Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

TURP KRIM DHE TMERR!NGA FADIL SHYTI


(Vallë, pse nuk i doli dukush në përkrahje, kësaj Shqiponje Pionierje atdhetare,-në fluturim?!)
PRESIONET PSIKOLOGJIKE-FIZIKE, MESIGURI I KISHTE NGA HORRAT APO HORRET POLITIKE DHE JO POLITIKE “KOSOVARE”, QË TITON E QUANIN “PEJNGAMER”?!


http://www.mediafokus.info/vogelushes-shqiptare-iu-imponu…/
…Do t´u rrëfejë këtu një ndodhi ” të ngjashme”, me këtë gocë shqiptare.
Nga mesi i viteve 80-ta, punoja arsimtar në një shkollë fillore të rrethit të Mitrovicës, në katundin Vllahi të Shalës së Bajgorës.
Një nga ato ditë “dimiri” të egër në robëri, sipas radhës në planprogram e kisha një orë hartimi.


Hyra në klasë e shënova temën e orës, që do të zhviloja mësimin-hartim.
E shënova orën, u ngrita, në tabelë e shënova temën e hartimit…
Krejt rastësisht, më shkuan sytë mbi tabelën e gjelbër (me nder jush)-ishte fotoja e M… Tito.
Më besoni e kisha zët kur ia shihja turinjtë, si një derri të zi, por atë ditë krejt papritur qesha, kur u gjenda përballë tij, ja pse:

Advertisement


dikush një dorëbardhë nga nxënësit, e kishte bërë pis foton e pisit me shpuzën e lagur e cila pasi ishte tharë nga stufa (soba) e nxehtë e druve, ishte humbur fare, korniza dukej e bardhë -kjo simbolikë më kënaqi,-sikur thoshte:
Titoja Shkjau, sot e ngriti flamurin e bardhë në malësinë tonë; -(nuk e mora vesh kurrë kush e bëri pis atë foto të Pisit).
As më shkoi ndërmend të ndaloja t´i pyesja nxënësit e klasës së 6-të kush e bëri ashtu pis, pse e bëri kraljin Tito?!
-Derisa, nxënësit u rehatuan, e morën temën e hartimit, filluan të shkruanin sipas diturive të tyre; krejt paptritur u dëgjua një trokitje në derë të klasës.
Hyr, -fola unë.
U hap dera, në klasë, i shqetësuar hyri drejtori Rizah Kurti,-Ndjesë pastë!…
-Pasi më përshëndeti mua, u drejtua nga nxënësit me zë ca të ngritur lart, e bëri pyetjen: e shihni si qenka bërë fotoja e sh… Tito, a e dini kush e bëri dhe pse e bëri…?!
-Nxënësit papritur disi u stepën, u shqetësuan!…
Duke menduar që nxënësit krejt papritur apo nga frika, mund të flisnin ndonjë emër të shokut/shoqes së tyre; derisa po qëndroja përkrah tij, pa u vonuar, pa folur askush nga nxënësit, drejtorin e preka në krah me me anën e epërme të dorës dhe me zë të vendosur (jo i qetë iu drejtova me këtp fjalë:
“Shoku drejtor, ty po e sheh që kam orën e hartimit.
Kur kemi hartim, duhet qetësi, nuk mund të kemi zhurma të tilla,
për gjëra të papritura si kjo?!
Tani, po merremi vesh menjëherë dhe qartë ne të dy:
O po dalë unë nga klasa e ti merru me nxënësit?!!!…
O më lejo mua të punoj i qetë, duke ikur ti nga klasa?!
Natyrisht, pas orës së hartimit, ti ke kohë për biseda me nxënësit….
-Drejtori duke e parë qëndrimin tim, goxha të vendosur, duke më njohur mua edhe si element jo fort i qetë, për të tilla raste; e zgjodhi mënyrën më të mirë që, kjo “fajësi” e nxënësve të kalonte sa më qetësisht.
Rizai, (dorën në zemër), ishte një burrë i ndershëm dhe atdhetar, por ama atij i duhej “të ruante rendin”; kujdesej goxha shumë mos me ia prishë rehatinë vetes dhe kolektivit të shkollës.
-Bile, kur ishim sy më sy me të si shokut të mirë i thosha në besë:
“Hë, mor burrë, shumë po ruhesh për vete, për mua dhe kolektivin, (më vinte keq t´i thosha -atëbotë isha i ri- entuziast, nuk doja të ndieja për krajli,-shpërtheja?!!!
Pra, më vinte keq t´i thosha: po tutesh ca nga regjimi.
Po, ai me maturi më fliste:
“Dëgjo F. SH, ty si herë-herë po ngutesh, a nuk e merr me mend ti mor burrë, aspak nuk ta ndien a, që po rrezikohet krejt kolektivi, pastaj dreqi e din si do të përfundojmë”!…
-Pra, ai doli nga klasa.
Nxënësit morën frymë lirshëm.
Qe besa, ishin të trandur ca?!
I frymëuar nga ajo gjendje e tyre, reagova, pa menduar gjatë ju fola:
“Hë ore trima dhe trimërsha”, -ju çfarë patët, pse u frikësuat?!
Kujt iu frikësuat, kot?
Rizait, po harruat ju që, Rizai është yni, po edhe sikur të mos ishte Rizai, ju duhet të jeni trima e trimëresha.
A mos u bë nami a?!
Pasi të mbarojmë orën, ju atë foto mund ta pastroni, eeeiii-shqiptova ngadalë….?!
Nuk desha as e mora mundimin të vonohemi më shumë.
Edhe ashtu, së paku reth 10 min, na ikën nga ora.
Mirëpo, fatbarhdësisht nxënësit kishin punuar goxha mirë, në hartimin e radhës.
Qe besa edhe unë u tregova më dorëlirë i qerasa me notat e larta,
duke menduar që, veprimi i tyre më solli buzëqeshje dhe kënaqësi atë ditë të paharruar,-të viteve në robëri.
Vlen të theksohet që, askush nga nxënësit nuk e pësoi me vërejtje, largim nga shkolla, apo me ndonjë pasojë të rrezikohej ardhmëria dhe jeta e tyre.
-Kjo qe meritë e të gjithëve; e drejtorit, e arsimtarëve po edhe e nxënësve atdhetarë/e.
-E mrekullueshme, shumë prej tyre pastaj, gjatë luftës së UÇK-së Heroike, janë rreshtuar në aradhat e saj.
Me armë në dorë e kanë nderuar malësinë dhe atdheun.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!https://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.mediafokus.info%2Fvogelushes-shqiptare-iu-imponu%3Ffbclid%3DIwAR1Gi8QVyPZBdngqSARkZSjNP6RYdUe1JrWx8yzsR0QYVNGIf0lFh6mmuQU&h=AT2ReB2zcRfPFRQhXEz2B_bXyHrkeTasvBlzllyhVzwPPx1vEg_sWuh8sSh5BNryNg4-SGiiN27vBV-xpbVKQRdkfPIlulnmWb6Po–Zoo4AcPjYq-B0799A8oiSP69w

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anormalitet i normalizuar! Nga Artan Kristo

Next Post

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE! Ja çfarë këshillon Fredi…!

Advertisement