Kohët e fundit bashkepunimet ne tregun muzikor edhe ne kohen e pandemise kane rënë edhe për shkak të situatës që po jetojmë, por nuk mungojnë disa bashkëpunime të veçanta të cilat na kanë rënë në sy dhe që kanë brum artistic. Po flasim për bashkëpunimin mes zërit të ëmbël të Teuta Tenollit dhe shkrimtares e poetes me botë Zj Softa.
Teuta Tenolli është këngëtare që ushqen shpirtin me këngë., edhe pse ka vite që këndon në skenë, mirësia dhe talenti duket sikur e kanë mundur shifrat. Ajo ka nisur të këndojë që në Pallatin e Pionerëve ku ka fituar dy çmime të para, më pas në lice, rrugëtim që vijoi në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe më pas u mor me të kënduarin jashtë këtij zhanri, më këngë që i përshtaten më shumë publikut në përgjithësi. Ishte muzika ajo që shkoi tek Teuta, zë që u zbulua nga Robert Radoja, zëri, vokali dhuratë nga nëna natyrë. Teuta na rrëfen se kishte dashur me shpirt të studionte frëngjishten dhe edhe pse vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve. Më pas, me pengun pse nuk vazhdoi studimet në frëngjishten e saj të dashur, ajo këndoi dhe dedikoi muzikën frëngjishtes, ajo këndoi dhe vazhdon të këndojë këngë të këngëtarëve francezë si Mirel Matie. Adamos e shumë të tjerë. Sipas Teutës, një këngëtar i mirë është ai këngëtar që i këndon të gjitha zhanret por asaj vetë i pëlqen muzika e pastër popullore qytetare sepse me ato është identifkuar. Në lëkurën e saj lëvrojnë edhe serenatat dhe këngët lirike.
Këtë herë bashkëpunimi ka ardhur mjaft i realizuar me një tekst shkruese, e cila jeton në SHBA, New Your Broklyn.
Buqe Softa, ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Zj Softa është poete dhe njëkohësisht menaxhere në një galeri artesh italine. Studimet i ka nisur në Shqipëri dhe më pas i ka përfunduar në SHBA. Pavarësisht kohës së kufizuar dhe jetës dinamike në familje, Softa nuk ndahet nga poezite që prej fëmijërisë. Përveç kësaj, ajo shkruan ese, proza dhe është tashmë autore e katër librave të cilat janë botuar. Teuta dhe Zj Softa kanë pothuasje gati projektin më të ri në tregun muzikor me titull “Dy Udhëtarë”, një histori personale që çdokush mund te gjej veten. Edhe pse xhirimet do te realizoheshin në SHBA, për shkak të situatës kjo pjesë u anullua. Imazhet do dërgohen nga vetë autorja e tekstit, ndërsa kënga është punuar nga mjeshtri Bruno Qerimaj me të cilin Teuta ka bashkëpunuar edhe më parë dhe është shumë e kënaqur nga rezultati i bashkëpunimit të tyre. Përkushtimi dhe puna e sinqertë kanë thyer çdo pengesë të mundshme në projektin e tyre.