PSE KËSHTU?! ​

Besova se, papritur ndodhi mrekullia, ​
Po ndodhë diçka e bukur, sa vet çiltëria…​
Këtë dhuratë sot, zor ta fitojë njerëzia,​
Vallë, mos u mashtrova nga shpresat e mia?!​

Besova s’e dhimbjet e thella të jetës,​
Ato, do të shëroheshin nga sinqeriteti juaj. ​
Është dhimbje vërtet, kur merr goditje atje ku se pret, ​
Nga një mike e veçantë, të të shuhen ëndĕrrat si qiri në duar. ​

Unë trishtohem, pse ndodhi kështu, s’dua të pajtohem.​
Nuk mund të ndryshoj “globin”, as spiralet e mashtrimeve, ​
Nga lajkat e dështimeve, në marrëzitë apo hilet tua.​
Kot se jam e sinqertë e pastër si loti, edhe po të dua…​

Fjalën e dhamë dikur, dhimbjet tona t’i groposnim dikund,​
Humnerave o në valët e detit idhnak; tani të gjitha dhimbjet e botës. ​
Në këtë natë me stuhi përjetimesh, uroj të jenë veç stralle keqkuptimesh,
në hapësirat e pafund të kohës.​

Eh! Mbi ne shqetësimet u trazuan, si peshkaqenët vërshuan​
drejt nesh, na sulmuan.​
U mundova, jo rrebeshet tua s´i ndala dot?!…​
Mendoja, është e kot që, zemrën time të pastër dhe sublime,​
Të më kuptojë kush tjetër, mikja ime e vjetër.​

Besomëni, po ndeshem me dhimbjet, si nga lindja e dështuar lehonë,​
Përsëri mbetem si gjithmonë fortesë me qëndresë. ​
Ah! Shpirtërore binjakja, s’do t´më gjej dot,​
Askund në botë, as në amshim, herët as vonë…​

Ty moj mike-anemike, mos u trishto nga vargjet tehe thike, ​
As nga vitet e rinisë, që s´i shijuam siç dëshiruam ngahera…​
Edhe pse muret e shpirtit tim kala, m’i rrëzove si dikur,​
Ne të dyja, nuk meritojmë vuajtje të tjera. ​
Unë dhe mundem të të falë, sepse kemi një të lartë ideal.​
14.6.2020

NDALONI NGA PRAPËSITË TUAJA?!!

(Klasës politike, “demokratike”)​​​
​​​
Se, ç´më vjen mendja, furtunë vërdallë,​​
Prapësitë tuaja, s´ numërohen dot.​
Jeni të mjerë, o të përdalë mendje-dhallë,​​
Të pacipë, pa ideal kombëtar, jeni skllotë.​​
​​
Ju, pamëshirë e lënduat Nënën Shqipëri!​​​
E plagosët, e syrgjynosët, si askush tjetër.​​​
Vallë, mos nuk jeni gjaku i saj, o derëzinjë?!​​
Vras mendjen, kur hedh vargjet në letër.​​​
​​​
Trupi më dridhet, si purteka në errësirë, ​​​
Jo, jo nuk kam asnjë pikë gjumë!​​​
Si të flë e qetë, moj Nënë e mirë?!! ​​​
Kur të shoh ty, me halle shumë…​​​
​​​
Moj fisnikja ime, s´lotoj për ty në heshtje. ​​​
Si plumb më godet padrejtësia, Ty pse po vuan.​
Mbushem me dëshprime, plagë e dhimbje,​​​
Pse zvarritesh, nga mërzia po plakem në dhe të huaj… ​​​
​​​
Vallë, ku janë trimat e parë si dikur në histori, ​​
Me trimëri e dituri, fuqishëm të të japin dorën,​​​
Ty, moj e bekuar, e vjedhur, e cfilitur, e trazuar, ​​​
Moj Nënës Shqipëri, ta përdhosën, ta njollosën fitoren?!!! ​​​
​​​
Mendohem, mendohem, mendohem​!​​
Pëshpëris me vete, kërkoj një shteg mali,​​​
Kërkoj të ndizet, një dritë migjeniane ideali, ​​
Për nënën, vëllezërit, motrat, dëshpërohem. ​​​
​​​
E hap RTVSH-re, disi të gjejë kurajë, po çfarë?!​
Po ç´ dëgjoj nga gojët tuaja, o politikanë sharlatanë, ​​​
Që pretendoni, atdheun ta shpëtoni udhëheqës, deputetë​;​​
Shpërthejnë marrëzira dhe turpe nga ju, kështu mbani shtet?!​​​
​​​
Akuzoheni ndër vite, për turpe, krime,
Vallë, a kështu do të drejtoni këtë shoqëri?​​​
Akuzoheni ndër vite, madje për tradhëti:​​​
Armiqve ju falët tokë e det, ju o derëzinj…​

