Partitë politike opozitare kanë nisur të publikojnë programet elektorale. Kudo shifra marramendëse , premtime pa fund,dhurata joshëse. Në datën 26 prill ata premtojnë një shtet tjetër, një demokraci të kulluar, një mirqënie të paparë, ku njerëzit do të lozin me pasurite dhe paratë, se do të lodhen nga qejfi dhe vizitat turistike. E vetmja vështirësi e shqiptarëve në qeverisjen e frontit të sotëm opozitar është se do të lodhen nga seksi dhe bërja e shumë fëmijëve. Natyrisht vetëm për t’i bërë fëmijët, se për t’i rritur do përgjigjet shteti ,qeveria e Lulit dhe e Monikës. Luli do të përgjigjet sa fëmijet të shkojnë në moshën pesë vjeç,ku prindërve do t’u lidhi rrogë të majme dhe pastaj, Monika në vazhdim do t’i martojë dhe do ju japi shtëpi dhe prona.Pra, Luli nga selia qeverisëse, si degë e Vefës së Alimuçës dhe Mona në rolin e Sudes do të eksperimentojnë edhe një herë ringjalljen e piramidave famkeqe,natyrishtë në një formë të re dhe të maskuar duke e përfshirë edhe shtetin në aventura të tilla.
Kontradiktat mes karakterit të subjekteve politike dhe programeve elektorale janë të tejskajshëme dhe të pa pranueshme. Kemi parti të djathta dhe programe elektorale të ekstremit të majtë.Teorikisht nga ky subjekt politik flitet për shoqëri kapitaliste,ndërsa nga programet elektorale ëndërrohet një shoqëri më keq se komuniste , që përhap apatinë ,përgjumjen dhe asfiksimin e stimujve dhe forcave lëvizëse. Afishohen programe të shënjta duke harruar praktikat kriminale dhe korrupsjonin,në kohën trmbëdhjetëvjecare të qeverisjes nga ky subjekt politik.Thonë se kur të vinë në pushtet, ata do të zbatojnë teorinë e nivelit zero duke e nisur gjithçka nga e para.Teori famkeqe e frymëzuar dhe e zbatuar sa herë ky subjekt politik ka ardhur në pushtet,si rruga më e përshtatëshme për të organizuar dhe zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjen.
Ata premtojnë se me ardhjen e tyre në pushtet do të lulëzojë demokracia,liritë dhe të drejtat e njeriut,sundimi i ligjit dhe respektimi e funksjonimi shëmbullor i pavarësisë së pushteteve. Po a mund të bindin teori dhe parime të tilla? E vërteta është se jeta e brëndëshme e këtyre subjekteve politike në opozitë prej tetë vjetësh ka qënë një shkollë ku ekperimentohen dhe zbatohen metoda korruptive,ku përgatiten drejtues arrogantë, njerëz të puçeve dhe prapaskenave,që vetë partitë i kishin bërë seksione të përparuara të mafies dhe korrupsionit brënda dhe jashtë vendit.Dhe pasi këta udhëheqës politik pajisen me këtë kulturë antidemokratike,ata kërkojnë edhe drejtimin e shtetit. Si mund të pretendohet se këta drejtues partishë do t’i japin shtetit dhe shoqërisë qeverisje me përmbajtje të thellë demokratike kur, si drejtues partish , akuzohen për krime të rënda,vrasje ,vjedhje e për politika antishqiptare.Teorikisht nga këta flitet për qarkullimin e pushteteve dhe elitave, por ata vetë nuk e zbatojnë një përparësi të tillë brënda partive që drejtojnë. Ata kërkojnë të zbatohet ky parim që i jep forcë demokracisë te kundërshtarët e tyre politik dhe jo te vetja. Cili nga kryetarët e partive dhe partiçkave opozitare, por edhe ato të krahut tjetër ka ndryshuar në këto gati tridhjet vjetë nga zgjedhjet demokratike? Nga vitet nëntëdhjetë e deri më sot në SHBA, janë ndërruar gjashtë presidentë kurse në Shqipëri kemi po të njëjtët liliputë mediokër politikë . Populli ata nuk i njeh nga niveli kulturor,nga vlerat udhëheqëse,alternativat që përfaqësojnë ,por nga nofkat, si figura të konsumuara e të degraduara, duke pasuruar edhe humorin shqiptar. Njerit i thuhet “bajalldi imam” ,tjetrit si “fizikanti” që ka zbuluar ligjin se nga sa më lart të biesh, aq më tepër vritësh,apo zbulimin më të fundit se të gjitha gratë që kanë shënjën e oroskopit dashi, sipas tij,ato quhen dele.
Të tjerë i njohin nga njohja e tabelës së shumëzimit 7×7=42, dikush mban nofkën e Gërdecit,të tjerë atë të 21 janarit. Dhe meqë jemi te 21 janari , në prag të fushatës së zgjedhjeve vrasësit, duke mos pasur frikë nga ligji ,kanë dalë me një teori tjetër mjaftë interesante. Pasi dështuan me teorinë e vrasjeve nga afër, me çadra e stilolapsa pistoletë, me thika të helmuara,me atë të mbrojtjes nga një grusht shteti, së fundi kanë dalë më teorinë së në ato ngjarje kryeministria ishte goditur me snajpera nga Piramida, për të vrarë qoftëlargun dhe Lulin e Vocër. Pra, një dhuratë për fushatën e zgjedhjeve për të treguar modelin e qeverisë nëse populli do t’i sjellte në pushtet.
Kaq e fortë ka qënë arroganca nga drejtuesit e partive dhe mohimi i demokracisë së brendëshme saqë vetëm në këto zgjedhje nga ky subjekt politik,janë krijuar katër parti të reja. Me të drejtë kërkohen nga këta drejtues partishë zgjedhje shtetërore të drejta, por vetë ata brenda partisë kanë dhënë shëmbullin më të keq duke u vjedhur votat konkurentëve politikë ,kanë fallcifikuar dhe keqnumuruar votat, kanë përzënë deri me dhunë opozitarët brenda partisë. Sot të dy partitë më të mëdha opozitare janë kthyer hapur në parti familjare,ku mund të shiten ,blihen apo dhurohen për interesat e oligarkisë që i kanë krijuar këto parti. Nga këto pozita ata kërkojnë votat e elektoratit për t’i patur si mburojë e krimeve të kryera.Duke qënë se shumë drejtues të opozitës janë të inkriminuar, fushatën e zgjedhjeve e shikojnë si një fushbetejë për jetë a vdekje. Ndaj ata nuk kursejnë asgjë,ndaj premtojnë qiellin edhe tokën, detin edhe nëntokën,para të thata ,pushtet edhe prona,vetëm ata të shpëtojnë nga drejtësia e re,duke qënë në pushtet. Ndërsa pas fushatës se çdo të marrë populli nga premtimet e opozitës e ka shprehur qartë aktori madh, i ndjeri Aleko Prodani . A ju kujtohet skeci ku Alekua në rol të deputetit u kërkonte votat elektoratit duke u premtuar gjithçka. Shtëpi kërkonte populli, këtë premtonte edhe deputeti. Por njeri ndryshe nga të tjerët nuk i kërkoi shtëpi por lesh. Jo, i thoshte deputeti,, do të marësh shtëpi. Dua lesh këmbëngulte votuesi . Shkruaje shtëpi, tha deputeti, se më të vërtetë leshë do të marrin të gjithë. Ndoshta do të ishte më mirë që, në vend të popullit, leshin ta marrin ata që e premtojnë, politikanët dhe partiçkat e tyre.
Nga Agron BERDAJ
Advertisement