Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Albana Qato: Rikthimi im i bukur në muzikë

Karriera e saj nisi mbarë dhe mjaft suksesshëm në Shqipëri, derisa ajo vendosi të shpërngulet në Londër dhe të integrohet në një tjetër fushë, atë të sipërmarrjes. Bëhet fjalë për këngëtaren Albana Qato, të cilën e mbajmë mend nga hiti “Nuse 2” në bashkëpunim me kantautorin B2N këngë që shënoi një arritje të madhe në karrierën e saj. Pas një shkëputjeje të gjatë për t’u përshtatur me ambientin Londinez, Albana vendos t’i kthehet muzikës nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar me Roach Killa, me titull “Aromë dashnie” i cili premton shumë për suksesin e Albanës në dimensionin internacional.

-Albana, sapo u lancua kёnga jote “Aromё dashnie” pas njё mungese tё gjatё nё tregun muzikor, u përgatite gjatë për këtë projekt?
Po kёnga “Aromё dashnie” u desh pak kohё tё pёrfundonte si projekt, pёr tё vetmin fakt sepse jam nё njё vend tё huaj dhe me ata tё cilёt punoj nuk janё Shqiptar. Ёshtё e vёshtirё ta kuptojnё muzikёn tonё dhe atё cfarё unё kёrkoj. Rezultati doli i mirё sepse instrumentalen e bёra sipas prefenrencave tё tyre, ndёrsa tekstin dhe melodinё e punova me kompozitorё Shqiptarё. Shpresoj ti pёlqej publikut sa mё shumё.

-Si nisi bashkёpunimi mes jush nё kёtё kёngё?
Duke qenё se nuk kam pasur njohje  nё fushёn e muzikёs sic kisha nё Shqipёri (njohja me artistё, kompozitorё apo studio tё ndryshme muzikore) pyesja vazhdimisht shoqerinё se ku mund tё interesohesha pёr njё studio tё mirёfilltё pёr tё krijuar kёngё tё reja, duke qenё se dua tё rikthehem nё muzikё. Njё nga shoqet e mia mё rekomandoi tё shkoja tek kjo studio nga ku djali me tё cilin bёra kёngёn ishte dhe kompozitor madje shume i talentuar. Pasi pёrfunduam orkestrimin propozimi I tij ishte qё tё bёhej pjesё e kёngёs dhe pranova me kеnaqёsi tё bashkёpunoja me tё, pasi pashё qё ёshtё shumё i talentuar dhe njёkohёsisht shumё i njohur

-Na trego pak, ku ka qenё Albana gjithё kёto vite qё i ka munguar ekraneve muzikore?
-Unё jam larguar nga Shqipёria para 5vitesh dhe kam filluar njё jetё tё re nё Angli.Nё fillim mё mori pak kohё tё ambjentohesha.Pastaj u mora me hapjen e biznesit tim dhe tani mendoj se ishte koha pёr tu rikthyer 😊
-Kënga “Aromё dashnie” duket se të ka lidhur shpirtërisht sepse e ke interpretuar shumё bukur.

-A ka lidhje personale me ty kjo këngë. I referohet në veçanti dikujt?
-Kёnga nuk i ёshtё dedikuar askujt sepse ketё herё tekstin nuk e kam bёrё vetё por  Petro Xhori.Kёngёt e vjetra ndoshta po, haha

-Zemra e Albanёs nuk besoj se është bosh apo jo?
-Zemra ime nё kёto momente ёshtё aq plot, sa nuk ka qenё ndonjёherё mё parё…😊

-A është e vështirë të mbizotërosh në një treg muzikor si ky që kemi ne?

-Besoj  ёshtё e veshtirё sepse kёrkon shumё investim dhe ajo cfarё merr nё kthim nuk ёshtё ajo qё pret dhe dёshiron!

-Jeta jote mes Londrёs dhe Shqiperisё…
-Ёshtё pёr tu habitur sepse mua akoma mё duket sikur kam ardhur dje nё Angli dhe nuk e kam shkёputur ndonjёherё Shqiperinё nga vetja ime.Qoftё pёr kontaktet me miqtё dhe tё afёrmit e mi,qoftё pёr cdo gjё qё ndodh nё Shqipёri.

-Rivaliteti i madh, shpeshherë i bën njerëzit edhe të urrejnë kolegët e tyre. Si e komenton ti kёtё gjё?
Besoj se rivaliteti ekziston nё cdo fushё jo vetёm nё muzik.Unё personalisht nuk jam tip qё xhelozohem pёr arritjet e dikujt,pёrkundrazi mё inspiron pёr tu pёrmirёsuar dhe pёr tu ngjitur mё lart.
-Ç’ndikim ushtron familja tek ty?
Familja pёr mua ёshtё gjithcka.Nuk do isha kёtu ku jam dhe kjo qё jam nёse sdo ishte pёr familjen time.Besoj se kjo i pёrmbledh tё gjitha!
-Cila është pika më e fortë e karakterit të Albanёs?
-Pika ime e fort ёshtё kёmbngulja dhe durimi pёr gjёrat qё dua tё arrij nё jetё.Jam tip qё nuk dorёzohem lehtё!

-Ti ke një pamje fizike të admirueshme. Cili ёshtё sekreti!
-Faleminderit pёr komplimentin.Besoj se cdo femёr kur ёshtё e lumtur nga brenda,reflektohet edhe jashtё saj 😊

-Në fund na ngeli diçka pa thënë? Projekte qё presin tё realizohen mё tej?
-Jam duke punuar me disa projekte tё cilat pёr momentin dua tё ngelen enigmё,por di tё them qё projekti i rradhёs ёshtё punuar nga dora magjike e Fifit 😊

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Uran Krasniqi vjen me librin me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra”

Next Post

Xhemi Nokshiqi-Muzai, një artiste shpirti

Advertisement