Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Jonathan Galindo, si të mbrojmë të vegjëlit? Nga Lorela Garuli, psikologe!
Dr. Nertila Basha e “Amaris Dental”: Kujdesi ndaj dhëmbëve që në moshë të vogël, ja gabimet që nuk duhen bërë
Testo-gjurmo-trajto, kaq e vështirë është?! Nga Dr. Artan Koni

Dr. Nertila Basha e “Amaris Dental”: Kujdesi ndaj dhëmbëve që në moshë të vogël, ja gabimet që nuk duhen bërë

Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet bërë që në moshë të vogël, këtë e këshillojnë të gjithë dentistët por me hollësi dhe në detaje në këtë intervistë e tregojnë stomatologet Nertila Basha dhe Olta Islami, të cilat sqarojne se si duhet bërë kujdesi ndaj dhëmbëve, çfarë duhet konsumuar e çfarë jo si dhe kur duhet bërë kontrollet.

 -Doktoreshat e “Amaris Dental”  përshëndetje, kemi disa pyetje si në sezonin më të rëndësishme për publikun e gjerë. Si duhet të jetë rutina ime e pastrimit të dhëmbëve në shtëpi?

Advertisement

-Po në fakt ky është sezon i rëndësishëm për publikun por për pastrimin e dhëmbëve nuk ka sezonë më pak ose më shumë të rëndësishëm, kujdesi duhet të jetë i njejtë, larjes dhe pastrimit të dhëmbeve duhet t’i kushtojmë rëndësi pas çdo vakti duhen pastruar dhëmbët, ky është rregull.

-Sa shpesh duhet të bëj vizitë rutine tek stomatologu? Sa janë shtuar tani në vërë vizitat?

-Vizita te dentisti është e këshilluar një herë në 6 muaj por ka raste që ky rregull thyhet sepse disa pacient e kanë të nevojshme një herë në 3 ose 4 muaj sidomos për pastrim profesional. Ndërsa për verën nuk kam çfarë të them diçka të veçantë, vetëm se janë pushimet dhe pacientët e shfrytëzojnë si kohë për kujdes më të detajuar.

-A është zbardhja e dhëmbëve e dëmshme?

-Jo nuk është e dëmshme zbardhja e dhëmbëve nëse bëhet siç të këshillon mjeku profesionist. Çdo pacient këshillohet në mënyrë të veçantë, në varësi të gjendjes së dhëmbëve.

-Çfarë duhet të bëj që ti kem dhëmbët më të bardhë?

Kjo është pyetja magjike sepse të gjithë kërkojnë një buzëqeshje Holivudi dhe është e drejta e secilit por kujdesi, vizitat e rregullta tek dentisti, respektimi i të gjitha këshillave që të japim neve në klinikë, janë bazar dhe “sekreti” nëse mund ta quaj të tillë.

-Çfarë ushqimesh/pijesh duhet të evitoj për dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm?

-Sheqerërat e tepërta, nuk bëhet fjalë per sasinë por sa shpesh konsumohen ato, karamelet  ngjiten në siperfaqen e dhëmbit, ushqimet acidike dhe frutat e thata, zakonisht ne këshillojmë pastrim të dhëmbëve por jo menjëherë sepse atëherë smalti dëmtohet më shpejtë. (Ne këshillojmë vetëm larjen me ujë dhe lejohet pështuma të bëj punën e vet, pas gjysëm ore dhëmbët lahen me pastë). Gjithashtu ushqimet shumë të nxehta ose shumë të ftohta sepse në të dy rastet shkaktojnë ndjeshmëri, duhet bërë kujdes nga ushqimet e forta, kemi shumë raste pacientesh që vinë në klinikë me trauma të shkaktuara pikërisht nga ushqimet e forta. Evitimi i pijeve me ngjyrë sidomos atyre të gazuara dhe energjike. Evitimi i duhan-pirjes gjithashtu ndihmon shumë në ruajtjen e bardhësisë së smaltit të dhëmbëve. Dhe për në fund por jo më pak të rëndësishëm kam lënë alkoolin dhe verën sepse alkooli pengon prodhimin e pështymës dhe mund të çoj edhe në sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Pështyma është faktor shumë i rëndësishëm në gojë për largimin e grimcave të ushqimeve dhe mbrojtëse nga ushqimet acidike.

