JETA STUHI NA BASHKOI?! ​

E heshtur mbushem plot vrer… ​​
I thashë shpirtit, mos u lëndo! ​​
I thashë zemrës, mos u dorëzo?!​​
I thashë vetes, stoike qëndro?!​​
​​
E, si mund të qëndroja pa ju?!​​
Stuhive jetësore, shumë ishit përpalsur, ​​
Derisa iu gjeta juve, që pas maleve,’​​
Ju degëdisi si mos më keq jeta. ​​
​​
Si nënë e alarmuar e papërmbajtur,​​
E cila, në dallgë deti me stuhi…​​
I kërkon, dy foshnje të humbura.​​
Duke lebeditur, duke qajtur!…​​
​​
Ah! Shkëmbin, për ju do ta çaja,​​
T’ju përqafoja me mallë,​​
Bashkë me ju, në jetë, ​​
Aromat tuaja, t´ua ndjeja duke u çmallë, ​​
​​
Valët e stuhive jetësore,​​
Si dallgët detare, që na përplasën,​​
Si nositja, do të shpërtheja, ​​
Horizonteve jetësore, të ngadhnjeja.​​
​​
Ne, pambarim me përkushtime,​​
Në gëzime, shqetësime, sakrifica, me çortime, ​​
Ditë-netëve, ndër vite pranë njëra-tjetrës… ​​
Mbijetuam me dashuri, ju devotshmëria ime!…​​
​​
Oh! Me sa kënaqësi dhe dëshirë, ​​
Do t´ju mbështillja si lulet në gjoksin tim, ​​
me ledhatime!​​
​​
Ju jeni vaji, ju jeni kënga,​​
Jeni, më shumë, krenaria, ​​
Kur po më gërryen mërgimi,​​
Në këto vite të rënda…​​
​​
Ju, më zbukuronit, më zgjatonit,​​
jetën, me buzëqeshje, me përqafime.​​
Me ato shikime të zjarrta, si dy yllka drite. ​​
Dashuria njerëzore, nuk matet me kandare,​​
Oh! Matet me zemrat bujare, në gjeografinë botërore.​​
​​
Ju dua shumë, tani, shpirtërisht po vuaj!​​
Largësia e mallkuar, po na ndanë?!… ​​
Engjëlloret e mia, dashuria, përjetë na bashkon, ​​
Shpitërisht ju kam pranë e pranë.​​
Rreze e fuqishme diellore na mbanë.​​
3 Korrik, 2020

SHKËLQIM NË KËRKIM!

E kërkoja, e kërkoja, e kërkoja, ​
O sa shumë, e kërkoja si e marrë!​
Atë yll drite, që prej shekujsh s’e kisha parë?! ​
Papritur, dridhjet pushtuan kraharorin​
tim.​
Vallë, në ëndërr jam, apo në​
thellim-mendim!?!?​
Nga ky zgjim, diellor ngashërim!?​

Dy shpirtëra, si dy lule të pastra, ​
të ftohura nga vesa e Tetorit! ​
Që pushojnë të “heshtura”…, ​
Pranë e pranë, njera tjetrës?!​
Dikur, lumturinë koha ua mori.​

Disi shokuese, ​e pakuptueshme, e valë….​
Një tërmet, ”tronditje…”, i zgjoi petalet, ​
Vërshuan, u realizuan idealet!….​
Vite të fshikulluara idhshëm, ​
Nga kamxhikët e kohës, të lënduar,​
Të plagosura, mërgimtarët e jetës!​

Miliona rreze ngrohtësie,​
Në tokën arbërore rrodhën,​
Nga burimet e thella shpirtërore,​
Si dy zoq të trembur,​
U shfaqën në horizonte!.. ​
Dy buzëqeshje u drodhën,​
Në buzët tona?!?!​

Të lumtur u përqafuam. ​
E vijat e ballit, tinëzisht dëshmuan….​
Tmerrësisht, ishim plakur!..​
Ecëm në sheshet, dalëngadalë.​
E, lumturinë e befasishme e shijuam.​
Bisedën e këndshme miqësore,​
Si valë deti, vazhduam!… ​

Triumfuam, mbi kohën mizore,​
E shkelëm mërzinë!…. ​
Ecëm përpara, ngadhnjimtarë,​
Me buzëqeshje, u ndamë krenarë.​

