MËRGIMI PO MË TRONDITË?!
Ah! Mërgim i mallkuar!
Pse duhet të duroj,
Larg vendit tim,
Vuajtjet, që s’duhet duruar?!
Jetoj disi, si e vdekur.
Në këto vite, më syrgjynose.
E trazuar, e sakatosur,
Përpëlitem, fort e mekur.
Vallë, jam, a s’jam?!
Brengat sa malet…
Në mendje, në shpirt,
Barrë si gurët, në trup i kam.
Ditët më duken, sa shekujt.
Rrezet diellore jetësore,
Jo, s’ po më ngrohin.
Mërgimi, po mē tronditë, përditë!…
Çdo gjë rreth meje, më duket e shkretë.
Lumturitë jetësore, më mungojnë.
Gjithë ato shkëlqime hareje.
Vallë, kësaj i thonë jetë?!
Shpesh, pa pritë e pa kujtuar,
rrëmbyeshëm trishtohem.
Si vetëtima, shpërthejë,
me pshertima e dërrmuar…
Ah! Sa mallë ndiej për njerëzit e mi,
me ‘ta me u çmallur.
Lotët më rrjedhin gurgullima,
Për Ty, moj Nënë Shqipëri.
14.08.2020
VITET RINORE!
Moj vegjëli-rini jona e bukur,
Të veshura me përparse të zeza,
Me çorapka të bardha dikur,
me shaminë pioniere, ngjyrë Flamur.
Kapur dorë përdore, me shoqet gazmore,
me çantën tĕ hedhur mbi supe, ecnim, ecnim….
Rrugëve të pastra, natyra plot gjelbrim,
Nga lule “Menkeshe”, aroma vinte shqim prore.
Ndanë trotuarit, fishkëllenin ca djemosha,
Ne, skuqeshim, o si bëheshim prush?!…
Ulnim kokat, si naive “foshnjore” që ishim,
Drejt shkollës, vraponim si bletët me nxitim.
Në urban gjithmonë qëndronim vertikale,
Lironim vëndin, për të moshuarit,
Vite plot respekt, nder, mirëkuptim,
Besnikëri me njeri-tjetrin, kishim ideale…
Këshillat prindërore dëgjoheshin prore!…
Sot pas shpine, flitet, hidhen për çudi?!
Përse tani, kjo jetë bastarde, në kapitalizëm
Kaq e ashpër, në modernizmin e zi?!
Nderi dhe respekti, janë flakur mënjanë,
Papritur, më dalin fotot e viteve të rinisë,
Të rinjtë, të rejat, nuk dinë as ku janë?!
Mallëngjehem shumë, për vitet e pastërti-lirisĕ.
Ndiej dhimbje nga shpirti, për rininë shqiptare sot,
Nuk din ku hedhin këmbët, kur i merr rrugët e mërgimit,
Ah! Sa keq pa atdhe, pa shtet,-vaj medet për këto tridhjetë vjet.
A nuk është kjo, kupola e turpit dhe trishtimit?!!!
2.08.2020
NË AFËRSI- LARGËSI?!
Oh! Ty të njoh mirë e dashur,
Dhe ty, fort mirë më njeh mua,
Si në dritën e diellit, kjo shihet,
Kemi një besë, një gjak dhe një sua.
Ishim dhe jemi, me të njëjtat ideale,
Njësoj me karatere, bindje, vizione,
Si dritat e syve i kemi jetësore, si vargamale.
Ty përjetësisht mbete, e veçantë për mua.
Më fal, mike shpirtërore-arbërore,
Pa dashje, dikur të kam lënduar!…
Mos mendo se, kthehemi pas në ato vite,
Vite të lumtura, plot dashuri, pastërti?!…
Ty ke mbetur e devotshme, po ajo gazmore,
E, unë të jap fjalën, kurdoherë do të mbetem,
Mike besnike përjetë, si në vitet rinore.
Nuk janë pak dyzetë vite, lidhje gjaku vërtet.
Janë vite të gjata sa shekujt, eh na rrëmbeu mërgimi,
Larg dhe afër, njëra-tjetrës i munguam si uji dhe buka,
Nga pesha e kohës, patëm gëzime dhe hidhërime ,
Na mungoi dritë diellorja, në fytyra na mungoi shkëlqimi.
4.08.2020