Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ambasadorët e integrimit. Nga Agron BERDAJ!


Në këtë shkrim nuk bëhet fjalë për ambasadorë shtetërorë, as për ekipe, komisione e forume që kanë ndjekur dhe do të ndjekin procesin e integrimit të Shqipërisë ne BE. Nuk flitet as për avokatët e huaj që kanë premtuar se do ta marrin Shqipërinë për dore dhe do ta prezantojë në kancelaritë e Europës ,se ata do të jenë kumbarët e saj ,udhërrëfyesit ,konsulentët dhe  oponentët e saj, edhe pse të pa suksesshëm deri më sot. Fjala në këtë shkrim është për atë pjesë të shoqërisë shqiptare, si gjithmonë e harruar dhe e nënvleftësuar, për rolin dhe misionin e emigrantëve në integrimin e Shqipërisë në Europë. Vërtetë, ata nuk marin pjesë në konferenca ndërkombëtare ,në delegacione qeveritare për integrimin ,në grupe ekspertësh për këto çështje, por roli që ata luajnë në këtë proces  është mjaft i rëndësishëm .Integrimi i tyre me dinjitet,profesionalizëm,me kulturë në vendet e BE ku punojnë dhe jetojnë është një model dhe provë bindëse se shqiptarët janë një popull me të cilët mund të bashkjetohet në shoqëri, në punë, në mjediset kulturore dhe shoqërore .Ata janë të denjë për miqësi dhe shoqëri ,për protagonizëm , duke respektuar rregullat e shtetit dhe ato demokratike në vendin ku jetojnë. Dhe emigrantët shqiptarë nuk janë pak, por më tepër se një miljonë e gjysëm të ndodhur gati në çdo vend të BE. Pra, kjo masë kaq e madhe sa gjysma e popullsisë shqiptare është e integruar në komunitetin europjan.

Pa harruar se gjeografikishtë Zoti ,që kur është krijuar bota  e ka vendosur Shqipërinë gati afër qëndres së Europës, ndërsa historikishtë emri i Shqipërisë dhe i shqiptarit është i gdhëndur në themelet e historisë europjane, madje edhe si krijuese e saj. Ai është si një çelës magjik pa të cilin nuk mund të kuptohet historia e Europës.

