Artisti shqiptar që jeton në Amerikë ka gati një super projekt, që do të jetë një baladë.
Po flasim për Sadik Ukaj-Sadi, ku mësojmë se ka realizuar këngën me titull “Oj nana jem” e shkruar nga Ghulo, një prej producentëve më të mirë sipas atij dhe që e falenderon shumë.
Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Nurtel dhe Faruk, ku edhe ata Sadi i falenderon pasi kanë bërë shumë punë të mirë. Për klipin ka punuar mjaft profesionalisht kameramani dhe fotografi i njohur Nikolin Dodaj- Eagle Eye Photo.
Ky projekt do të prekë zemrat e të gjithëve pasi të vijë e përfunduar pas disa ditësh. Artisti falenderon Zotin e të gjithë ata që e mbështesin dhe e dëgjojnë muzikën e tij, e ne jemi në pritje të këtij super projekti nga Sadiku.