Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Testo-gjurmo-trajto, kaq e vështirë është?! Nga Dr. Artan Koni

1- Testimet.

Mbetemi akoma vendi me numrin me te ulet te testimeve ne rajon, 10.906 testime per 1 milion banor. Vendet e rajonit kane kryer 4 deri ne 6 here me shume testime. Na u desh 4 muaj per te ngritur nje laborator te ri ne QSUT, nderkohe qe kishim laboratore ekzistues te cilet mund te pershtateshin…e megjithate jemi perseri shume prapa ne lidhje me testimet. Edhe sa kohe na duhet te rrisim numrin e testimeve? Nese do na duhet edhe 6 muaj, nuk ka më nevoje per testime, dihet rezultati.

Advertisement

2- Gjurmimet.

Del pozitiv nje staf mjekesor dhe nuk i behet test as kolegeve te tyre, jo më te behet gjurmimi i familjareve apo komshinjve me te cilet mund te kete pasur kontakt. Nuk i behet gjurmim stafit mjekesor, si mund te presim t’i behet pacienteve te thjeshte? Komiteti teknik e justifikon kete strategji me kriteret qe duhet te permbushe personi per t’u bere pjese e gjurmimit…por ato kritere jane bere me shume per te mos gjurmuar fare, se sa per ta shtrire gjurmimin sa me gjere te jete e mundur. Pervec kesaj, keto kritere gjurmimi nuk jane te OBSH-se, por jane vendosur nga ky komitet. OBSH nuk te terheq veshin nese gjurmon sa me shume te jete e mundur, biles as kur gjurmon pak…vendi yt eshte fundja. Kur nuk do t’ia dije ministria perkatese, perse duhet t’i interesoje botes?

3- Trajtimet.

Me gjithe censuren dhe centralizimin e informacionit, rastet e pa-trajtuara u bene aq shume sa nuk mbulohen dot më me shoshë. Perdite degjojme raste te cilet nuk pranohen neper spitale pa arritur gjendjen kritike. Perdite degjojme raste te cilet trajtohen ne distance nepermjet telefonit. Ku qendron problemi, nuk kemi shtreter? Nuk kemi staf? Nuk kemi ilace? Dhe me e rendesishmja: me cfare kurohen pacientet e shtruar ne spital, a ka nje protokoll? Apo kurohen me cfare ilacesh te kete gjendje per momentin? Do ishte e dobishme qe komiteti teknik te publikonte protokollin e kurimit, duke pergenjeshtruar keshtu fotot sipas te cilave pacientet kurohen me uje Lajthiza intravenoz.

Nese Vilma me PPP-te e saj te famshme e paska permiresuar ndjeshem shendetesine shqiptare, perse iku me charter per t’u kururar jashte??

-Ministria krenohej se kishte 130 respiratore, nuk paska pasur 1 per Vilmen? Apo na u prishen gjate ketyre 4 muajve? Sa respiratore kemi per momentin, di gje ministria??

-Ministria na bombardoi per 7 vjet rradhazi me foto te ambjenteve spitalore te rinovuara me standartet me te larta europiane, nuk paska pasur 1 dhome te hajrit per Vilmen? Apo i ka rene suvaja? Perse nuk lejon ministria gazetaret te futen e te bejne here pas here kronikat e tyre? Po pse, me pamje te gatshme qe i ofron mediave do thote ministria “po e pasqyrojme gjendjen brenda spitaleve” ??

Ka vetem 1 shpjegim llogjik te gjithe kesaj situate kaotike: PPP-te moren shumicen derrmuese te parave publike, dhe tani nuk kemi para per t’iu pergjigjur sic duhet pandemise. Ministrja ta pranoje kete fakt, dhe te pakten te heqe nga vetja barren e menaxhimit skandaloz te kesaj pandemie, sepse te gjithe e kane te qarte qe pa para, nuk menaxhohet situata.

Nje drejtues i pergjegjshem ideon dhe zbaton politika shendetesore, nuk del e i merr punen zedhenesve per shtyp, me shpresen se do permiresoje imazhin nese na shfaqet ne ekran mengjes-dreke-darke. Nje drejtues i pergjegjshem duhet te anulloje menjehere te gjitha PPP-te jo te domosdoshme, perndryshe humnera e shendetit publik do thellohet dita-dites !!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dr. Nertila Basha e "Amaris Dental": Kujdesi ndaj dhëmbëve që në moshë të vogël, ja gabimet që nuk duhen bërë

Next Post

Trenjaket e artistes pejane mbushin 6 vjeç

Advertisement