Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një nga festat më të vjetra ndërkombëtare dhe festohet ne shume vende tё botёs. Vendimi për tё festuar u vendos në vitin 1925 në Konferencën Botërore për mirëqenien e fëmijëve në Gjenevë.
Sipas një versioni, në vitin 1925, Konsulli i Përgjithshëm i Kinës në San Francisko mblodhi një grup jetimësh kinezë dhe organizoi për ta një festë të Duan-u Jie (Dragon Boat Festival), data e së cilës u festua në 1 qershor. Si per fat, dita përkoi me kohën e konferencës për fëmijët në Gjenevë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kur problemet e ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve ishin më urgjente se kurrë, në vitin 1949 u mbajt në Paris një kongres i grave, në të cilin u bë betimi i luftës së pamëshirshme për një paqe të qëndrueshme, si garancia e vetme e lumturisë së fëmijëve.
Në të njëjtin vit, në seancën e Moskës të Këshillit të Federatës Demokratike Ndërkombëtare të Grave, në përputhje me vendimet e Kongresit të saj të dytё, u vendos festa e sotme. Dhe një vit më vonë (1950), në 1 qershor u mbajt Dita e parë Ndërkombëtare e Fëmijëve, pas së cilës kjo festë kremtohet çdo vit.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve ka një flamur. Në një sfond të gjelbër, që simbolizon rritjen, harmoninë, freskinë dhe pjellorinë Figurat e stilizuara vendosen rreth shenjës së Tokës – e kuqe, e verdhë, blu, e bardhë dhe e zezë. Këto figura njerëzore simbolizojnë diversitetin dhe tolerancën. Shenja e Tokës, e vendosur në qendër, është një simbol i shtëpisë sonë të përbashkët.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u festua me fjalime dhe diskutime për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, shfaqjen e filmave të rinj dhe programeve televizive. Dhe sot, në shumë vende, në këtë ditë ka shumë ngjarje masive, argëtuese dhe kulturore për fëmijë.
Dita e Fëmijëve nuk është vetëm një festë argëtuese për vetë fëmijët, por është gjithashtu një kujtesë e shoqërisë për nevojën për të mbrojtur të drejtat e fëmijës në mënyrë që të gjithë fëmijët të rriten të lumtur, të mësojnë, të bëjnë atë që duan dhe në të ardhmen të bëhen prindër dhe qytetarë të mrekullueshëm të vendit të tyre.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj