boshe.
Në këngën RTO ai hakmerret me fakte dhe shifra.
Nga tani fillon një kapitull i ri për Rap-rin Kley.