JEMI!
Ty, je gjysma ime,
Unë, jam gjysma jote.
Së largu, nga afër jetojmë,
Meridianeve të kësaj bote.
Si mund të jetohet,
moj pjesa ime….
Brigjeve të botës,
Si lumenjtë, me trazime?!
Vallë, kujt t’i besoj tjetër,
veç teje, në këtë botë të hileqare,?!
Sot miqtë e rremë, oh sa të duan…
Nesër s’të njohin, të kthejnë shpinën.
Duke të mohuar çdo vlerë, të harruan?!
Aq shumë, kam për të thënë.
Jo! S´i nxë dot, sot as mot kjo zemër…
A do vij dita vallë, të t’i them me gojë…
e çiltër, pa frikë, pa zori, emër për emër?!
E ç’më thua ty, t´i shkruaj në letër,
Sikur ta lexojnë, qindra të tjerë?!
Besën, amanetin; jo, se tret dheu…
Në dorë të huaj, ajo s’ duhet të bjerë.
E, në s’të takofsha dot, do t’i marrë
me vete, s’janë veçse kujtime…
Janë të viteve mërgimtare, sa shekujt,
Me vuajtje, tepër të hidhura derte…
Gjithnjë, si Xheva Shqiptare luftëtare,
Fehmiun,Ty do të të pres, mendje kthjelluar,
shpirtin e valë të trazuar, gjersa, të më vish pranë…
Prej andej meridianeve, tej e mbanë…
Mua stoiken, e pamposhtur, krenare!
Dheu s’do më tres, pa t´i thënë ca fjalë, me besa-besë.
Për tokën, për malin, për detin, për diellin, për hënën,
Për Shqipërinë përjetë, kemi një ideal, një shpresë.
NUK TË BRAKTISA ME SHPIRT?!
Ndihem e trishtuar, në këtë botë me trazime,
Nga stuhitë jetësore, më ike si foshnja prej dore.
Ndonëse të kisha në zemër, të braktisa viteve poezia ime,
Ndoshta, pa vetëdije, në mërgimin e mallkuar.
Tani ia di vlerat e mëdha Naimit, që as mërgim-ziu,
Me aq shumë halle, sikur mua, me derte, e lodhur, e cfilitur…
Jo, jo, as robëri-lubia, mizëria turkoshake, se ndaloi.
Viganin e letrave tona se pengoi; marshoi, poezinë s´e shkriu!…
E mirë je ty, poezi e dashur për mua; si fëmiun tim të dua.
Ty më fale, më prite, kur u rrite, më erdhe si tek nëna e cfilitur
Që fëmijën, përsëri digjet me mallë që ta mbajë në duar.
Nga dallgët e jetës, dikur tmerrisht, tinëzisht i grabitur.
Më hape derën, kur të tjerët për toke më rrëzuan,
Tek ty gjeta forcën, për t’u mos u dorëzuar,
Kur të tjerët më mohuan, më harruan.
Dua me vendosmëri, të ngrihem me ty përsëri.
Ty, më flë në shpirt, në mendje në gji.
Me ty shpërthejnë emocionet, dhimbjet, hidhërimet…
Me ty, hareshëm më dëfrejnë qiellore gëzimet.
Veç tek ty po e gjej për veten, për Shqipërinë.
Me ty tani e kthjelloj mendjen, si dikur në vitet e arta,
Kur isha nxënëse filloriste,-e, ty si motër, më përkdhelje…
Më kthjelloje mendjen, më mikloje, më qetësoje shpirtin.
Në rrugën time jetësore, mora ide të qarta.
Me ty e kuptova se, dashuria më bën të fortë.
Qartë e vërtetova, braktisja nuk është frikë, urrjetja e kotë.
Poezia ime, me ty shprehë gëzimin, hidhërimin?!…
protestoj kur më shkelin djersën e ballit.
Veç tek ty ndiej të thellë dashuri, gjej shtratin e ngrohtë.
Ty më jep krahun, unë të të jap ndjesinë,-shpirtbardhësinë.
Tek ty fshij lotët, gjej shërim në këtë kohë cinike, kaq të ftohtë.
Në këtë botë gënjeshtare, e pangopur, e pistë lakmiqare…
28.09.2020
DIALOG ME DETIN?!
…Në të mërzita, o det im i kaltër,
Të lutem, mos më mbaj mëri.
Unë e di se në jetë, vërtet:
Diçka të mungon, të përvëlon ty.
Oh! mungesën, zjarrin tënd e ndiej…
Ndaj, po vij, nga bota e hidhur e mërzisë,
Për mua vlen, kjo mrekulli e pafund;
Veç tek ty, kurdoherë gjej qetësi.
Në të mërzita, o deti im i kaltër,
Më fal, vërtet s´mundem pa ty?!
Nuk turbullohesh ty, nga anijet ditore,
Ndaj me padurim, do të vij përsëri.
Zor të më njohësh, do të vij me mikeshat e mia, emigrante si unë,
Po, po, do vijmë tek ty, të hapim zemrat.
Të freskohemi, me rrezet shpirtërore të ngrohemi.
Shpresat me dallgët tua, furishëm i ujis përditë.
Atëherë, tërë shend e verë, si çdoherë…
Do shkëmbejmë sinqeritetin, vullnetin, vështrimet.
Si valët tua, do rriten qëndresa dhe shpresa…
Me ty do t´i shërojmë dhimbjet, do të dëbojmë mallin.
U bë një kohë e gjatë që, s’jemi takuar.
Duam të pushojmë, mbi shpatullat tua.
Të zhytemi në gjirin tënd të ngrohtë,
Të gëzohemi, si fëmijët të lumturohemi.
T´i shporrim vuajtjet, bile për një çast.
Nga kjo botë e ligë tinëzare, tejet hileqare…
E cila, goditi dhe po godet pamëshirë;
Shqipot dhe Shqiponjat Shqiptare.
27.09.2020