Jul Deda e ka krijuar figuren e tij te nje artisti te merituar. Ai ka qene nje nxenes i dalluar dhe shume sistematik. Shkollen e mesme e ka mbaruar ne qytetin e lindjes e me pas fitoj te drejten e studimeve ne “Akademine e Arteve” ne Tirane. Pas Universitetit ai nisi karrieren ne “Top Channel” ne programin “Portokalli”. Projektet e tij ne TvKlan, VizionPlus, Tring sollen suksese ne fushen e aktrimit, duke pasuruar vlerat e ketij profesioni te trajtuara me realitetin e kohes qe ne jetojme. Kontribut i jashtezakonshem ne ndikimin e te menduarit ne shoqerine e vendit tone. Ne nje postim ne rrjetin social instagram ai ka publikuar nje foto te femijerise kur ka nisur klasen e pare me 1 shtator te vitit 1988. Uniforme e cila te bente me te pasur se çdo gje tjeter. Ndjesia e bukur kur ecje neper qytet ne kembe, apo i dhuroje mesueses nje tufe me lule. Pamundesia per te pasur gjithcka qe kemi sot, na bente te ndiheshim te lumtur, krenare dhe shume me te kuruar sesa ne ditet e sotme. Jul Deda shkruan: “Dita ime e pare e shkolles, 32 vjet me pare! Ishte 1 shtator 1988. U zgjova tmerresisht i lumtur nga gjumi. Lava dhemb e faqe, dush nuk bera se kisha bere nje nate me perpara. Vesha corapet e bardha deri tek gjuri, perparsen e zeze, vura jaken e bardhe, vesha sandalet, domethene te gjitha keto mi vishte mami sepse une isha tmerrsisht i zene duke sqaruar nje fete buke me gjalpe. Mora canten e shpines me rripa, e theksoj me rripa (ishte e veshtire te gjendeshin ne ate kohe) dhe me nje tufe me lule ne dore shkova bashke me prinderit deri tek oborri i shkolles ne kembe, e perseris ne kembe (eshte e rralle sot). Jo per gje por hera e pare nuk harrohet, ne te gjitha rastet!”
Pergatiti: Blerina Mahmutaj