Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

TURP, KRIM DHE TMERR (2)!​Nga Fadil Shyti


(Vallë, pse nuk i doli dikush në përkrahje, kësaj Shqiponje Pioniere atdhetare,-në fluturim?!)​


PRESIONET PSIKOLOGJIKE-FIZIKE, MESIGURI I KISHTE NGA HORRAT APO HORRET POLITIKE DHE JO POLITIKE “KOSOVARE”, QË TITON E QUANIN “PEJGAMER”?! ​


http://www.mediafokus.info/vogelushes-shqiptare-iu-imponu…/…​…Do t´u rrëfejë këtu një ndodhi “të ngjashme”, çfarë i ndodhi asaj goce shqiptare.​Nga mesi i viteve 80-ta, punoja arsimtar në një shkollë fillore të rrethit të Mitrovicës, në katundin Vllahi të Shalës së Bajgorës. ​-Një nga ato ditë “dimri” të egër në robëri, sipas radhës në planprogram e kisha një orë hartimi. Hyra në klasë e shënova temën e orës, që do të zhviloja mësimin-hartim.​E shënova orën, u ngrita, në tabelë e shënova temën e hartimit…​-Krejt rastësisht, më shkuan sytë mbi tabelën e gjelbër (me nder jush)-ishte fotoja e M… Tito.

Advertisement

​Më besoni e kisha zët kur ia shihja turinjtë si një derri të zi, por atë ditë krejt papritur qesha, kur u gjenda përballë fotos së tij, ja pse: dikush nxënësit, një dorëbardhë, e kishte bërë pis foton e Pisit me shpuzën e lagur e cila pasi ishte tharë nga stufa (soba) e nxehtë e druve, fotoja ishte humbur fare, korniza dukej e bardhë, kjo simbolikë më kënaqi, më bëhej sikur thoshte: ​”Tito Shkjau, sot e ngriti flamurin e bardhë në malësinë tonë”?!​ -Vërtet, kurrë nuk e mora vesh kush e bëri pis fotografinë e Pisit). ​Bile të jem i sinqertë, as më shkoi ndërmend të ndaloja t´i pyesja nxënësit e klasës së 6-të kush e bëri krajlin Tito ashtu pis dhe pse e bëri?!​-Derisa, nxënësit u rehatuan e morën temën e hartimit, filluan të shkruanin sipas diturive të tyre; krejt paptritur në derë të klasës u dëgjua një trokitje. ​Hyr! -Fola unë. ​Dera u hap. Në klasë, jo pak i shqetësuar, hyri drejtori tash i ndjerë, Rizah Kurti, -Ndjesë pastë!… ​-Pasi më përshëndeti mua, urgjentisht u drejtua nga nxënësit me zë ca të ngritur lart, duke treguar me dorë nga muri i bëri pyetjet “rrufe”: e shihni si qenka bërë fotoja e sh… Tito, a e dini kush e bëri dhe pse e bëri…?!​-Nxënësit disi papritur u shtangën, u shqetësuan.​Unë, duke menduar që nxënësit krejt papritur nga sinqeriteti apo nga frika, mund të flisnin ndonjë emër të shokut/shoqes së tyre; derisa po qëndroja përkrah tij, pa u vonuar, ende pa folur askush nga nxënësit, drejtorin e preka në krah me anën e epërme të dorës, me zë të vendosur (jo aq i qetë, iu drejtova me këto fjalë:​”Shoku drejtor, ty po e sheh që tani e kam orën e hartimit. ​Kur kemi hartim, duhet qetësi, nuk mund të kemi zhurma të tilla, për gjëra të papritura si kjo.​Tani, ne të dy menjëherë po merremi vesh qartë: ​O, po dalë unë nga klasa, e ti merru me nxënësit?!..​O, më lejo mua të punoj i qetë, duke ikur ti nga klasa?!​Natyrisht, pas orës së hartimit, ti ke kohë për biseda me nxënësit….​-Drejtori duke e parë qëndrimin tim, goxha të vendosur, duke më njohur mua, si element ca problematik për të tilla raste; e zgjodhi mënyrën më të mirë që, kjo “fajësi” e nxënësve të kalonte sa më qetësisht. ​Rizai, (dorën në zemër), ishte një burrë i ndershëm dhe atdhetar, por, ama atij i duhej disi të gjendej; “të ruante rendin”; kujdesej goxha shumë, mos me ia prishë rehatinë vetes dhe kolektivit të shkollës. ​-Bile, kur ishim sy më sy me të, si një shoku të mirë të punës, i thosha në besë:​”Hë, mor burrë, shumë po ruhesh për vete, për mua dhe kolektivin. Atëbotë isha i ri- entuziast, nuk doja të ndieja për krajli,-shpërtheja…-Pra, më vinte keq t´i thosha: po frikësohesh ca nga regjimi titist.​Mirëpo, ai me maturi më fliste:​”Dëgjo F. SH, ti herë-herë po ngutesh, a nuk e merr me mend mor burrë,-bile aspak nuk ta po ndien që po rrezikohet krejt kolektivi, pastaj dreqi e din, sesi do të përfundojmë”!… ​-Pra, ai doli nga klasa.​Nxënësit morën frymë lirshëm. ​Qe besa, ishin të trandur ca?! ​I frymëzuar-revoltuar nga ajo gjendje psiqike e tyre, reagova; pa menduar gjatë ju fola: ​”Hë, ore trima dhe trimërsha,- po ju çfarë patët, pse u frikësuat,​kujt iu frikësuat, kot, Rizait”?!?!?! Harruat ju që, Rizai është yni, po edhe sikur të mos ishte Rizai, ju duhet të frikësoheni prej askujt, ju jeni trima e trimëresha. A mos u bë nami a?!… Pasi të mbarojmë orën, ju atë foto mund ta pastroni, eeeiii-shqiptova ngadalë….?! ​Nuk desha, as e mora mundimin të vonohemi më shumë. ​Edhe ashtu, së paku rreth 10 min, na ikën nga ora. ​Mirëpo, fatbarhdësisht nxënësit kishin punuar goxha mirë, në hartimin e radhës. ​Qe besa edhe unë u tregova më dorëlirë, asaj radhe nxënësit i shpërbleva me nota më të larta, duke menduar që, veprimi i tyre më solli buzëqeshje dhe kënaqësi atë ditë të paharruar,-të viteve në robëri.​Vlen të theksohet që, atëbotë askush nga nxënësit nuk e pësoi me vërejtje, largim nga shkolla, apo me ndonjë pasojë sa t´i rrezikohej familja, ardhmëria dhe jeta e tyre. ​-Kjo qe meritë e të gjithëve; e drejtorit, e arsimtarëve, por edhe e nxënësve atdhetarë/e. ​-E mrekullueshme?! ​Pas shumë vitesh, shumë prej tyre gjatë luftës së UÇK-së Heroike, janë rreshtuar në aradhat e saj çlirimtare. ​Me armë në dorë e kanë nderuar malësinë dhe atdheun.​Lavdi dëshmorëve të atdheut!​23 Maj, 2020

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kritika të mëdha për Madonnën pas fotove me veshje intime transparente

Next Post

Si e shprehin mirёnjohjen kafshёt shtёpiake tek njerёzit?

Advertisement