Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rrëfehet këngëtarja Govi Reka: Duhet të kesh talent për të kënduar, tregu është mbingarkuar me komercialitet;

Periudha e pandemisë i ka frymëzuar të gjithë artistët për të sjellë produksione të reja. Këtë ka bërë dhe këngëtarja Govi Reka, e cila ka publikuar këngën e fundit, që ka rezultuar mjaft  suksesshme. Ajo rrëfen se kjo kohë e ka frymëzuar mjaft në krijimtari dhe se projektet e reja do tëdalin shumë shpejt. Reka zbulon edhe disa detaje të pabëra publike më parë.

Si fillim të përgëzoj që pas situatës së vështirë që përjetuam gjete kohë dhe lançove këngë për dëgjuesit e tu. A ka ndjerë përmallje publiku pas kësaj mungese?

Ata që më duan mua kanë përmallje për këngën time, menjëherë pas publikimit të një kënge të re, domethënë duan çdo kohë këngë të reja e kjo është një dashuri më vete. Këtë herë përmallimi ishte më i madh, pasi kishin kaluar pak muaj.

Advertisement

Dhe si erdhi bashkëpunimi me Zef Bekën, një prej zërave më të dashur, por edhe si personazh për publikun. “Dasma jonë” titullohet projekti juaj, më trego pak më shumë për të.

Bashkëpunimi me artistin e madh Zef Beka erdhi si dëshirë e dy palëve duke qenë se të dy e gjejmë veten në një rryme të njëjtë muzikore. Për mua ishte kënaqësi edhe që pëlqeu këngën time dhe e zgjodhi si bashkëpunim të parë, pra pikërisht këngën “Dasma jonë”, e cila për hir të së vërtetës po pritet kaq mirë nga ata, që na duan. Duke qenë se unë tashmë jam pjesë e grupit të tij muzikore ku na presin shumë dasma, do të kemi bashkëpunime të reja dhe po me kaq sukses sepse kemi pafund njerëz që na duan. Zef Beka është këngëtar i shumë hiteve, ka një jetë në skenë dhe jam e lumtur që jam pjesë e grupit të tij.

Po sa i përket projektit tjetër sepse janë dy projekte të realizuara nga ty këto kohë apo jo?

Në fakt janë më shumë se dy, por që le të flasim për këngën “Dasma e synetisë”, e cila do publikohet shumë shpejt. Kjo këngë erdhi duke qenë se unë kam marrë pjesë në shumë dasma synetie në Kosovë e me gjerë dhe padyshim që duhet të kisha këngën time,të krijuar, si gjithmonë nga unë për të gjithë ata që më kanë zgjedhur për dasmën e tyre të synetisë. 

Komentet më të zakonshme rreth zërit dhe interpretimit tënd janë: “të këndoftë zemra”,”zë i jashtëzakonshëm” “Të mbërrin zëri gjer në shpirt”, e të tjera si këto.Tregohesh e vëmendshme ndaj reagimeve që shoqërojnë performancat e tua dhe sapërputhen ato me pritshmëritë e tua?

Unë tregohem gjithmonë e vëmendshme dhe e dashur me të gjithë ata që kohën e tyre ma kushtojnë mua duke më ndjekur. I kalojnë pritshmëritë e mia. (qesh)

A është e lehtë të mbizotërosh në një treg muzikor si ky që kemi ne?

Secili artist ka dashamirësit e vet. Nëse ata që më duan mua janë të kënaqur me këngët e mia, të cilat do të jenë vetëm në rritje, s’kam pse të kem vështirësi në asgjë.

Çfarë ka ndryshuar që nga koha e daljes tënde të parë në skenë?

Oh, kanë ndryshuar shumë gjëra. Më kryesorja, këngë të reja, dashamirës shumë e shumë.

Çfarë do të ndryshoje tek vetja?

Jemi gjithmonë në kërkim të më të mirës.

Ç’ndjesi të ngjall dikush që stonon, ndërkohë që mendon se po këndon?

Të gjithë kemi “stonuar” duke menduar se po këndojmë. Me rëndësi të madhe është që dikush që del për të kënduar të ketë “brumë”, nëse e ka përmirësohet me eksperiencën. 

Ka ndonjë produksion të kohëve të fundit në përputhje me shijet e tua, që e dëgjon me kënaqësi?

Ka gjithmonë krijime që janë në shijet e mia dhe i dëgjoj me kënaqësi.

Çfarë gjërash interesante kanë ndodhur në jetën tënde?

Interesante?! Hm, lëre se nuk po e them.(qesh)

Cila ka qenë periudha më e bukur që nuk do e harrosh asnjëherë?

Ardhja në jetë e nipërve e mbesave dhe e fëmijëve të mi. Këto janë periudha pafund të bukura, ku secili rast ka mbetur i rrënjosur në mendjen dhe shpirtit tim. Periudha të bukura për mua pas familjes, dashuria e madhe që më falin njerëzit, pasi “sjell në jetë” çdo këngë të re.

Çfarë thuhet për njerëzit me buzëqeshje të bukur si ty?

Thuhet se s’kanë asnjë hall dhe se u rri 12 sahati. Në fakt nuk është ashtu. Bukuria e buzëqeshjes sime e ka rrënjën në shpirt, e dhuroj tek ata që më duan.

Një këngë që ka qenë për ty “dashuri me dëgjim të parë?”

Ka shumë këngë realisht. Kur je e lidhur kaq ngushtë me këngën ke dashuri për çdo këngë që përcjell art.

Një skenë ku ëndërron ta shohësh veten?

S’kam dashur kurrë skena të mëdha. Kam dashur vetëm të kem përballë njerëz që më duan. Këtë e kam realizuar prej kohësh.Tani më mbetet vetëm ti shpërblej çdoherë e më shumë me prurje të reja.

Diçka që të ka mësuar shumë?

Kam qenë gjithmonë njeri me dashuri të madhe në shpirt dhe e drejtë, jam dhe do vdes këshu. Jeta më ka mësuar që dashuria shpërblehet jo nga njerëzit, por nga Zoti. Këtë e kam edhe mësim edhe parim. Pastaj për më gjatë jeta na mëson çdo ditë gjëra të reja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Artisti Sadik Ukaj nis përgaditjet për një super projekt ritmik, shpejt me klip

Next Post

Këngëtarja e mirënjohur Amarda reagon ndaj situatës me muzikën: Si do ishte bota pa muzikë?!

Advertisement