Erota,
Gjithë natën
Trupat tanë detit të mbarsur me dallgë i ngjanin,
Pothos i zjarrtë bëhej frymëmarrja jonë
Pathos i lëngshëm puthjet tona që përmbytnin gojët tona të etura,
Epshet trazonin trupat tanë,
sa dallgë të egra ngrinin nga thellësia e shpirtërave tanë,
Dhe shtrëngata puthjesh i përplasin mbi brigjet e buzëve tona…
E duart e mia shtrëngonin gjinjtë e Tu,
Spirancë bëheshin,
nga frika se mos stuhitë e epsheve i merrnin larg,
Sa në thonjtë e duarve të mia copëza lëkure Tënden mbetën,
Për të dëshmuar sakrificën time për të të fituar Ty përgjithmonë.
Buzët e Tua i ndjeja kaq të zjarrta,
Sa kafshoje kaq thellë, duke gjakosur edhe gjuhën time,
Dhe unë lumturisht, dehesha nga ofshamat e Tua…
Erota,
Trupat tanë i zhveshi kaq lakuriq,
Sa ishin pamundur të visheshin
Dhe, ashtu, të sfilitur e gjakosur nga pothot dhe puthjet
Nxirrnin britmat, duke u mbytur në dete epshi e kënaqësie…
Dhe, kur errësira u tret në dritën e parë të mëngjezit,
Trupat tanë,
Si dy anije të përmbytura,
Të shkatëruara nga pothet dhe pathot,
Mundoheshin të visheshin me vështrime admirimi dhe llahtare,
Mbi dyshemenë e dhomës,
Thua se janë copëza të nxjerra në brigje,
Nga furtuna e Erotës së natës…
Dita e re,
Lindi nga ëndrra e dashurisë sonë…