Eni Zhuri, është një këngëtare e re në moshë dhe në profesion, por këto nuk e kanë penguar që të realizojë ëndrrën e saj, të bëhet pjesë e muzikës, sidomos e asaj live.
Situata e krijuar në mbarë botën nga Covid-19 ka penguar edhe këngëtaren tonë të sjellë pranë publikut të saj projektet e reja. Ajo prej muajsh gjendet në Bruksel ku ka kaluar të gjithë periudhën e vështirë të izolimit por gjithmonë nën shoqërinë e muzikës, vend ku masat janë më pak të rrepta se në Shqipëri.
Këngëtarja simpatike dhe mjaft e talentuar është e orientuar drejt muzikës live dhe konkretisht asaj popullore prandaj dhe projektet e saj do jenë në bazat e këtij zhanri.
Karriera e Enit ka qenë e fokusuar në vendet europiane si Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë por edhe në Shqipëri. Ajo ka ndërmend që të realizojë disa klipe, dhe ne po presim konkretizimin e projekteve të saj…! Suksese!