Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Një javë me Zana Sinën!
Islam Bakalli: Fitoni energji dhe rezultat me ushtrimet e mëngjesit
Mos e hidh gurin se do të bjerë kokës!

Islam Bakalli: Fitoni energji dhe rezultat me ushtrimet e mëngjesit


Nisur nga pyetjet e ardhura në redaksinë e Intervista.al mes të tjerash instruktori ynë i palestrës Islam Bakalli këshillon…!

Advertisement

– Pershendetje, i lexoj shpesh rubrikat tuaja dhe janë tërheqëse. Ajo që dua të pyes dhe më intereson është për instruktorin e palestrës. A mund të më sugjerojë instruktori i Intervista.al se çfarë duhet të bëj ndonjë ushtrim për mëngjes,sepse përgjithësisht nuk kam vullnet. Në  mëngjes kam të paktën 20 minuta kohë për të bërë disa ushtrime sepse jam gjithë ditën ulur në zyrë! Faleminderit

-Përshëndetje! Ushtrimet në mëngjes janë vërtetë shumë të mirë sidomos për persona që rrinë ulur gjithë ditën në zyrë apo në ndonjë ambjent tjetër. Gjimnastika në mëngjes është shumë e mirë dhe e lehtë për të filluar ditën, dhe ju ndihmon të jeni shumë energjik gjatë gjithë ditës më pas. Janë disa ushtrime për mëngjes, por neve do t’ju japim një program që zgjat të paktën 20 minuta aq sa keni dhe ju në dispozicion. Gjithsej janë katër ushtrime, të cilat po ti ndiqni në rregull do të shikoni sa të dobishme janë. Por, përpara se të filloni me ministërvitjen është mirë të mos harroni të bëni disa ushtrime stretching- u. Sapo zgjoheni, përpara se të hani mëngjesin, zgjatni muskujt e krahëve, shpinës dhe këmbëve, imitoni pozicionin e maces kur shtriqet. Në të njëjtën kohë bëhet edhe clodhja e sistemit nervor. Mjaftojnë disa minuta stetching, ndërkohë mund të pini një gotë ujë me feta limoni.

Fillojmë me ushtrimet:

– Ushtrimi i parë është shumë i thjeshtë. Hapini këmbët sa gjerësia e shpatullave ndërsa duart duhet të jenë të shtrira në lartësi të shpatullave. Pastaj ngadalë uluni galiç. Nga ulja galiç drejtojeni shpinën nën këndin prej 90 gradësh dhe gradualisht ktheheni në pozitë të drejtë. Ushtrimin mund ta përsërisni disa herë, ndërkaq ky ushtrim është i mirë për forcimin e pjesës së shpatullave, shpinës dhe kofshëve.

– Ushtrimi i dytë ka të bëjë me belin dhe gjoksin. Lërini këmbët të hapura në të njëjtën distancë edhe për ushtrimin e dytë. Njërën dorë çojeni deri te veshi, ndërkaq tjetrën para gjoksit. Pastaj ngadalë përkuluni anash dhe të dy duart lakojini në atë drejtim. Gradualisht kthehuni në pozitë vertikale dhe pastaj përsëriten ushtrimin. Një ushtrim i tillë është i shkëlqyeshëm për belin dhe gjoksin, prandaj, në rend të parë, ua rekomandojmë zakonisht femrave.

– Ushtrimi i tretë ka të bëjë me shtriqjen si macet. Uluni në gjunjë, ndërkaq duart shtrini në lartësi të shpatullave. Pastaj me mjekër lëvizni përpara dhe lakohuni ngadalë derisa me stomak të prekni dyshemenë. Kokën hidheni përpara dhe qëndroni në atë pozitë së paku dhjetë sekonda. Pastaj lakojini gjunjët derisa thembra dhe koka pothuajse të preken.

– Ushtrim i fundit për gjimnastikë, ka lidhje me gjithë trupin, por sidomos për këmbët. Njërën këmbë lakojeni deri në gjysmë, ndërkaq shtrijeni deri në atë pozitë të gjysmëspangos. Tendoseni këmbën e shtrirë, pastaj lakojeni dhe të njëjtën gjë përsëriten edhe me këmbën tjetër. Ky ushtrim është i mirë për shtrirjen e pulpës së këmbëve. Këto janë pak a shumë disa ushtrime të vlefshme për mëngjes. Mos harroni të bëni streching si para dhe pas ushtrimeve që të shkojnë muskujt në vend! Stërvitje të mbarë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një javë me Zana Sinën!

Next Post

Mos e hidh gurin se do të bjerë kokës!

Advertisement