“Keni forca, keni unitet”, të mbroni shtet?!​​​
​​​
Mbetem e shtangur, me trup e zemër ngrirë,​​​
Sa të pacipë ishit dhe jeni, gjak hipokritësh,​​​
Shpirtërat të shitur i keni, nëpër botë,​
Si ta marrë veten, tepër vështirë?!….​

Atdheu, i sunduar egërsisht prej banditësh. ​
​​​
Mbahu, moj Nënë Shqipëri,​​​
Në rrebeshe, mos u dorëzo,​​​
Së shpejti do të vi tek ty, do të punoj, ​​​
Në kraharorin tënd të ngrohtë, më përqafo!​​​
​​​
Nënë moj, dua të marr dhimbjen tënde sublime, ​
​​O fisnikja ime e papërkulur, moj trime!​​​
Dua t´i marr plagët e t’ua, në ndeshje!…​​​
Të marr mërzinë,-protestën me zgjime…​

Nuk të dua, të vetëmbytem në heshtje!…​
​​​
Jo! Nuk jam e lumtur, pa buzëqeshjet tua!​​​
Ne të gjithë vëllezërit e motrat, si një trup,​​​
Duam të jemi me ty, ngado të
bashkuar.
Po punojmë përbesë, ndaj më forcon kjo shpresë.​​​
​​​
Ora e fitores do të vijë, duro moj e uruar edhe pak,​​​
Bukëshkalët dhe bukëshkalat, derëzinjtë dhe derëzezat, ​​​
Populli shumë gjatë i duroi, gjithçka doli nga kontrolli…​
Dora e tij e fuqishme, mesiguri një ditë do të marr hak.​

19.06.2020.

SOT ËSHTË DITA JOTE!​

(Poemë elegjiake, kushtuar babit tim të paharruar)
Sot me rastin e ditëlindjes!

I shtrenjti im baba!
Përjetë, i paharruar!​
Sot, është ditëlindja jote,
Kurrë i perënduar!​
Është edhe dita jonë,​
Ty në botën e amshuar!​
Sot, më duket më erdhe,po​
më përqafon!…​
Vajza jote e dashur, ​
Kurrë nuk të harron!​
Babai im i dashur,​
i sprovuar në stuhi.​
O sa shumë, duheshim ne të dy.​
Na mësove, të duam atdheun​
Të jemi të pathyeshëm kurdoherë,​
Jo vetëm me fjalë….​
Por, me devotshmëri!​
Do të kujtoj , sa të jem gjallë,​
O bir i denjë, trim i malësisë,​
Me yllin e kuq krenar,​
Që e kishe në ballë,​
Për Luftën Çlirimtare,​
Me plagët kulluese në trup,​
Breznitë, do t’i shndrit,​
kurdoherë,dielli i lirisë.​
Shekujve do t’i ngrohë​
Zemrat e rinisë!​
Ty, nderin, ia rrite atdheut​.
Moj hënë e dashur,
Që botën e ndriçon,​
Si nënë e mirë, a po më dëfton?!​
Shpirti i babait, a po më​
ndjen?!​
Me sytë e tij, a po më vështron?!​
O baba!​
Pa ty, më duket jeta pelin,​
Ndihem fort e vetmuar,​
Prej kohësh, ty baba,​
Me vëllezërit- shokë ëngjëj ,​
Prej vitesh je bashkuar,​
Ty, tani nuk të kam pranë.​
Ah! Zemra ime në thellësi të​
shpirtit, kurdoherë të mbanë!​
Je në shpirtin tim,​
Në ëndërr, më vjen papritur,​
Pa ty kjo botë, më duket e ​
zbrazët, krejt pa kuptim.​
Ah sa keq!​
kur zgjohem, sikur jam​
rrënuar…​
Jam, si mos më keq,​
Jam e tronditur!….​
Sytë e mi njomen, duke lotuar​
Për ty vuajtja, gjithnjë, vjen duke u​
shtuar.​
Në mëndjen time, je i skalitur hero!​
Kujtimet më të bukura, të paharruara,​
i ruaj në zemrën time i shtrenjti baba.​
21.06.2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here