Pas triumfit në kompeticionin e bukurisë “Miss Eco Kosova”, mis Aninna Nina është bërë zyrtarisht pjesë e garës së më të bukurave në “Europe Continental Kosova 2021” . Kjo kohë përgatitore për të ka qenë mjaft e veçantë. Bukuroshja, e cila e ka dhënë lajmin e përzgjedhjes si finaliste e eventit të madh dhe emocionues është përgëzuar për këtë arritje dhe natyrisht që është uruar në rrjetet sociale. Gjatë një bisede me të, bukuroshja e cila ka një jetë që shkëlqen në pasarela me finesë, bukurinë dhe hapat e sigurt rrëfen se çdo të thotë të jesh më e bukura dhe e përkëdhelura e Zotit, me mirësitë që ka pranë. Jetesa në Zvicrën e bukur, ku ka marrë jetë ëndrra e madhe për të prekur dyert e botës, duket se e ka ëmbëlsuar edhe më tepër shpirtin e bukuroshes. E ndërsa përgatitet për të triumfuar në “Europe Continental Kosova 2021”, Aninna zotohet se shqiponja dykrenare dhe flamuri blu i Kosovës do të valëviten me krenari dhe dinjitet teksa ajo do të jetë në skenë. Nina zotohet të japi maksimumin dhe të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.Ajo nuk harron asnjehere te falenderoje menaxherin e saj, i cili eshte krahu i djathte me rrugen e saj te suksesit, Sokol Mehmetaj!
Advertisement