Quhet Yrfeti Ramadani dhe është 27 vjeçar i lindur në Gjermani, ndërkaq me origjinë është nga qyteti i Ferizajit.
Yrfeti, që kur ishte fëmijë nisi të interesohej e të magjeosej nga muzika, nga këndimi e sinti, që atij i pëlqenin pa masë. Talentin ia zbuloj xhaxhai, që bashkë me babain e tij janë marrë gjjthë jetën me muzikë.
Pra, Yrfet Ramadani nuk është rastësisht në këtë botë. Këngëtari, që moti e ka kënduar me zemër këngën e famshme me titull “Erdh pranvera”, që edhe sot mbetet e preferuara e tij.
Këngëtari hapat e parë në këtë fushë i hodhi në moshën 12 vjeçare, e vite më vinq sjellinedhe një Mashup me disa balada të njojura, që u mirëpriten nga publiku, të punuara nga Samir Hajra.
Yrfet Ramadani sapo e ka lansuar projektin e ri me titull “Zemra e Loqkanit”, këngë kjo që me të paren u bë e pëlqyer.
Për projektin ”Zemra Loqkanit”, këngëtari ka bashkëpunuar me mikun e tij nga Maqedonia, Jeton Rahmani, i cili e kishte idenë, shkruanti tekstin, bëri muzikën dhe i dha një energji tejet të mirë këngës.
Ramadani tregon se është tejet i kënaqur me ecurinë e këtij projekti muzikor, ndërkohë që rrugës janë edhe disa projekte të reja muzikore.
Ndryshe, këngëtari me zërin e bukur, është baba dhe në jetën private shpesh merret me futboll e është adhurues i klubit futbollistik “Fc Bayern München”.
Ndiqni “Zemra Loqkanit”.