E njohur për hitet e shumta Eltina Minarolli është rikthyer në Shqipëri me këngën ritmike “Zjarro”. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Minarolli shpjegoi dhe arsyet e largimit të saj, të cilat sipas saj vijnë si pasojë e standardit të ulët muzikor në Shqipëri.
Këngëtarje e hitit “Te ti dua të jem” shpjegoi se muzika e ditëve të sotme ka humbur vlerat e saja, dhe prandaj Elina po synon tregun ndërkombëtar. E pyetur nga moderatorja Evi Reçi nëse ka diçka që e kishte zhgënjyer kantautoren në lidhje me tregun muzikor në Shqipëri, ajo u shpreh:
“Po ka shumë gjëra patjetër. Shpesh herë i jepet rëndësi disa artistëve. Unë patjetër jam pro çdo artisti të ri që del, por secili duhet të ketë një standard të vetin. Mua më duket sikur këtu ka humbur standardi i mirëfillt i muzikës. Dhe kjo ndoshatmë ka bërë të tërhiqem pak dhe të shoh përtej tregut ti. Prandaj kam tentuar të aplikoj në tregun botëror,” u shpreh këngëtarja