-A ka disa ushqime/pije që bëjnë mirë për mbajtjen e dhëmbëve të bardhë dhe të shëndetshëm?

-Po patjetër që ka dhe janë të shumta, uji zë vendin e parë normalisht pastaj qumështi dhe nënproduktet e tij me vlera të larta vitaminash dhe mineralesh. Frutat, perimet, arrat me vlerat e tyre të larta (vitamina, minerale, kalium, kalcium, zink etj) të cilat ndikojnë shumë në shëndetin e dhëmbëve. Çajrat sidomos çaji i gjelbërt që parandalon rritjen e bakterieve dhe lufton inflamacionin e mishrave.

-Në çfarë moshe duhet të nisin fëmijët vizitat e tyre rutinë tek stomatologu?

-Në fakt pasi të plotësohet harkada e dhëmbëve të qumeshtit prindi duhet të sjellë femijen tek dentisti. Një ndër arsyet kryesore është që vet fëmija të mësohet me këtë lloj edukate. Të ambientohet me dentistin. Të kuptoj avash avash që kujdesi për dhëmbët është i rëndësishëm zakonisht prindi në shtepi duhet të punojë shumë në këtë pjesë sepse shumë fëmijë e vuajnë idenë që duhet të mjekojnë dhëmbët.

-A ka një moshë ideale për të mbajtur tela apo si proçes është i efektshëm në çdo moshë?

-Një vlerësim ortodontik mund të jepet që në moshën 7 vjeçare. Ndërsa vendosja e telave pra trajtimi ortodontik zakonisht fillon pasi fëmijës i kanë rënë pothuajse të gjithë dhëmbët e qumeshtit dhe i kanë dalur dhëmbët e përhershëm pra nga mosha 8 vjeçare deri në 14. Kjo është e përgjithshme pastaj rastet e veçanta të trajtimeve ndryshojnë si në kohë si në mënyrën e trajtimit dhe etapat që ndiqen.

-Cilat janë disa nga simptomat të cilat menjëherë sa i ndjejmë po sinjalizohemi se ka ardhur momenti të shkojmë menjëhere tek stomatologu?

-Simtomat janë të lloj llojshme, është mirë të mos e lëmë veten deri në ndjeshmëri të forta ose dhimbje dhëmbi, në moment që frekuenton dentistin çdo 6 muaj ju atëherë i keni reduktuar këto probleme. Disa nga simptomat që duhet të mos i neglizhoni janë: lodhje ose dhimbje e nofullave kjo do të thotë që ju i shtrëngoni dhëmbët gjatë natës (kjo është një shenjë Bruksizmi). Kërcitja e dhëmbëve gjatë natës. Nëse gjatë përtypjes keni dhimbje kjo do të thotë që ndonjë dhëmb është i infektuar ose i prishur. Pastaj era e keqe e gojës dhe kjo një shkak i fortë për të ardhur tek ne. Ndjeshmëritë e dhëmbëve (të ftohtë ose të nxehtë). Puçra ose gjendra në brendësi të gojës. Këto janë disa nga simtomat që ju paralajmerojnë që tani është koha për të shkuar tek dentisti juaj.

-Sa shpesh duhet të kontrollohen gurëzat e dhëmbëve?

-Pastrimi i gurëzave të dhëmbëve është personal, zakonisht  bëhet çdo 6 muaj, në disa pacient grumbullimi i gurzave bëhet më shpejtë dhe duhen pastruar çdo 3 muaj. Sepse ky nuk është një problem i vogël gurëzat çojnë deri në karies të dhëmbëve, dëmtime të gingivave (mishrave të dhëmbëve) ere e keqe e gojës, mos pastrimi i mirë i dhëmbëve me furçë ose me fill dentar e shumë probleme të tjera.

Burimi: KohaPerInfrared

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jonathan Galindo, si të mbrojmë të vegjëlit? Nga Lorela Garuli, psikologe!

Next Post

Testo-gjurmo-trajto, kaq e vështirë është?! Nga Dr. Artan Koni

Advertisement