Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur që luftoi HIV/AIDS në Shqipëri, Dr. Memo Boçi!
Libri “Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti. Udhëzues për profesionistë dhe prindër”. Nga Lorela Garuli
Pavlin Kola: Tradita, themel i rëndësishëm në muzikën time!

Libri “Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti. Udhëzues për profesionistë dhe prindër”. Nga Lorela Garuli

Libri gjendet në librarinë e Librit Universitar në Tiranë, në Prishtinë (Artini), Prizren (Altera) dhe dërgohet kudo tjetër me postë.

ADHD nuk është një çrregullim i përqendruar tek “mungesa e vëmendjes” siç është njohur deri më sot. Përkufizohet më gjerë sesa kaq, si një tërësi kushtesh neurologjike; dëmtimi apo mosfunksionimi i saktë i të cilave shkakton problematika të lidhura me vëmendjen dhe impulsivitetin e hiperaktivitetin.

Libri përmban informacione lidhur me elementët e crregullimit, diagnostikimit, ndërhyrjes në kontekstin shkollor, familjar, akademik, të komunikimit, emocional dhe sjellor të këtyre fëmijëve.

Advertisement

Është e pamundur që një mësues gjatë përvojës së vet profesionale të mos ketë hasur nxënës/e të cilët nuk qëndrojnë dot ulur një orë mësimi të plotë, pasi për ta kjo është një detyrë me vështirësi të lartë për t’u realizuar, apo në mos e pamundur fare. Ose, nxënës që vazhdimisht janë të zhytur në aktivitete që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që po ndodh në klasë.

Është pra, pikërisht fjala për fëmijët të cilët vuajnë nga Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet.
Fëmijë që vuajnë gjithashtu dhe moskuptimin e vështirësive të tyre nga ana e të rriturve, ku përveç kushteve praktike, iu mbivendosen kështu qortime të vazhdueshme, epitete, etiketime, akuza mbi pakujdesitë, kërkesa llogarie mbi mungesën e motivimit dhe të vëmendjes, ndjenja faji dhe përgjegjësie për “rrëmujën” që shkaktojnë, për harresat, neglizhencat, nxitimin, padurimin, impulsivitetin e me radhë.

ADHD është një çrregullim që në thelb ka autokontrollin/vetërregullimin sjellor, kognitiv e njohës. Vetëkontrolli është aftësia për të rregulluar intensitetin e asaj që mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë në çaste dhe situata të caktuara; aftësi e cila në njëfarë mënyre ekuilibron nevojat e brendshme dhe të shprehurit e tyre, me kërkesat dhe përshtatjen ndaj mjedisit të jashtëm. Ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet tek fëmijët me ADHD; mosfunksionim i cili bën që këta fëmijë të dështojnë në detyra rutinore të përditshme, të thjeshta, të cilat kërkojnë një angazhim të vazhdueshëm sistematik për përmbushjen me sukses të tyre.

Zakonisht këto vështirësi shfaqen përgjatë të gjitha viteve të fëmijërisë së hershme, por diagnoza e mirëfilltë nuk vendoset deri 12 vjeç.

ADHD konsiderohet çrregullimi më i përhapur i periudhës së fëmijërisë së hershme dhe prek më shumë djemtë se vajzat. Problematikat e fëmijëve me ADHD bëhen shkak për shfaqjen e një sërë vështirësive në kontekstin familjar, shkollor, në marrëdhënie me prindërit, motrat/vëllezërit, shokët/shoqet e klasës, me mësuesit e me radhë.

Simptomat dhe karakteristikat e ADHD janë si më poshtë.

Mungesa e vëmendjes:

o Bën gabime të shpeshta pakujdesie.
o Nuk i kushton vëmendje detajeve.
o Harron ndjekjen e rutinave dhe detyrave të përditshme.
o Duket sikur nuk dëgjon kur i flasin.
o Nuk e mban dot vëmendjen në kryerjen e detyrave apo gjatë lojës.
o Ka vështirësi në organizimin e detyrave apo aktiviteteve.
o Nuk i ndjek udhëzimet që i jepen, sidomos në veprimtari që kërkojnë realizimin e një sërë hapash.
o Ka vështirësi të përqendrohet në bisedë (duket sikur shikon ëndrra me sy hapur).
o Ka vështirësi në kryerjen e detyrave që kërkojnë ngarkesë të lartë mendore dhe përqendrim (siç janë rëndom detyrat e shkollës).
o Ka vështirësi në respektimin e afateve, korrektesën në takime dhe zbatimin e orareve.
o Ka vështirësi në ndjekjen e vijueshmërisë së detyrave apo veprimtarive të përditshme, si rrjedhojë i lë gjërat në mes pa përfunduar.
o Shpesh humb gjëra të cilat janë të domosdoshme për detyrat apo veprimtaritë (libra, fletore).
o Shpërqendrohet dhe hutohet lehtësisht nga stimuj të jashtëm.

Hiperaktiviteti dhe impulsiviteti:

o Bën lëvizje përsëritëse me duar ose këmbë, në shenjë nervozizmi ose padurimi.
o Nuk rri ulur në klasë apo mjedise të tjera, në të cilat qëndrimi ulur është i nevojshëm.
o Vrapon, kërcen, hidhet së tepërmi në situata të papërshtatshme.
o Flet shumë dhe pandërprerë.
o Është gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe duket sikur nuk lodhet kurrë.
o Ka vështirësi në mbajtjen e radhës dhe kur i duhet të presë.
o Nis të kthejë përgjigje përpara se t’i bëhet pyetja e plotë.
o Ndërpret të tjerët kur flasin, futet në mes të një loje, bisede apo aktiviteti që të tjerët po kryejnë.
o Bën komente të sikletshme për të tjerët.
o Merr objekte që nuk i përkasin.
o Thotë dhe bën gjëra që nuk janë të përshtatshme për kontekstin social ku ndodhen.
o Mund të përfshihet në sjellje që paraqesin rrezik për atë vetë apo për të tjerët; kalojnë rrugën pa parë, hidhen nga lartësi pa menduar gjatë për pasojat, etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur që luftoi HIV/AIDS në Shqipëri, Dr. Memo Boçi!

Next Post

Pavlin Kola: Tradita, themel i rëndësishëm në muzikën time!

Advertisement