“Shkoi njê pashë, erdhi tjetri, mē i zi i riu, se i vjetri”!(Populli)
Mos harroni!
Revizionisto-titistët kosovarë, ishin të këqijë, më të zinj se netët dimêrore gjatë robërisë gati gjysmë shekullore në okupimin e egër të sundimit tê regjimeve titiste-rankoviqe…?!
Ata pusa dhe pisa, “udhëheqēs”, në fakt ishin sundues, marioneta të regjimeve të huaja, por Dikush edhe në kushte të rënda ilegaliteti, dinte t’i udhëzonte ndë vite, në veçanti në situata kritike gjatë asaj golgote…-Dikush i mësonte, me mençuri dhe dashuri vëllazerore, për popullin e Kosovës;-pa kamxhikun fshikullues ndaj tyre; ata se pranuan,-por, ka fakte historike në arkivat që, ata herë-herë “Babain e kombit dhe Partinè Nënë”, të shtrënguar nga presioni gjithëpopullor,e pyetën çfarë të bëjnë,-madje edhe e dëgjuan…?!
-Ndonëse, “bakallët dhe çakallët”, të cilët shqiptarët me të drejtë s’i deshën; edhe unë autori i këtyre radhëve për shumè arsye, isha kundër tyre; megjithatë, ata atëbotë arritën të bêjnë ca të mira në shërbim té popullit ndonëse mbijetuan me një lloj “socializmi revizionist laraman”, pas rezistencës heroike tē ilegales shqiptare në krye me Adem Demaçin, armiqve shekullorë jugo-serbë, sikur u merrnin nga duart një çerek drejtêsie:1.
Me Flamurin Kuqezi në institucionet e asaj Krahine Autonome…pas demonstratave studentore të vitit, 1968.2. Me kufijt ishim më solidë, kufirin me Serbinë armike kufirin e kishim te Rashka dhe brenda kufijve të atdheut, i kishim Çakorrin dhe Dabëlldenin. Ndërsa, pas LÇ-re, të UÇK-së “miqté” ndërkombëtarë kapitalistë qē “na çliruan” dhe të liqtë në negociatat me Serbinë politikanët e marrë dhe lakmues tê pasurive ilegjitme me makutëri të paparë, u dorëzuan para kërkesave të miqve dhe të armiqve; kufirin e Dardanisé e sollën te Ura e lumit Lumbardh, (ish-Ibri) si çakenjt i ricopëtuan tokat dhe malet tona…3. Pse sot Mitrovica dhe “komunat serbe” të krijuara me katundet shqiptare sundohen nga kolonët serbë të ListësSerbe, e cila kokën e bollës e ka në Beograd dhe bishtin me 20 vende e palon në Kuvendin e Kosovës?!4. Pse enklavat e komunave serbe kolonialiste, me Eksterriorilalitetin e Kishave “serbe”, po e sundojnë Kosovën?!5. Pse Republika “Kosovo”, ende është me fusnotë?! 6. Pse “Republika Kosovo”, quhet dhe trajtohet padrejtësisht, si Republikë Multietnike?Ky akt politik, është sulm flagrant mbi Identitetin tonë shqiptar, ne jemi shumicë me popullsi mbi 95% shqiptare.7. Të gjitha këto, e të tjera prapakthime; janë fakte të hidhura historike, që këtu,s’ mund t’i përfshijë të gjitha; më bëjnë të mos i gëzohem kësaj Republike, pa sovranitet, e trajtuar keq, si kukull, sikur tē ishte provincë serbe.Kjo politikë dhe diplomaci qe 21 vj, u lodrua nga qarqet pro-serbe, me dinakëri sipas “Paketës” famëkeqe të imponuar ahti-sariane.-Të kësaj Republike-Sterile, prej së cilës këto 21 vite “të çlirimit” të pjesërishëm, shqiptarët i humbën politikisht: Identitetin dhe Homogjenitetin e tyre; nê Gjuhê, Flamurin Kuqezi, e e humbëm artin, kulturën, shkencën e vërtetë shqiptare, e të tjera…-Prej kësaj Republike të sunduar nga qarqe demone-kratike, që Republikën e fituar me aq sakrifica; djerse dhe gjaku e katandisën né Republikē Dekorative e zhvatur nga qarqet oligarkiste, të ngjyrës zi; e kamufluar me ngjyrën blu; euro-atlantike, e cila si shtet, për shqiptarêt e vërtetë dhe për shumicën e shoqërisë për shtresat e varfëra dhe ato proletare, si klasa punëtore dhe fshatarsia, u dëshmua shumë e padrejtë dhe tejet agresive:
a. Punëtorët i ndoqi nga vendet e punës,i degdisi brenda vendit në shtresa pa të sotme dhe ardhmëri të ndritur, i katandisi nê mêrgimtarë “me të sotmen në “parajsat” te shtetet mike dhe armike në rrogëtarë për kafshatën e gojës, me ardhmëri fataliste që, për çdo ditë i shpie ata, drejt humnerës të asimilimit.b. Fshatarëve ua mori tokat me “privatizimin e famshëm”, të KPA-së, pêr t’u majmur pashallarët e paturpshëm feudalistë-kapitalistë, por, jo vetëm kaq: fshatarêsia u katandis si mos më keq: në “shkretëtirat” e tokave djerrina.
-Kjo, veç çmimeve tê larta të derivateve për makineri; traktorët e të tjera, shteti nuk i ndihmoi bujqit as në uljen e çmimeve.-Një faktor tjetër,-do të thosha fatal, për ekonominë bujqêsore, për blegtorinë dhe agronominë qe dhe mbeti thikë prapa shpine, për prodhuesit shqiptarë hapja e kufijve, liria e tregut pa kritere rigoroze, pa RECIOROCITET të shitjes së prodhimeve tê shteteve fqinje,-kur jemi këtu, dua té theksoj që, Shqipërinë kurrë s’e kam konsideruar, as nuk e konsiderioj shtet fqinj dhe pikë.-Me Shqipërinë, pjesa e saj Kosovë, domosdoshmërisht dhe urgjentisht, duhet t’i hapë kufijt.
Tregëtia ndërvëllazerore që nga gjilpërat, gjer në kombanjat, që nga Vlora gjer në Albanik, (ish-Leposaviq), të bëhet pa pengesa teknike dhe administrative…-Tregëtia, të kontrllohet strikte vetëm me shtetet fqinje dhe më gjerë.
-Kemi shumë punë për të bêrë!…Uroj që, me qeverinë, “Kurti 2”, t’i fshijmë nga faqja e dheut, këto prapësira, katrahurash politike-diplomatike, ekonomike, ushtarake, t’i eliminojmë rreziqet e ricopëtimeve territoriale, të cilat i shkaktuan forcat e errësirës së turpeve dhe ato kriminale.Pêrpara!Qëndro Dardani, vepro sot dhe për ardhmëri!E ardhmja të kurorëzohet me zhvillime të reja, me përparinin e atdheut, me FITORE: ME RIBASHKIMIN E TË GJITHA TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE ME NËNËN SHQIPËRI!18 Shkurt, 2021