Është e vetmja parukiere, estetiste dhe make-up artist shqiptare qe disenjon dhe realizon super sete me modele dhe fotografe te huaj. Kujtojme ketu setin e fotove me koleksionet e reja 2021 të fustaneve të nusërisë me fotografëdhe modele Oriola Marashin dhe fotograf Said Mhamado nëDubai. Merita Merja, personazhi më i dashur dhe më injohur në artin e bukurisë, në intervistën e fundit qërealizuam bashkë na premtoi se do sillte risi në fushën e saj, madje tha që do sillte magjinë e fustaneve të nusërisë 2021 në duart e femrave shqiptare dhe ashtu ndodhi vërtet. Përmë shumë, intervista me Meritën…!
Merita, çfarë po bën këto kohë?
Përshëndetje! Të them të vërtetën, për momentin, përveçobligimeve si familjare, jam e angazhuar në fushën time, si përide të reja rreth make up-it, parukerisë, por edhe për fustanet e nuseve koleksionin ri 2021, të cilat i kisha një nga synimet mëprimare. Tashmë siç e dini kam sjellë linjën time të fustaneve tënuseve, të dizenjuar tërësisht nga unë dhe klientet e mia mund tëgjejnë modele të jashtëzakonshme për ditën e tyre të dasmës. Gjithmonë më kanë tërhequr gjërat e bukura dhe dizajni, pa dyshim, është art.
Cilat kanë qenë disa nga eksperiencat e tua më interesante?
Ka shumë të tilla… Unë marr pjesë në shumë seminare në Turqi dhe në Dubai, ku kam qenë shpesh për të marrë nga eksperiencae tyre dhe kam organizuar edhe masterclass si protagoniste për të mësuar ato vajza atje rreth sekreteve të make-up. Mund të them se kam organizuar edhe në Shqipëri seminare në bashkëpunim me estetistë dhe parukierë turq, madje edhe masterclassin tim i cili pati sukses dhe jehone nderkombetare!
Meqë linjën e fustaneve të nuses e ke sjellë tashmë, ke menduar për një linjë tënden kozmetike?
Unë kam kohë që kam sjellë dhe përdor linjën time tëprodukteve kozmetike, nën emrin tim. Ato që janë kliente të sallonit tim, e dinë dhe e kanë ndjerë efektin e produkteve të mia , qerpiket prej vjetesh nen emrin tim, ushqyesin e flokeve nen emrin tim si dhe nje produkt te ri i cili do jete shume shpejtne duart e mia dhe tek klientet!
Të flasim pak për fustanet e nuseve koleksionin e ri 2021, tëcilat nga seti i fotove që ke publikuar , rezultojnë të jenë më të bukurit dhe më të veçantët në Shqipëri. Si arrin të kesh modelet e fundit në dyqanin tënd?
Kjo është rezultat i punës sime, i përkushtimit të veçantë që kampër fustanet e nuseve, të cilat i kam pikë të dobët. Unë hulumtoj, kërkoj dhe porosis modelet e fundit, sepse nuk dua të kem tënjëjtat fustane me sallonet e tjera dhe aq më pak, t’u japklienteve të mia diçka që mund të gjendet kudo. Dita e dasmësështë dita më e bukur e jetës dhe duhet të mbetet e tillë. Ato që e bëjnë një femër të veçantë në atë ditë janë fustani, grimi, flokët. Është një tërësi gjërash që e bëjnë atë ditë të paharrueshme. Në sallonin tim, ka fustane të është një magji nëkoleksion. I kam përzgjedhur dhe realizuar vetë duke parë edhedetajet më të vogla. Nuk duhet anashkaluar edhe ajo qëshpjegova pak më sipër, modelet nën emrin tim, linjën time tëfustaneve të nuseve dhe të gjitha këto i gjeni edhe në instagram në llogarinë time por edhe tek @wedding_dresses_merita
Ti vetë e ndjen suksesin?
Në dyqanin tim gjen fustanet e nusërisë më të veçanta që mundtë keni parë ndonjëherë. Fotot e mia i kanë marrë edhe agjenci tëhuaja dhe i kanë postuar. Vajzat modele kanë veshur fustanet e mia dhe kanë treguar që ato thjesht janë një mrekulli, një ëndërrqë bëhet realitet vetëm në ditën e tyre të madhe. Ju nuk do e ndjenit suksesin!
Cilat janë vështirësitë me të cilat përballet një profesionistesi ti?
Çdo profesion, i cili bëhet me pasion, si dhe me ambicie për tëpatur sukses, pa dyshim ka edhe sfidat e tij. Ato janë të shumta, por me punë dhe vullnet ia del gjithmonë.
Kush mund të quhet femër me klas?
Çdo femër ka nga pak klas, mjafton t’ia nxjerrësh në pah. Është e vërtetë që klasi lind, por edhe mund të fitohet, nëse gjen njerëzit e duhur për të të zbukuruar dhe shpalosur atë klas. Unë, ndoshta e kam të lindur nuhatjen e klasit.
-Ne fund ke diçka për të shtuar?
-Doja t’ju falënderoja ju për suportin e pakushtëzuar që më keni dhënë gjithmonë dhe për vlerësimin. Uroj të mbarojë shpejt pandemia dhe ti kthehemi normalitetit sepse mungon shumë, sidomos tek kujdesi! Ju uroj vetëm të mira dhe shëndet tëgjithëve!