Dikur gjërat e brendshme në artin e së bukurës shikoheshin “tabu”apo flinin me një portë të mbyllur në shpirt.Sot kjo mënyrë arti shfaqet kaq me univers si aspekt të personalitetit tonë .Në brendësi natyrisht të gjithë duan të vishen komod por ekziston dicka natyrale e lindur që vetëm njerzit me shije të hollë paksa të veçantë arrijnë ta kapin ,qoftë edhe me veshje aspak të kushtueshme po të zgjedhura me shumë klass dhe etikë.Kjo “emblemë”për të bukurën krijon atë relatë që cdo njeri ka me veten dhe ambjentin se çfarë përcjell.Duke u ndalur në veshjet sportive ,moderne,apo biznesi arrin të kapet ajo pjesë poseduese e personalitetit si një transmetim në mungesa apo siguri në përditshmërinë e gjithë secilit.Natyrisht kur shikojmë një veshje tek një njeri i caktuar nuk mund të themi se çlloj njeriu është dhe se çfarë përfaqson se ndryshe do të ishim sipërfaqësor dhe të cekët.Megjithatë arrijmë të themi se kjo veshje e caktuar lidhet shumë me personalitetin e personit .Kur flasim për pamjen e jashtme themi se çfarë kujdesi ka ky njeri për paraqitjen,formën fizike,kujdesin shëndetsor etj që arrijnë të nënkuptojmë një personalitet me etikë e vlera.Ky respekt për vetveten sjell automatikisht një pjekuri dhe energji pozitive dhe për njerzit rreth e qark.Pra shija e hollë,përvoja imediate,bonsesi,inteligjenca në cdo sens
krijon atë stil unik,një pamje të një rituali të përditshëm komod ku arrihen premisa për të zbuluar një personalitet në rritje.Kjo pikë e fortë, sharmi,karakteri kreativ përbëjnë një tërësi individësh të një shoqërie të kuruar ,orgjinale deri në sadisfaksion…
RUDINA PAPAJANI.
Advertisement