Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Stomatologji/ Dr Nertila Basha: Maskerinat në dhëmbë, revolucioni i buzëqeshjes

Buzëqeshja është mënyra më e mirë e komunikimit ndërmjet njerëzve, ajo transmeton besim dhe ndenjë dashamirësie. Një buzëqeshje e bukur është make-up më i  mirë që mund të kemi në fytyrën tonë. Kjo është arsyeja pse duam të kemi gjithmonë dhëmbë të bardhë, me formë të bukur dhe të kuruar. Të kesh dhëmbë të bukur, të drejtë dhe në harmoni me njëri-tjetrin, pa pasur nevojë për ndihmën e telave ka qenë diçka e pamundur deri dje… sot maskerinat apo metoda me e avancuar e Ortodoncisë Moderne 3D “Invisible” kanë sjellë një revolucion në komoditet dhe rezultat. Dr. Nertila Basha, si specialiste e kësaj fushë më së miri mund të na njohë me të arriturat e kësaj metode ne intervistën që kemi realizuar me të…

– Doktoreshë, çfarë është kjo metoda e maskerinave që duket se po zëvendëson telat e dhëmbëve?

Advertisement

Dr Nertila Basha:- Falë teknologjisë më të avancuar të Ortodoncisë Moderne 3D “invisible”, sot secili prej nesh mund të ketë dhëmbë të drejtë, uniformë dhe një buzëqeshje të bukur… Pa tela, pa dhimbje, shpejt, lehtë, pa vizita rutinë tek dentisti dhe që kushtojnë, pa irritim të mishrave të dhëmbëve dhe erën e keqe të gojës dhe mbi të gjitha, pa u vënë re nga të tjerët. Ky është një sistem plotësisht i kompjuterizuar, 3D, që na mundëson të kemi dhëmbë të drejtë, pa praninë e metaleve dhe telave që shumë pacientë nuk e pëlqejnë dukjen e tyre, të tjerë e kanë të pamundur të ndjekin vizitat mujore të detyrueshme tek dentisti ose ata thjeshtë nuk ndjehen mirë me to dhe kjo ul vetbesimin e tyre.

 -Ka metoda të tjera për drejtimin e dhëmbëve?

-Sigurisht, që ka disa metoda për drejtimin e dhëmbëve dhe ne, në klinikën tonë i aplikojmë të gjitha, por asnjë prej këtyre metodave nuk ofron atë nivel komoditeti, përshtatshmërie dhe vetëbesimi që pacienti e gjen tek metoda “invisible” ose e padukshme!

 -Ka një moshe të caktuar që mund të aplikojnë këtë metodë në dhëmbët e tyre?

-Pavarësisht moshës, profesionit dhe stadit jetësor në të cilin ndodheni, është e mahnitshme se si maskerinat transparente të padukshme, jo vetëm se nuk bëhen pëngsë në rutinën tuaj të përditshme, por arrijnë të japin dhe një impakt pozitiv të rëndësishëm kur ju shikoni çdo ditë përmirësim në buzëqeshjen tuaj, dhe e gjitha pa u vënë re nga të tjerët që ju po bëni diçka rreth saj, kjo padyshim që rrit ndjenjën pozitive dhe vetëbesimin tek pacienti.

 -Cili është avantazhi kryesor?

-Avantazhi kryesor dhe më me vlerë i kësaj teknologjie, kundrejt të gjitha metodave të tjera është paraqitja e rezultatit final akoma pa filluar procedura dhe realizimi.

 -Si funksionon kjo procedurë?

-Pasi merren masat e gojës së pacientit, ato dërgohen në laboratorin me të cilin klinika jonë bashkëpunon, “Keol Dent” ku dhëmbët e secilit pacient vendosen në lazer, aty analizohet me imtësi çdo dhëmb i pacientit duke matur në mënyrë të detajuar çdo dhëmb dhe çdo lëvizje që parashikohet të bëhet. Maskerinat ndërrohen çdo dy javë në bazë të numrave rëndor nga vetë pacienti në kurim në kitin e tij dhe nga vetë ne, e ka bërë këtë trajtim shumë të thjeshtë dhe ka evituar nevojën për vizita mujore tek dentisti!

 -E ndihmon edhe mbështet psikologjikisht pacientin rezultati që  del ngakjo proçedurë?

-Pacienti e di që në fillim se si do të pozicionohen dhëmbët dhe si do të duket buzëqeshja e tij, ky favor i kësaj teknologjie të avancuar bën që pacienti të jetë optimist dhe njëheresh bashkëpunues me trajtimin. Shumë pacient që jetojnë jashte vendit, duke patur dhe një informacion më tepër rreth kësaj teknologjie, e cila ka me shume se një dekadë atje dhe vetëm kohët e fundit ka arritur në vëndin tonë dhe duke parë një çmim shumë herë më ekonomik që ofrohet ky shërbim në Shqipëri si për çdo shërbim tjeter dentar, ata kanë zgjedhur këtë metodë për drejtimin e dhëmbëve të tyre, kjo dhe për faktin se me këtë lloj trajtimi nevoja për vizitat mujore tek dentisti janë të pa nevojshme.

 -Pra, le të themi që komoditeti i pacientit është i garantuar?

-Ky është një tjeter avantazh i këtij sistemi në krahasim me atë të telave. Komoditeti që pacienti ndjen është i jashtëzakonshem, maskerinat e padukshme hiqen sa herë që pacienti ushqehet apo dëshiron ti pastrojë dhëmbët dhe  kjo ka evituar sforcimet dhe mundimet për të mbajtur një higjenë të gojës sa më optimale për të evituar irritimin e mishërave të dhëmbëve, gjakosjen, prishjen e dhëmbëve apo dhe vetë erën e keqe të gojës.

 -Ka ndonje program të caktuar për ushqimin që  duhet të  konsumojë pacienti që vë maskerinat?

-Pacienti ushqehet siç dëshiron, pa patur nevojë të evitojë ushqime të caktuara apo të ndjejë vështirësi gjatë ushqyerjes. Avantazh tjeter është koha që merr ky trajtim për të zgjidhur një problem të caktuar dentar, e cila është 2-4 herë më e shpejtë se me tela, çdo trajtim ortodontik sado i vogël të jetë do të na duhen të paktën një vit e gjysëm kohë për ta zgjidhur, ndërkohë që me këtë sistem 3D, shumë pacient tanë kanë marrë zgjidhje edhe për 7, 8, 9 muaj!Ky sistemi drejtimi dhembesh i ka ndryshuar jeten miliona njerezve duke duke marrë buzeqeshjen e ëndërruar prej vitesh.

-Cili është feed back-u që keni nga pacientët tuaj deri tani?

-Për mua dhe doktoreshë Olta Islamin me të cilën punojmë në klinikë,  është kënaqësi e veçantë kur pacientët shprehen se miqtë e tyre jo vetëm nuk kanë arritur të dallojnë që kanë të vendosura maskerinat transparente, por shumë herë dhe vetë ata harrojnë për praninë e tyre në gojë. Nuk është e domosdoshme të jesh fytyrë publike për të pasur një buzëqeshje perfekte. Këtë trajtim mund ta marrë çdokush që ka dëshirë të ketë një buqëqeshje të bukur dhe tërheqëse dhe ne ju presim ne kliniken “Amaris Dental” per t’ju dhuruar buzeqeshjen e munguar!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edlira Arifi: Formimi është kusht për sukses në karrierë!

Next Post

Tirana mirëpret Bienalen Ndërkombëtare të Karikaturës “Buzëqeshje Ballkanike” -Ditët e Humorit Niko Nikolla në Tiranë

Advertisement