Por le ta bëjmë problemin më të thjeshtë ,të zbresim te emigrantët  ,te vlerësimet që u bëjnë atyre shtetasit europjanë . Ja si e përshkruan italjani Alfonso Konti,shqiptarin nga Dajçi i Shkodrës Pashuk Venomin , me të cilin ka një njohje mbi 20- vjetësh, si njeri të mirë ,me cilësi të larta njerëzore,besnik dhe me kulturë, se ndihesh me fat, thote Alfonsi nëse Pashukun e ke nës hoqëri dhe në punë.Fillimin e emigracionit tregon ai ,Pashuku e nisi në Torino si punëtor dhe sot ka një sipërmarrjen e tij, ku punëson 20 puntorë nga të cilët edhe Italjanë. Kur vjen koha e pagesave Pashuku të parët shlyen puntorët, pastaj detyrimet ndaj shtetit dhe nëse ngelen të ardhura, ai i investon në shoqata bamirësie, si në Shqipëri edhe në Itali. Pashukun është pak ta vlerësosh si një konsull i kulturës shqiptare në Itali.Ai ka organizuar grupe turistike nga Italia për të vizituar bukuritë magjike të Shkodres ,Dukagjinit ,Thethit e Malësisë së Madhe. Në Kështjellën e Shkodrës këta turistë janë mahnitur nga historia e kësaj kështjelle,nga legjendat dhe mitet që e rrethojnë qytetin dhe kështjellën e Shkodrës. Vërtetë se Pashuku nuk shkoi në Itali me kostumin e diplomatit, por si të gjithë klandestinët , për të siguruar mbijetesën e kërcënuar nga kaosi dhe politikat e mbrapshta shqiptare të kohës.Rreziku për jetën e tij  u shfaq që në udhëtimin e parë si refugjat, nga Vlora në Brindizi. Në mes të detit gomonia me të cilën lundronin pësoi difekt teknik të pariparushëm.Pas 13 orëve ku luftonte jeta me vdekjen, ku fundi i tyre tragjik ishte i pashmangshëm, ndodhi edhe mbrekullia . Një anije tregtare algjerjane e rimorkjoi skafin shqiptarë dhe e dorëzoi në portin e Brindizit. Të pakuruar mirë në spital ,të 20 shqiptarët që ende përjetonin tmerrin e vdekjes,autoritetet e vendit i kthyen në Shqipëri. Odise të tilla Pashuku dhe emigrantët e tjerë i përsëritën disa herë derisa u bënë të ligjshëm në shtetin Italian. Por italjani Alfonso e shpie edhe më tej llogjikën e integrimit të Shqipërisë në BE. Nuk mundet të kuptoj disa kontradita që lidhen me këtë problem, të thotë ai. Pashukun, dhe të gjithë emigrantët e tjerë si vlera morale,shoqërore,profesionale , shoqëria europiane i pranon me kënaqësi në gjirin e saj,por zvarritet të pranojë si pjesë integrante atdheun e tyre. Në qëndrat e kryeqyteteve të Europës nuk rreshtet së përuruari monumentet madhështore të herojve kombëtar Shqiptarë të Skënderbeut ,Bastës, Mërkur Buës, të Karlit të hekurudhave alpine, e shumë të tjerë , por Shqipërinë, kancelaritë e kësaj Europe mundohen ta mbajnë larg saj. Pra, heroizmin e tyre e duan por atdheun që i përkasin këta kryheronjëve e shikojnë shtrëmbër.Europa e njeh si vlerë historike që disa perandorë të Romës e Bizantit kanë qënë me origjinë shqiptare ,të tjerë kanë drejtuar Selinë e Shënjtë në Vatikan,njohin edhe heroizmin dhe sakrificat shqiptare kundër Perandorisë Otomane, por prapë Shqipërinë e shikojnë me njolla dhe si shprehje gjeografike dhe jo si një forcë nga e cila varen ekuilibrat dhe paqja në rajon. Edhe pse Europa është e ndërgjegjëshme për krimet  ndaj Shqipërisë,duke e bërë kurban për të kënaqur ambiciet shoviniste të fqinjëve ,prap sot kjo Europë heziton të korigjoi vetveten duke vazhduar të bëjë të njëjtin gabim si më parë, por natyrishtë me mjete diplomatike dhe politike më të stërholluara .Me këto që thamë nuk dua të shfaqësoj politikat shqiptare ndaj integrimit në BE. Një llogari e thjeshtë aritmetike tregon se kur gati gjysma e shqiptarëve jetojnë e punojnë në europë, të integruar brenda saj , kur gjysma tjetër e shqiptarëve që jetojnë në vend, e duan dhe punojnë për integrimin ,tregon se populli e ëndërron  BE. Atëhere kush e ka penguar integrimin e vendit tonë në familjen e përbashkët europianë? .Politikat e mbrapshta shqiptare në këto 30 vjetë tranzicion janë pengesa kryesore e integrimit .Këto politika dhe këta politikanë kanë ngelur në klasë për një arsye fare të thjeshtë se  pavarësishtë nga ngjyrimet politike ata kanë bërë aleancë me krimin dhe korrupsjonin .Në këtë fushë ato janë në një marrëveshje të dukshme dhe të pa dukshme,ata janë peshqit e mëdhenj të krimit .Këta janë ambasadorët e djallit ndërsa emigrantët janë ambasadorët e nderit në rrugën europëjane të Shqiprisë.Si modeli i Pashuk Venomit që e përfaqsojnë Shqipërinë mes njerëzve të thjeshte italjanë,në frontin e punës dhe të jetës, atje ku krijohen opinionet dhe luftohen dukuritë rraciste,ku shqiptarin të huajt e shikojnë konkretisht me sjelljet dhe qëndrimin e tij,atje ku thyhen mëndësitë e vjetra, ku propaganda dashakeqëse i ka paraqitur shqiptarët si njerëz me bishtë. Realisht bota europjane po shikon se njeriu shqiptar është i denjë për t’u pranuar në BE,se ai është një me homologët e tij europjanë .Me bishtë ka qënë politikat shqiptare dhe disa qarqe europjanë që ushqejnë dhe mbrojnë krimin dhe korrupsjonin në Shqipëri .Me të drejtë bota demokratike europjane e vlerëson se rruga e Shqipërisë për në BE,kalon nga burgu,nga dënimi i krimit dhe korrupsionit qeverisës në këto 30 vjetë.Krimi dhe kriminelët si antieuropjanë duhet të shkojnë në burg,ndërsa Shqipëria e çliruar nga krimi e sigurt se do të shkojë drejt Europës. Koha emigrantët shqiptarë kudo në botë do t’i vlerësojë si ambasadorët e saj të nderit në rrugën europiane të Shqiprisë .

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cikël me poezi! Nga Landa Molishti!

Next Post

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, dështimi apo krenaria e jonë!? Nga Sylejman Krasniqi

Advertisement