PSE HARROHEN?!!!​

Mendoj, mendoj, mendoj, ​​
Mbështetur keq pas murit, ​​
Me zemrën e vrarë, me trupin që më dridhet,​​
Lotët s´i përmbajë dot, gurgullojnë?!…​​
​​
Nga dritarja, hedh vështrimet,​​
Plot trazime, dua të qetësohem ca?!…​​
Më tronditë errësira, në këtë natë,​​
Të ftohtë, të gjatë me trishtim.​​
​​
I lë yjet lart në qiell, tek e tuk, ​​
Heshtur, heshtur, pranë tryezës afrohem,​​
Duart më dridhen, lapsin s´e komandoj,​​
Në flet dot, me botën revoltohem,​​
​​
Eh, eh! Ç´janë, këto vargje ​​
të lënduara sonte?!​​
Lapsin dhe letrën i ngjeshi, ​​
Si armët në fushëbetejë.​​
​​
Këtu pranë meje, e shoh kanarinën,​​
Disi e trembur më vështron. ​​
Të lutem, mos ke frikë,​​
Me ty, dhimbjen dua të ndajë.​​
​​
As në këtë natë, të rëndë për nder,​​
Jo, nuk e dua, pesimizmin e pa shpresë?!​​
Të bashkoj përpjekjet e mia, me lutjet tua, ​​
çelik në qëndresë.​​
​​
Dua të hapi zemrën time, ​​
Në krahët e mi të fluturosh, ​​
Të mbajë në duar, si nëna fëmijën.​​
E dua buzëqeshjen tënde, dua të na lumturosh?!​​
​​
Unë të jap dashuri, ty më jep të ëmbël bekimin. ​​
Të iki nga kurbeti mallkuar, t´ ju mbajë në prehër,​​
Gjithë bilbilat e kanarinat, fëmijët në nevojë, ​​
Me duar, me dashuri si me jorganet t´u mbulojë!​​
​​
Stacioni im i parë, për Edjonin tonë të dashur, ​​
Ah, ah, sa dëshirë kam, kam mallë për ta takuar. ​​
Ta përqafoja fort e fort, pranë vetes,​​
Si një bilbil, bukuroshin ta ofroja.​​
​​
Të tunden, të gëzohen, të qetësohen,​​
Malli, shpresa, dashuria,​​
Të flasim me gjuhën e shpirtit,​​
Të mbështes kokën tek ty.​​
​​
Dua të vijë atje, ku e ka burimin lumturia.​​
Përse, këta fëmijë harrohen vallë,​​
Fetarët dhe pushtetarët, pse harrojnë,​​
S´e ç’është vuajtja e një nëne, me fëmijët në nevojë?!​​
​​
Pse s´ kuptojnë, s´e ç’është dashuria..​​
S´e ç’ është dhimbshuria e një nëne,​​
Që vuan e drejtësi nuk gjen dot,​​
Troket, troket, e troket kot, në çdo portë.​​
​​
Padrejtësi, me të sotmen, shumë pasiguri,​​
Për të nesërmen, për këta fëmijë, të dërrmuar,​​
Pa shtet, e pa zot, të humbur pa ndihmat,​​
Ah më e keqe se korona virusi je, o fatkerqësi?!​​
​​
O Zot! O Zot! Kam besim vetëm tek ti,​
Në këto vite të zymta, në këto vite dyshimta?!…​​
Të lutem! Ndihmoje botën e fëmijëve të dobësuar,​​
Të gjithë fëmijët e kopshteve, me aftësi të kufizuara.​​
​​
Jam nënë, rëndë lëndohem, shqetësohem?!….​​
Këtë plagë të thellë prindërore-njerëzore,​​
Që, s´po shërohet ndër mote, anë kësaj bote,​​
E ndiej në shpirt, e s’e duroj dot!…

URIMI ZJARMIE!​

(Kushtuar bashkëshortit tim Agronit, me rastin e ditëlindjes) ​

Ty, t´i fali këto vargje, si dritë kurorë,​
T´i shtrëngojë fort, nga dashuria të mbërthejnë,​
Si asnjëjherë tjetër, të urojmë edhe 100 vite,​
Vullnetet bashkëshortore, prore të shkëlqejnë!

Lumturi familjare, mbarësi krenari shqiptare,​
Shëndet, dashuri paçim bashkë gjithë jetën,​
Shëndeti dhe dashuria, janë vetë lumturia,​
Sinqeriteti, besnikëria, kohën e bëjnë krenare.​

Për mua kënaqësi, lartësi qiellore do të ishte, ​
Me zemër, të të falja respektin dhe dashurinë, ​
Shpirti të ndizej zjar, nga vargjet e mia flakërishte,​
Asgjë në botë për mua, më kuptim s´do të kishte.​

Dhe, në këtë zjar të madh drite, ​
Të rritej Olsi, të piqej martesa,​
Mbaj mend, dikur ishim të rinj, ​
Flisnim për poezinë, qe besa…​

Në atë dhomë të heshtur, me flakadan​
Ah! Pse s´e kam shkruar, në letrat e mia,​
Atëbotë, e kam menduar, pa të thënë,​
Ty ishe përballimi, përmallimi, si vet poezia.​


Dëshiroja të flisja, mbi poezitë rinore, hyjnore,​
E, ty më vështroje, i habitur shprehje habinë,​
Më thoshe, pse gjithë këto lot për poezinë?!​
Harroje, që dashurinë tonë, ashtu e kam vaditur…​

Ishte për ty kjo, një ekuacion i pazgjidhur, ​
Thonë, që poetët rrënjët i kanë në ndjenja,​
Ndoshta s´e dije që, shpirti im si me ty, me poezinë qe lidhur! ​
Si lulediellore, si kaltërsi qiellore, rriten dhe nuk vyshken prore!​

Lule tulipane nën dhe, duken se, vdesin dimrave,​
Oh! Pranverave rilidin, ato rinore përsëri,​
Tani, sikur ty vargjet i ledhatoj, ca e vonuar,​
Me frymëzim, përkëdhelje, ngrohtësi,​
Mendoj, jo kjo dashuri s´ka përfunduar…​

Epo, kështu, si për mbarë njerëzimin, ​
Për ne i dashur, dhurata i paska jeta…​
Me dallgë të fuqishme, herë me dallgë të qeta.​
Gjithnjë me synime përparimi, kemi shpëtimin…​

Më lejo të të rrëmbejë me afsh, dua të japë një qafim…​
Ty dhe Olsi për mua jeni gjithësia, jeni lumturia.​
Jeni vaji dhe kënga, jeni forca pendimi…​
Në këto vite të rënda, që po na i sjellë i keqi mërgimi.​
Mbi gjithçka në botë, sot dua të realizohet yni urimi.​
7 Korrik, 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here