Nora Istrefi gjatë kësaj kohe pandemie ka lënë pas të gjitha aktivitetet dhe po qëndron e izoluar në shtëpi.

Ditën e sotme, ajo e filloi me publikimin e disa fotografive, në të cilat pozoi në oborrin e shtëpisë, e veshur e tëra në të zeza.

Nora duket në formën më të mirë në këtë paraqitje, e në njërën prej fotografive u shfaq me maskë në fytyrë.

“Shpresoj se të gjithë janë të sigurt në këtë kohë të çmendur! #qëndroni të sigurt”, ishte mesazhi i këngëtares.

“Anna” titullohet projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi, të cilin e solli në duet me Gjikon. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here