VDEKJA JOTE NA TRONDITI?!​
(Kushtuar simotrës sime, kunatës, Majlinda Molishti)​

Ah!… Si mund të shkruaj në këto çaste?!​
Jam si e mpirë, jo, s’dua ta besoj…​
Zemra, shpirti, lotët, më morën logjikën,​
E kam humbur fillin… ​
Pse ky lajm kaq i rëndë, tepër i hidhur!… ​

Si rrufe më erdhi, shpirtin më dërrmoi.​
Pse nuk njeh, as frikën?!​
Deri në kockë, jam helmuar.​
Për simotrën time, zemër-përvëluar.​

Ah! Sa keq, moj motër!​

Për ty ëndrronim, shërim të shpejtë.​
Për ty ëndrronim, takime dhe gëzime. ​
Vëllain, Gonin që, aq shumë e doje,​
E, të donte, peng të kishte prore, në kujtimet e veta…​
Ah! Të donte, më shumë sesa duhet jeta….​

E godite si plumbi, e plagose tërë jetën, ​
Çdo gjë rreth nesh, zien jetë-vrazhdësi… ​
Për ty lotët, nuk do të shterojnë, ​
Për ne kjo verë-dimër, u kthye në errësi!​

Ah! Tokës iu drodhën gjymtyrët,​
Diellit, keq i iku shkëlqimi, ​
Qiellit, iu vra e bukura kaltërsia,​
Det Joni, gjëmoi nga stuhi-mërzia.​

Mua ndihem keq, më rrëmbeu botë e tjetërsuar.​
Një pjesë të ndjenjave shpirtërore,​
Ty moj e vuajtuara shenjëtore, me vete na i more… ​
Me pjesën tjetër, mbetëm të përvëluar.​

Sot e lava unazën me lot, bashkë me këtë elegji.​
Jo! S’po gjej ngushëllim tjetër në dhe të huaj,​
Larg jush këtu në vetmi, as hidhërimet…​
Bashkë, s´po i përjetojmë, kjo qenka mbifatkeqësi.​

Jam e kryqëzuar!…​
E shtrëngoj fort një fotografi, në duart e mia, ​
Vërdallë, më vinë kujtimet e vala, ​
E mbaj mend, të bukur si një kartolinë.​

E, ty moj motër, me engjëjt je bashkuar.​
Do t´na mungosh tmerrsisht, përjetësisht.​
Ty, përjetë s´kemi, për të harruar.​
Do të ruajmë kujtimet, të ëmbëla njerëzisht.​

  1. 7. 2020

PËR TY NËNË!​

Për ty nënë, që ende jeton larg dhe afër meje!​
Për ty nënë, miliona trëndafila janë pak,​
Miliona puthje e përqafime, shkreptima hareje,​
Të qetësojmë zemrat, që na digjen flakë!​

Ëndrrimet më pushtojnë, fluturoj hapësirave qiellore.​
Paprimtas dritat më ofrojnë, mjegullat më largojnë.​
Dua të vi pranë teje, ditë e natë,-prore…​
Vallë, kur do vinë valët jetësore, pranë të na bashkojnë.​

Kur zgjohem, mërzia më pushton, shpërthej në lot,​
Dashuria e pa fund, që kam për ty moj nënë,​
Me mijëra ëndrra dashurie, vërtetësinë nuk e pasqyrojnë…​
Ah! Moj dashuri në largësi-afri, më ndihmo?!​

E përhumbur, e palumtur nga ëndrrat mëngjesore,​
E zhytur, në thellimet-agimet e mëngjezit,​
E trishtuar nga ëndrrat e trazuara të natës.​
I lutem zotit, o zot më ndihmo?!​

Dua të shkruaj dy fjalë, me zjar me mallë,​
Për nënën time të dashur!…​
Ty shkruaj dy fjalë, t´i dëshmoj si po digjem,​
Pakufishëm, larg teje zemërplasur!​

JO! Nuk ka fjalë, s´ka krahasime, e hidhur jeta ime.​
Kur e kujtoj si më tha, kur përkohësisht u ndamë:​
Ah, e mjera unë!… Vetmia po më rëndon!…​
Mos jam përsëri në ëndërr, në trazime?!?!​

Jo, jo, s´jam në ëndrrime!… ​
Ajo ka zënë ka zënë vend, kurdoherë,​
Thellë në shpirtin, zemrën, mendjen time,​
Jam në realitetin me dëshpërime.​

Ajo, ngado që shkoj e ngado që vi,​
Në ç’do kohë më drejton, pa gabime…​
O sikur ta dëgjoja kurdoherë,​
Kur merrja dhe kur marr vendime.​

