
Ai quhet Edion Xhemajli dhe vërtet do të jetë një emër i madh në muzikën rep, pasi ai ka super talent. Edioni sapo ka publikuar një këngë të re që mban titullin “Ti po don”, ku audio e videoklipi janë realizuar eksluzivisht e mjaft profesionalisht nga MProduction. Kënga është mjaft e bukur dhe ritmike e ka nisur të klikohet e të pëlqehet ashtu si emrat e njohur e të mëdhenj, duke pasur parasysh se talenti Edion është mjaft i ri në moshë, por falë zërit dhe stilit ka shumë të ardhme. Nëse ende se keni dëgjuar këngën e tij ne ju ftojmë ta dëgjoni e klikoni atë shumë herë.