Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Puna dhe vullneti përmirësojnë shëndetin tonë mendor! Nga Juliana Dulla, psikologe!

Terapia e sukseshme nuk varet vetëm nga terapisti apo nga teknikat që ai zgjedh për të trajtuar rastin. Një element kryesor është “vullneti” i klientit ose pacientit  i cili me vendosmëri punon për problematikat, konfliktet e brëndshme të tij, traumat etj.

B, me një vullnet të jashtëzakonshëm i vuri një qëllim vetes, “bashkëpunim të fortë dhe të qëndrueshëm me psikiatër-psikoterapist-ushtrime fizike”. Ky zinxhir kërkon shumë energji mendore, shpirtërore dhe fizike dhe kjo e fundit ka një ndikim të paimagjinueshëm tek dy të parat.

*Një vajzë 27 vjeçare, u diagnostikua me çrregullime paniku dhe depresion. Shpesh ajo izolohej në shtëpi, ndihej e paaftë të përballonte punën, nuk argëtohej dot me shoqërinë dhe ndjente vazhdimisht lodhje. Menjëherë e shqetësuar për shëndetin e saj, iu drejtua mjekut i cili i dha terapi me antidepresant dhe njëkohësisht i rekomandoi edhe psikoterapi. B u ndje më mirë dhe u rikthye në punë, përpiqej të dilte me shoqërinë e megjithatë ende ndjente lodhje. Ajo ishte e përpiktë në përcjelljen e këshillave te terapistit. Njëkohësisht filloi të kryente edhe ushtrime fizike, B i pëlqente qetësia që ndjente pasi vraponte sepse ndihej më pak e stresuar. Pas pak muajve  ju rikthye energjia e dikurshme. Pas një viti  B ishte e gatshme të ulte dozën e medikamenteve  dhe të rriste intesitetin e ushtrimeve fizike, kjo i shkaktoi një rritje të nivelit të endorfinave të cilat e ndihmuan në përballimin e ankthit pasi nderpreu mjekimin*.

Advertisement

Shpesh njerëzit nuk e besojnë se ushtrimet fizike e bëjnë këtë mrekulli, pra të përmirësojë kaq ndjeshëm shëndetin e tyre mendor. Shumë terapist pohojnë se në nivel fiziologjik ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht mbi nivelet e neurotrasmetuesve në tru dhe përmirësojnë humorin, gjithashtu rritja e nxehtësisë trupore ka efekte qetësuese. Aktiviteti fizik rrit nivelin e endorfinës, lehtëson tensionin në muskuj dhe redukton nivelin e kortizolit i cili është hormoni i stresit.

Ushtrimet fizike gjithashtu ndikojnë pozitivisht dhe japin edhe përfitime të tjera te individët qofshin ata me ankth apo pa ankth, me depresion apo pa depresion.

-Rrisin besimin në vetvete.

 Aktiviteti fizik të jep besim, jep edhe një lloj ndjenje të përmbushjes së qëllimeve dhe sfidave sado të vogla qofshin ato. Ndihesh edhe në forëm të mirë përsa  i përket pamjes fizike.

-Shpërqëndrimi nga problemet dhe mendimet negative.

Gjatë vrapit në natyrë apo lojrave të ndryshme sportive zhvendosen mendimet negative dhe i lihet hapsirë kreativitetit. Ushtrimet fizike mund të shoqërohen  edhe nga ndonjë muzikë e preferuar e cila po ashtu ka efekte pozitive.

– Rrisin bashkëveprimin me të tjerët.

Duke qënë se depresioni të çon në vetizolim, ushtrimet fizike në natyrë të japin mundësinë e të përshëndeturit ose edhe të shkëmbyerit e ndonjë buzëqeshje  me të tjerë, gjithashtu edhe njohje me miq të rinj.

-Përballimi i suksesshëm.

Duke bërë përpjekje për të përballuar ankthin apo depresionin në mënyrë të shëndetshme dhe jo duke përdorur devijime, si përdorimi i alkoolit apo mbyllja në vetvete është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sigurisht që të bën të ndihesh krenar me veten.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KONTRABANDA E ENVERIT ME "MARLBORO" AMERIKANE

Next Post

ÇFARË JANË KËTO SULME TË POSHTRA NDAJ ALBIN SHQIPTARIT?! Nga Fadil Shyti

Advertisement