Oh, oh, sa kënaqësi!….​
Mendimet rrjedhin, rrjedhin,​
Si ujëvarat me miliona burime,​
Të Tetorit të kuq, me ty pata qafime!…​

Ty, nënë më hape derën,​
E, furishëm më rrëmbeve,​
Në gjoksin tënd të ngrohtë…​
Me shpirtë,-bardhësi, e hape atmosferën…​

Oh! Kjo lumturi e pakufi…​
Dashuri zemre, s´ka vend për shpjegim….​
Veç mund të quhet, tej, tej kënaqësi,​
E thellë e gjerë, e pambarim!​

Të heshtura, nga gjoksi yt i ngrohtë,​
Rrëshqiten lotët, në faqet tona, ​
Kur nga buzët e tua nënë, belbëzoi fjala,​
Të dua në shpirt! Rënkoi zemra jote, mos ik më!​

Miljona buzëqeshje rreze diellore,​
Shpërthyen në buzët tona,​
Lumturi, gëzime, dashuri,​
Pastërti zemash, u mblodhën tok.​

Ah! Ditët ikën vetëtimë , koha kaloi!…​
Ndarja, përsëri, keq na përvëloi.​

Ikja ime atë mëngjes, me ngrica,​
Qe një ditë e errët e trazuar…​
Më rrëmbeve, me përqafime ​
Në vesh më pëshpërite e përlotur…​

Mos ik! Botës nuk i vjen fundi!​
Vallë, a do më takosh përsëri?!​
Shpërthyen! Mallëngjimi, trishtimi dhimbja,​
Një tërmet i fuqishëm, zemrat tona i tundi.​

Ah, ah, mor kurbet i mallkuar…​
Përse më merr vajzën nga duart?!​
Përse? Në jetë, ku paskam mëkatuar?!​
Përse në pleqëri të thellë, jam kaq e vetmuar?!​

S`më lë të shoh fëmijët, të çamallem me nipërit,​
T´i shtërngojë në gji, t´i përkëdhelë me duar,​
Për ne kjo është jetë zezone, me katrahura, rrebeshe… ​
Deri kur, mos qoftë e pambaruar, more i mallkuar!​

Ah! Sikur të isha, vetëm unë kështu kërcure,​
Po me dinakëri, shumë zemra nënash,​
I ke helmuar, kazane pelimesh iu ke ofruar,​
Shpirtërat ua more, pasi i ke sakatuar.​

Ato ikën, me një amanet të pa realizuar,​
Amanetin e të parëve, në vend duhet çuar!…​
Për një Shqipëri të ribashkuar, jetën njerëzisht,​
Jetën shqiptarisht, bashkë duam për ta gëzuar!​

​QORTIME?!​

Nuk e di, çfarë po ndodh me mua?!​
Vallë, në ëndërr jam, o në realitet,​
Sa herë më qorton, ty mua?!​
Aq më shumë, të të vlersoj në jetë.​

Je shpirti im binjak, deri dje s´arrija të di,​
Ah, ah! -Mos vallë je shpirt-babai im?!!!​
Mëndjen vras, shumë po vuaj nga kjo befasi,​
Veç teje nuk më do, askush në botë me njerëzi.​

Përse, nuk marr asnjë përgjigje?!!!​
Në këtë errësirë dimërore, që e ka mbuluar dhenë,​
Me penë në dorë mendohem, si pishë po digjem,​
Vallë, kjo që më mundon, mos është hije e rremë?! ​

Sot, në botën e gënjeshtrave jetojmë, ​
Kjo, mua tmerrsisht më frikëson?!!!​
S´dua ta besoj…, është veç keqkuptim,​
Në mendime trishtime, pse më shqetëson?!​

Dua, që tani të hidhem në vegime hareje,​
Jeta është e shkurtë, kjo tragjike-katrahurë,​
Shpirtin binjak, e dua pranë meje,​
Babai engjëlli im më la, s´e qafoj dot si dikur.​

Dua tani të mbyllë sytë, si engjëlleshë,​
Në ëndërra hareje, t´i hapi krahët…​
Shpirtin binjak, përkrah ta kem,​
Të fluturojmë, bashkë me shqiponjat….​

E duam, ajrin e qiellit kaltrosh shqiptar pa re,​
Atje me rreze diellore, në detin Jon, të pushojmë.​
Pranë lulëkuqeve, mbi një gur buzë Jonit atje…​
Larg, shumë larg, s’ mund të jemi ne, nuk gëzojmë.​

Larg, shumë larg, në kohën peline, ​
S’ mund të rrojmë, as të vdesim,​
Larg teje, o det-jetë, stuhi në Jon,​
Duam të jemi pranë teje, moj Shqipëria ime.​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here