Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

BANDA E KLERIKËVE… NGA TASIM ALIAJ!


Tek ne lëvrijnë e punojnë disa fe e sekte. Për të mirën e popullit. Kuptohet! Kryesoret janë Bashkësia Myslimane me sektin Bektashian në shumicë, kristianët ortodoksë, të mbërthyer me gozhdë nga kollonel Janullatosi i Asfalisë, katolikët, sektë si Bahaj Ullah, por që e mban veten për më shumë.


Kanë dalë pastaj dhe Dëshmitarët e Jehovait.Të cilët, edhe pse nuk e kanë parë e as do ta shohin ndonjëherë Jehovain, prape janë gati të vënë dorën në zjarr e të betohen për të.


Para do ditësh ne, një grup intelektualësh në Tiranë, u drejtuam një Thirrje këtyre komuniteteve, që të ndihmonin me sa të mundnin njerëzit në nevojë e të varfërit. Rezultati? Pesë me hiç! Gjë që ishte parashikuar.

Advertisement


Ne e dimë se Baba Edmondi nuk është aq i pasur sa kolonel Janullatosi. Po edhe fare lakuriq e për ukubet nuk është. Po ashtu komuniteti Katolik diçka mban nëpër xhepa.
Dimë gjithashtu që kleriket kanë disa kufizime. Fjala vjen, ata nuk duhet të venë me prostituta. Nuk duhet të frekuentojnë kuplaratë dhe shtëpitë e tolerancës. Nuk duhet të sallahanisin sokaqeve të dehur tapë, si pijetarët profesionistë E të tjera .
Ata fare bukur mund të ndiqnin shembëllin madhështor të NËNË TEREZËS tonë.
Të asaj Gruaje sublime, të çilës i kanë puthur dorën me nderim e respekt burrat më të fuqishëm të Globit. Si presidentë të Amerikës, etj. Të asaj Nëne, që ndikoi fuqishëm më shumë se çdokush tjetër në jetën e të varfërve e të të pastrehëve.
Por ata ndoshta preferuan të ndjekin shembellin e PIRATIT QË U BË PAPË!
Ngjarje e vërtetë e ndodhur në Itali. Libri është zhdukur nga Vatikani.
U përkthye edhe në Shqipëri. U botua në shkurtime me redaktim të Imer Minxhozit. Më pas u botua i plotë. Është një histori e llahtarshme, që të ngjeth zemrën.
Një pirat i provinçës bëhet prift. Pasaj veskov, kardinal e më së fundi Papë! Kish në dispoziçion një kuvend me 300 murgesha, të çilat i merrte me radhë. Po kështu vepronte me çdo femër që takonte. Përdhunoi edhe vajzën e vet, si dhe bijën e saj më pas, kur arriti moshën 14 vjet.
Vatikani gjeti belanë me të. Më së fundi organizuan një Konçil në Avenu të Françës dhe e shkarkuan, pasi në Vatikan kurrë nuk do ta bënin një gjë të tillë. Po ai prapë u kthye në Vatikan si kardinal. Deri në fund të jetës së tij.
Natyrisht, ju nuk jini si PIRATI QË U BË PAPË, por unë ua solla këtë shembull, që diçka të kini parasysh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Deri në 1000 euro për koncert/Këngëtarja shqiptare zbulon sa paguhet

Next Post

Le të flasim njëherë pa frikë... Nga Denisa Çerma!

Advertisement