Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mjekja e njohur endokrinologe Valentina Lile humb jetën nga Covid-19, mbesa rrënqeth me fjalët prekëse...!
Senera Hoxha, zëri i mjekes që duhet të përfaqësojë qytetarët në parlament, një frymë e re që i shtohet politikës në Shqipëri
KJO ËSHTË FYTYRA E POSHTËR E FEUDAL KAPITALIZMIT GJAKATAR! Nga Fadil Shyti

Senera Hoxha, zëri i mjekes që duhet të përfaqësojë qytetarët në parlament, një frymë e re që i shtohet politikës në Shqipëri

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur tashmë dhe figurat e përzgjedhura për të përfaqësuar qytetarët në parlament, po shpalosin idetë për një të nesërme më të mirë. Senera Hoxha, mjekja kirurge që kandidon për PSD, ka qenë në emisionin “Kandidati”, në të cilën ka folur për zotimet e saj dhe kontributin që do të japë në politikë. Një profil i një personazhi të kompletuar, që premton se do të çojë zërin e qytetarëve lartë dhe do t’i ndihmojë ata.Ndër të tjera, bashkë me moderatorin Eno Popi, Hoxha kaloi përmes një vrapi të shpejtë mbi profesionin e saj dhe dëshirën e jashtëzakonshme për të parë të bukurën te njerëzit. Mjekja pohoi se nuk mund të bënte diçka tjetër më mirë se ajo që ka zgjedhur të bëj, për të cilën është mjaft e vlerësuar nga pacientët dhe kushdo që e ka njohur nga ana profesionale, por jo vetëm.


Senera pohoi se çdo njeri ka përgjegjësi qytetare tu shërbejë të tjerëve. Ajo ka qenë disa vite pjesë e shoqërisë civile, megjithatë për të përmirësuar gjërat dhe që realiteti të jetë i prekshëm për njerëzit duhet të bëhesh pjesë e sistemit. Senera zotohet se gjithmonë përparësi do të jenë qytetarët.
E pyetur nga Popi nëse është mirë që dhe bashkëshorti i saj është kirurg, pra kanë të njëjtin profesion, Senera u shpreh se është fantastike që kanë të njëjtin drejtim human e se në të ardhmen pretendon të bëhet më e zonja se ai.
Në vijim Senera ndau kujtimet nga periudha e të qenurit studente, jetesa në Tiranë dhe dëshirën e jashtëzakonshme për të punuar, që në periudhën kur ishte në auditor. Ajo pohoi se tanimë që ka dhe familjen e saj të vogël, ndihet e plotësuar dhe se ndihmë për të kanë qenë e ëma dhe vjehrra.
Një natyrë si e mjekes nuk mund të mos ishte selektive. Lidhur me emërtimin që të gjithë e njohin “Senera, doktoresha e VIP-ave”, ajo tregoi se jo me të gjithë ata që shkojnë në klinikë është mike. Me të gjithë është mësuar të ketë një marrëdhënie korrekte dhe është gjithmonë e disponueshme për pacientët e saj.

Advertisement


“Mjekësia është shtëpia ime e dytë”, kështu tha mjekja kur Popi e pyeti lidhur me prioritetet politike, nëse këto të fundit do të preknin dhe universitetin apo më saktë ta përmirësonin atë. Senera premtoi që sapo të ketë mundësi do tu mundësojë kushte studentëve, që të jetojnë dhe ta ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri dhe jo të largohen. Ajo mendon se Shqipëria është një vend që mund të bëhet.
Më pas, Eno dhe Senera shkuan në “Njësinë 13”, ku mjekja është përfaqësuese. Ajo është gjithë kohwn në kontakt me qytetarët, flet i dëgjon dhe mundohet të jetë koherente me gjithçka që ndodh atje. Një nga problematikat e zonës, ku mjekja kandidon është mungesa e ujit të pijshëm, që nuk shkonte deri vonë, si dhe rrugicat e paasfaltuara.
Senera u ndal dhe te programi i PSD-së, duke pohuar se është pranë asaj që qytetarët duan. Të gjitha vendet e Europës sipas saj kanë në qendër demokracinë sociale, prandaj shqiptarët e pëlqejnë atë mënyrë qeverisjeje. Senera theksoi gjithashtu se paralamenti sot është i cunguar. Ajo tha se nëse nesër do të jetë në parlament do t’i përfaqësojë ata me dinjitet. Ajo është kundër asaj që bëjnë shpesh politikanët, pra që gjatë fushatave elektorale bëjnë ture, takime me popullin, pasi mjekja është vazhdimisht me njerëzit.
E pyetur për moton e saj, Senera u përgjigj: Unë jam një njeri që kam empati, altruizëm dhe njihem nga të gjithë si njeri që e mbaj fjalën. Unë kam një fytyrë, nuk mund të dalë nesër të prezantoj një Senerë tjetër nga ajo çka ju keni parë deri më sot.
Prindërit kanë qenë ndër iniciatorët që mjekja të niste rrugëtimin në politikë. Ata kanë qenë gjithmonë qytetarë të përgjegjshëm dhe kanë parë përtej shtëpisë së tyre. Kanë qenë kundër padrejtësive, ndaj dhe zëri i saj në parlament do të jetë në kuadër të të përfaqësuarit të të gjitha shtresave dhe njerëzve, në veçanti të atyre në nevojë.
Ne i urojmë fitoore Senera Hoxha!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekja e njohur endokrinologe Valentina Lile humb jetën nga Covid-19, mbesa rrënqeth me fjalët prekëse...!

Next Post

KJO ËSHTË FYTYRA E POSHTËR E FEUDAL KAPITALIZMIT GJAKATAR! Nga Fadil Shyti

Advertisement