Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

MJERË ÇFARË TË GJETI NËN SUNDIMIN E TYRE, MOJ KOSOVË-SHQIPËRI!!NGA FADIL SHYTI

(Nga arkiva e shkrimeve të mia, shkruar më 3 Janar, 2015)

Unë, po tregoj për turpet “tona”,-ndërsa pacifistët titistë, të tregojnë turpet dhe krimet e tyre.
…Këta ish-shokët tanë ilegalë dhe shoqet tona ilegale, sikur ua morën lakmitë rengeatëve, “komunistë” titistë të sojit të klikës së Ali Shukriut, Sinan Hasanit, e të tjerëve myteberrë, të cilët gjatë LANÇ-re, i luftuan fashistët gjakatarë, pushtuesit italo-gjermanë dhe tradhëtarët e vendit, ndërsa pas luftës, pra, pas fitores së tyre, e, jo fitores së popullit të Kosovës, as të viseve të tjera të Shqipërisë, devijuan rrugën komuniste, tradhëtuan, si mos më keq; shkuan e ranë në prehërin e ish-Jugosllavisë titiste reaksionare, duke shkelur mbi gjakun e partizanëve, mbi gjakun e shokëve e shoqeve të tyre; e harruan çdo gjë të shenjtë, e të bukur shqiptare!
-Këta ish-shokët tanë ilegal dhe shoqet tona ilegale, tani populli po i quan,-ashtu, siç janë katandisur vërtet: sundues, dhe shfrytëzues feudalo-kapitalistë, z, e znj “demokratë/e”, të pas luftës çlirimtare të UÇK-së, disa nga krerët e UÇK-së devijuan e tradhtuan si mos më keq idealet, për të cilat ishim betuar dhe luftuam më tepër se katër decenie me pushkë e penë; me rezistencén tonë paqësore dhe luftarake.
Ish- të kamufluarit si komunistë e komuniste, si m-l,-e, i harruan idealet
“e vjetra” të lirisë, barazisë, drejtësisë; urgjentisht si kameleonë dhe kameleone u mbështollën me idealet e reja; u konvertuan “për bukuri” në demonë-kratë/e. -Vullnetarisht, shkuan e ranë në prehërin e gjyshes së Serbisë, Europës “mike”, bile duke bashkëpunuar edhe me qarqet më reaksionare të Ilirikut (Ballkabit) duke kaluar kështu, politikë-diplomacinë e tyre “kombëtare”, tamam, si mbi një urë kaluese, me “gjyshen kujdestare Europën” ndërmjetësuese e pajtimeve midis tyre dhe me Serbinë Fashiste.
-Këta “politikanë” besëprerë, si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj & Co gabuan rëndë, kur u rritën nga hijet e tyre;- kinse, fituan pushtet, pa shtet shqiptar me sovranitet, të Kosovës.
-Pasi i shpallën partitë e tyre PDK, AAK djathtiste, ashtu si ish-titisto-millosheviqisti, Isë Mustafa, i cili më 1989 e kishte votuar heqjen e Kushtetutës së autonomisë së Kosovës të vitit, 1974, e cila qe sadopak më e dobishme për Kosovën, meqë kishte ca të drejta më të avancuara, krahasuar me shtypjen e egër të Serbisë mbi Kosovën para brioneve, pra, para vitit 1966.
Shi! U bashkuan në koalicione me LKJ, alias LDK-n e “presidentit historik”, të hibrid Ibrahimit; më voné edhe të drejtuar prej prej të zgjedhurit të tij Ministér Jashtë, në vitet 90-ta, Isës, vetëm për të mbajtur pozitat né pushtet, për përfitimet milionëshe personale, familjare, grupore dhe partike.
Duke bërë këtë, shkelën, po shkelin dhe gjithnjë, përderisa do të jenë në pushtet do të shkelin me të dy këmbët interesat e atdheut dhe të kombit shqiptar.
Këta kokëshkretë, këta e lakmues të pangopur, të babëzitur për pasuri; me tërë botën “demon-kratike” po munden të merren vesh,-vetëm për të mirën e popullit dhe të atdheut, me Albinin, me VV-jen, bile, as midis tyre,-kurrsesi, s’ po merren vesh?!!!
-Këta “pehlivanë”, politikë anemikë, vërtet si me qenë pa gjak shqiptarësh e shqiptaresh?!!!
Në çdo fushë të jetës në politikë,-diplomaci, ekonomi, ushtri, shkencë, art, kulturë e të tjera me euro-atlantikët, me miqtë e Rusisë putiniste, përkrahësit e zellshëm të Serbisë Fashiste, në Konferencat ndërkombëtare në Rambuje, Paris, Vjenë Bruksel dhe në Washington, kanë bërë dhe po bëjnë lëshime të pafalshme:
1.
     Për Gjuhën, pse Republika e Kosovës të mos e ketë gjuhé zyrtare, vetëm Gjuhën Shqipe?!
2.
     Për Flamur Kuqezi. E zv, të shenjëtin Flamur Kuqezi në institucione me një “flamos” laraman të imponuar nga euro-atlantikët.
3.
    E përsëris?! Pse lejuan që; “bota demokratike” të na prekë padrejtësisht në Identitet, e pranuan “Republikén Multietnike” të Kosovës” me 95% shqiptarë etnikë, pse lejuan qé kolonët ardhacakë serbë të kenë gjuhën e tyre zyrtare, pse edhe anglishtja?!4.
     Të përkrahur nga miqtë e tyre eu-atl,
jo miq të kombit shqiptar, guxuan të ricopëtojnë dhe trupin e atdheut.
5.
     -Të ndryshojnë hartën gjeografike, të cenojnë territorin e Republikës, gjer në ricopëtimin e Kosovës, e ndanë paqësisht Mitrovicën, pra, veriun e saj,-gjer në marrëzi e tradhti politike dhe diplomatike, ndërsa,-vetëm midis tyre s´bëjnë lëshime për unitet, në dobi të popullit dhe të atdheut;-kurrsesi dhe e kurrsesi?!!!
-Mjerë, çfarë të gjeti nēn sundimin e tyre monarkist, të fshehur pas perdeve blu té Republikës së kapur dhe të ngulfatur, moj Nënë Dardani-Shqipëri!!!
Botuar, 3 Janar, 2021

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gentian Zenelaj rrëfen tmerrin e përjetuar, 14 ditë i prekur nga Covid-19

Next Post

PSE PO NDODHIN GJITHË KËTO TURPE DHE KRIME NË SHQIPËRINË ETNIKE?!SHKRUAN FADIL SHYTI

Advertisement