1.Vendosni concealer para se të vendosni kremin pudër(foundation)
Për të arritur një fytyre të duket e rregullt dhe e bukur duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe produkteve që vendosim në fytyrë. Ai thotë se duhet të vendosim në fillim concealer dhe pastaj foundation, gjithashtu duhet të fillojmë me pak foundation, Pra, rezultati do të jetë më i lehtë dhe natyral!
2.Për të bërë makë up e duhur , ju duhet t’i kushtoni vëmendje vetullave
Fredi shpjegon se vetullat janë shumë të rëndësishme në një grim. Fillon duke krehur vetullat lart, me një laps të veçantë në ngjyrën e duhur, duke bërë linja të vogla (imitoni vetullat) duke plotësuar boshllëqet. Pastaj, me furçë vetullash, i krehë prapë ato që t’i zbusim dhe që të ngjajnë më natyrale.
Vera është në prag dhe sigurisht që nuk do të anulohet! Prandaj, gjatë ditëve të mbetura në karantina filloni praktikoni dorën dhe syrin me trendet e reja të make up-it! Grimi këtë sezon do të jetë më i ngrohtë dhe me më shumë shkëlqim. Mendojeni si një mënyrë feste për t’ju gëzuar ditëve më të lumtura të vitit.
Kohë për t’u praktikuar keni mjaftueshëm, mjafton të dini cilat janë trendet e muajve në vazhdim.
- Lëkura e puthur nga dielli
Grimi plot shkëlqim ka ardhur për të qëndruar gjatë! Nuk ka rëndësi nëse vendosni të lyheni lehtë, cepi i mollëzave tuaja duhet të jetë gjithnjë i shkëlqyeshëm!
- Theksoni faqet!
Blush-i do të jetë më i theksuar se zakonisht! Prandaj mos u kurseni me ngjyrat e ndezura
- Eksperimentoni me penelin!
Karantina ka bërë që shumë njerëz të zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe ja përfundimi. Një mënyrë e re futuriste për të bërë penelin. Kërkon kujdes dhe shumëë saktësi, por do t’ja dilni
- Nxirrni buzëkuqët e ndezur!
Harrojini për pak ngjyrat nude dhe nuancat e tokës. Kjo rozë që shihni në foto dhe ngjyra të tjera të ndezura do të na shoqërojnë gjatë gjithë verës.
- Grimi natyral
Një trend i tillë nuk do të dalë kurrë no nga moda. Sa herë që do të përtoni të bëni eksperimentet më sipër, kthehuni tek ky make up.