Gubi Gang është reperi shqiptarë që po merr vëmendjen e madhe nga publiku shqiptarë. Reperi që jeton në shtetin e Austrisë është kthyer në muzikë këtë vit pas 7 viteve pauzë ku ai ka pasur probleme me policinë edhe shtetin ausriak. Reperi Gubi njihet për tekstet dhunuese kundrejt reperave tjerë, gjithashtu edhe për dissa shumë të fortë, atë për ndryshe e njeh edhe publiku për jetën e tij ghetto që e bën në Europë. Reperi sapo ka publikuar videoklipin e ri realizuar nga Privefilms në Austri.
Në klip shihet një shtepi edhe vend mjaft luksoz si në asnjë videoklip tjetër shqiptarë, gjithashtu shihet jeta e artistit jeta e tij e shtrejtë që bën, tavolina bixhozi, alkol, shoqëri, makina të shtrejta etj. Këngën e ka punuar vetë reperi ku bie në sy shumë teksti që është diss për repera tjerë, këtu mund të cekim edhe reperin tjetër Mossi ku siç duket kjo këngë, një pjesë e tekstit i drejtohet atij.
Gjithashtu siç duket dissi shkon edhe për S4mm dhe repera tjerë, në tekst bie në sy ku përmendet Hashim Thaçi edhe Albin Kurti ku duket qartë që reperi e mbështet Albin Kurtin edhe publiku e don siç don Albin Kurtin. Kjo këngë po pritet mjaft mirë nga publiku ku ka pas komente mjaft pozitive nga fansat. Gjithashtu reperi ka premtuar që pas 7 viteve pauzë në muzikë tash projektet e tij do jenë çdo një muaj.
Ndiqni këngën e re në vazhdim: