Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në karantinën e Gerona Hyskës; “Nuk e harroj” projekt në kohë covidiane

Kohë e vështirë për artin.


Covid-19 ka sjellë një dëm të madh

tek artistët dhe sidomos tek këngëtarët,

Advertisement

por kjo nuk i ka penguar që përmes teknologjisë të sjellin projektet në mënyrë paksa të veçantë por duke i mundësuar të jenë pranë publikut të tyre. Një prej tyre është edhe Gerona Hyska, e cila ka risjellë këngën “Nuk e harroj” nën interpetimin e saj dhe të bandës së instrumentistëve!

Fabjola Kuburi:- Gerona, e gjithë bota është në karantinë dhe ti je izoluar. Prej sa ditësh?

Gerona Hyska:– Përshëndetje, po për shkak të pandemisë që ka kapur të gjithë botën, edhe këtu ku jetoj unë jemi në karantinë. USA është nga vendet më të prekura kështu që duhet patur kujdes  në mënyrën sesi menaxhohet situata. Unë jam prej pothuajse 40 ditësh në karantinë dhe gjithçka duket e paralizuar.

– Si është dita jote në këto ditë izolimi? Me çfarë merresh?

-Bëj shumë gjëra në shtëpi, kujdesi është shtuar shumë, lexoj shumë, eksplorimi në gatime po ashtu (buzëqesh), por më mungojnë mbrëmjet muzikore, këndoj nëpër shtëpi, madje kam realizuar ede një cover të cilin e kam publikuar prej disa ditësh.

– Çfarë pasioni ke zbuluar këto kohë qëndrimi në shtëpi?

-Gatimin e kam pasur, nuk është se e zbulova tani. Më pëlqen të gatuaj tani vetëm sa e kam zhvilluar më tej, kam mësuar pjata të reja. Mund të themi që jam kuzhinere e mirë dhe amvisë e mirë si korçare që jam.(Buzëqesh)

– A ka edhe ndonjë anë pozitive e gjithë kjo situatë?

-Për mua do kishte pozitive nëse do isha në Shqipëri e do rrija më shumë me familjen, por gjithsesi them se ka sensibilizuar një botë të tërë që higjena është primare për një shëndet të mirë.

– Besoj që të janë anulluar ftesa mbremjesh e koncerte këtë periudhe apo jo?

-Po, si për çdo artist tjetër që po përjeton këtë kohë pandemie, më janë anulluar mjaft ftesa për koncerte apo mbrëmje të ndryshme të cilat i zhvilloja përpara se të niste e gjitha kjo dhe këngëtarin po e le pa kënduar,zëre se i ke prerë krahët. 

-Më the dhe e kemi parë që ke publikuar edhe një cover me titull “Nuk e harroj” këngë e cila ka qenë dhe mbetet e paharrueshme. Pse zgjodhë pikërisht këtë kenge? Si u realizua apo teknologjia bëri punën e saj në ditë të vështira?

-Është e vërtetë që jemi në kohë karantine dhe shpresoj me shpirt që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo nuk duhet të më pengonte që të realizoja edhe një projekt nga karantina ku jemi izoluar secili prej arstitëve që kanë marrë pjesë në këtë projekt dhe doli diçka shumë e bukur. “ Nuk e harroj” është një këngë e kënduar, një hit i motrave Libohova, të cilën unë e kam  dashur që në momentin e parë që e kam dëgjuar dhe kam dashur gjithmonë ta këndoj. Erdhi dita që e realizova. Nuk mund të mos falendëroj të gjithë instrumentistët që kanë bërë një punë kolosale në këtë projekt si: Hermes Alb- Piano & Arrangament, Bledar Sejko – El. Guitar, Viktor Rushiti-Bass, Besnik Gace-Drums ,StrinGirls-Violinë, Xhino Daja – Trumpet, Denis Krastafilaku-Trombone dhe teknologjia nuk na la në baltë as këtë herë duke e bërë prezent edhe këtë projekt në shtëpitë e secilit që dëshiron të dëgjojë pak muzikë të mirë.

-Pasi të dalësh nga izolimi ke plan për ndonjë këngë të re ose projekt të ri të cilin je duke e punuar?

-Kam disa këngë që presin të publikohen, që duan klipet shoqëruese sigurisht dhe që do vijnë shumë shpejt, sapo të kalojmë këtë situatë.

-Cila është gjëja e parë që do bësh sapo të dalësh dhe gjëja që të mungon më shumë?

-Më mungon të këndoj live për publikun, më mungojnë duartrokitjet dhe do këndoj disa ditë rresht që të kompesoj ditët që kam munguar.(Qesh)

-Një mesazh për shqiptarët nga një shqiptare që jeton në USA?

-Uroj t’i kthehemi normalitetit të gjithë, besoni në mirësi, shpresoni se do shkojë gjithçka mbarë me Zotin! Qofshi mirë dhe kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj, ruani distancimin social.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjatë intervistës online gazetarit i zbulohet padashje një femër por ajo nuk është partnerja...!

Next Post

Stërmbesa e Skënderbeut nuk e fsheh krenarinë për rrënjët shqiptare: Në fillim nuk e dija ç'po ndodhte, tani…

Advertisement