Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mënyra të zëvendësimit të një apo disa dhëmbëve! Nga Dr Olta Shushi!

Kellefet e porcelanit : Zevendesimi i nje ose me teper dhembeve mund te behet me ane te urave ose zgjidhja me e mire eshte me implantet dentare.
Informacione te nevojshme per urat :

Advertisement

  1. Tek urat dhembi qe mungon zevendesohet duke u bere lidhja me dhembet qe jane ne krah te hapesires boshe.
  2. Ura e porcelanit eshte fikse e palevizshme pasi ngjitet mbi dhembet mbeshtetes.
  3. Gjithashtu per dhembet e rikonstruktuar me heqje nervi e vide ose kur kane mbushje masive mund te behet veshja me kellef tek vetem e atij dhembi.
    Materialet qe perdoren per kellef & urat e porcelanit jane:
    1- Porcelan me bazament metali
    Ne kete rast porcelani punohet mbi nje bazament metali. Bazamenti metalik behet nga perzierje te ndryshme dhe mund te jete krom –nikel( standart), ndersa nese duam dicka me cilesore ose kur pacienti ka alergji nga nikeli, mund te jete metal pa nikel ose titanium, kjo ndikon ne cilesine dhe jetegjatesine e punes.
    Se fundi bazamenti metalik mund te pregatitet dhe me pajisje frezimi kompjuterike Cad-Cam, e cila ben qe metali te jete preciz dhe te kete fortesi dhe pershtatshmeri maksimale.
    2- Porcelan me bazament zirconium (pa metal)
    Zirkoni ,eshte nje material i cili perdoret per te zevendesuar metalin. Ka te njejten fortesi me metalin . 
    Ne treg ka lloje te ndryshme pajisjesh per pregatitjen e bazamentit te zirkonit ,kjo ndikon dhe ne cilesine dhe fortesine e tij. Zirkoni mund te pregatitet manualisht ose me pajisje skanimi –frezimi kompjuterike Cad-Cam, kjo e fundit e pergatit me precizion te larte si dhe ka shume fortesi ndaj thyerjes.
    Avantazhet e zirkonit jane ;
    -Nuk krijon probleme me mishrat e dhembeve(nxirje) 
  • Nuk krijon probleme alergjie
    -Eshte me i lehte 
    -Eshte estetik pasi kalon rrezet e drites
    3-Xham –porcelan /Porcelan i presuar (ips empress,E-max)
    Ky eshte materiali I cili ngjason me teper me dhembin natyral, pasi kalon rrezet e drites ne masen 80%, 
    Per momentin eshte materiali me estetik i perdor ne mbare boten. Ky material mund te perdoret per veshjen me kellef te dhembeve te pare, faseta porcelani-laminate, si dhe ura me 3 element vetem ne dhembet e pare.
    Ne rastin kur nje dhemb ka demtim te madh, ka mbushje masive dhe i eshte hequr nervi, keshillohet veshja e atij dhembi me kellef per te parandaluar thyerjen e tij.
    Zevendesimi i hapesirave te medha me proteza te levizshme
    Kur ne goje ka mungese te shume dhembeve dhe kur nuk mundemi te vrendosim ura porcelani atehere perdorim proteza te levizshme parciale te cilat hiqen dhe vihen nga vete pacienti. Keto proteza kapen tek dhembet egzistues me ane te telave ose me ane te sistemeve mbajtese pa tela (atashment).
    Protezat parciale te levizshme ndahen ne keto kategori
    1-Proteza te thjeshta plastike me tela 
    Jane proteza tradicionale ,te thjeshta dhe te lira por nuk jane shume komode dhe estetike ,gjithashtu kane me teper levizshmeri krahasuar me protezat e tjera.
    Zakonisht ne ditet e sotme perdoren si proteza provizore .
    2-Proteza te skeletuara metalike
    Keto proteza kane nje bazament te derdhur metalik si dhe tela me te cilet mbahen tek dhembet egzistues, mbi bazen metalike vendoset plastika e kuqe dhe dhembet.
    Si proteza jane komode dhe kane stabilitet ne goje. 
    Problem estetik paraqesin telat vecanerisht ne zonat e para.
    Eshte e keshillueshme qe dhembet ku mbeshteten telat te vishen me kellef porcelani per te mos u demtuar.
    3-Proteza te skeletuara metalike me atachment (pa tela)
    Jane te ngjashme me protezat e skeletuara por nuk kane tela. Lidhen me dhembet egzistues ne goje me sisteme te vecanta te cilat montohen brenda protezes si dhe tek dhembet mbeshtetes te cilet vishen me kellef porcelani.
    Kjo proteze eshte estetike, komode ,nuk ka levizshmeri.
    Ne treg ka sisteme te ndryshme te cilet variojne ne cilesi dhe cmim .
    4-Proteza elastike estetike
    Keto proteza pregatiten nga nje material special i prodhuar nga kompania gjermane Bredent, e gjithe proteza eshte plastike ,e forte dhe elastike si dhe nuk ka tela.
    Bazamenti mund te jete i bardhe ose i kuq.
    5-Proteza specifike (FM 1)
    Ne rastet kur mungojne dhemballet e fundit vetem ne njeren ane, dhe pacienti nuk mund te vendosi implante atehere vishen me kellef 2 dhembet e fundit dhe behet nje mini proteze, e cila lidhet me keta dhembe.
    Kjo mini proteze nuk ka tela, eshte estetike, komode dhe nuk ka shume levizshmeri.
    Proteza Totale ( Goje pa asnje dhemb ) 
    Kur ne goje nuk ka asnje dhemb atehere perdoren protezat plastike totale. Dhembet e vendosur mbi pjesen plastike mund te jene plastik ose Dhembet e vendosur mbi proteza nese jane cilesore jane estetike dhe me jetegjate ndaj ngrenies. Ketyre protezave mund ti vendoset dhe rrjete metalike per ti bere me te forta.
    * Nese ne goje ka 2 dhembe ose rrenje te forta keto mund te perdoren per te vendosur mbi to nje sistem i cili mbeshtet dhe mban protezen mbi to.*
    Kur nofullat jane shume te rezorbuara, dhe ka rene niveli i kockes, protezat nuk qendrojne ne goje. Per ti bere protezat me stabel mund te vendosen implante ne nofull dhe proteza fiksohet mbi ta.
    Mungesat e dhembeve mund te plotesohen dhe me ane te implanteve, jane vida titaniumi te cilat vendosen ne kocken e nofulles dhe luajne rolin e rrenjes.
    Ne kete menyre nuk ka nevoje te zvogelohen dhembet ne krah te hapesire se dhembit qe mungon.

Nga Dr. Olta Shushi, Klinika dentare “Keol Dent”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

‘Promovojnë’ shalët nëpër studio televizive, gazetari Gorica: Ka humbur kultura mediatike e dikurshme!

Next Post

Gentian Zenelaj rrëfen tmerrin e përjetuar, 14 ditë i prekur nga Covid-19

Advertisement