Simptomat dhe fobitë e caktuara kanë një impuls negativ në shoqërinë njerëzore. Në udhën e të përditshmes shihen ankthe edhe nga një kontroll i tepërt apo survejim i vazhdueshëm si në vendin e punës ashtu dhe në mediokritetin e shoqërisë ku jetojmë.Rëndom shihen raste sporadike ku profesionisti pothuajse në një trysni të vazhdueshme survejohet keq duke krijuar premisa të dëmshme që ndikojnë direkt në psikozën e punonjësit .
Pra puna në këtë rast nuk shikohet si pasion që të bëhet mirë ku përfitohen të mira materiale por si një ankth i vazhdueshëm që krijon probleme të parigjenerueshme në psiqikën e njeriut.Nga ky moment ndodh një humbje për të dy palët puna e pa bërë mirë si pasojë e gjendjes sê rênduar tê punonjesit dhe punës skarco qé ai servir.Nuk ndodh menaxhimi i kontrollit tonë dhe i një shoqërie të caktuar në rastin konkret.
Një faktor bazë tjetër është dhe shoqëria toksike (sidomos shqiptare)që për ironi të fatit dikton përditshmërinë e individit duke kontrolluar jetën private dhe atë shoqërore duke krijuar stadin e ankthit social.Pra krijohet fobia sociale duke rrezikuar shoqërinë për të menaxhuar emocionet në iktuse të dëmshme .Në cdo cast ndodhin rrugë të pakalueshme me idenë fikse se ç’do thonë të tjerët,si qëndroj unë përpara kësaj shoqërie,dhe çfarë rruge duhet të ndiqet që të bëhesh i pëlqyeshëm në këtë shoqëri paragjykuese dhe shumë abstrakte.Në stadin e sotëm duhet bërë një ndërgjegjësim të një shoqërie ku jemi dhe si do ecet në të ardhmen pa ekuivoke të rëndomta dhe apatike.Kryesorja qëndron në faktin si duhen gjetur hapësira imediate apo praktika në udhën e së përditshmes apo në menaxhimin e situatave me sportivitet krejt spontan pa censura të dëmshme.Duke qëndruar me këmbë në tokë me projekte në kreativitet arrin të dalësh nga format sporadike me frymë të rënduar në forma të gjetura pozitive.Pra duhet një rilindje të kushtëzimit fisnik ontologjik dhe moral për të krijuar idenë se bota përherë rigjenerohet në unikalitetin dhe pozitivitetin si një “lëkurë”pa ndërhyrje estetike.
RUDINA PAPAJANI