Ai i është përkushtuar punës së tij si laborant dentar dhe këtë e tregon edhe në intervistën më poshtë ku do lexoni gjithçka për shërbimet që kryhen në klinikën e tij në Zvicër. Ai gjithashtu tregon edhe se klientët e tij janë pothuajse të gjithë zvicerianë dhe shumë pak shqiptarë. Histori suksesi e një shqiptari në Zvicër si Armend Alidemaj që mban emrin zahndesign.ch!
-Armend përshëndetje! Punoni e jetoni në Zvicër dhe keni një klinikë tuajën, një laborator dentar ku kryeni shërbime të ndryshme. A mund të më tregoni se çfarë shërbimesh kryhen në klinikën tuaj?
-Në laboratorin tonë ka disa shërbime si vënia e dhëmbëve Zirkon, kurora dhe ura, kurora me Implante ,Veeners, Inlay,Overlay, proteza te ndryshme ,zbardhje e dhëmbëve, shina kundër shtrëngimit të dhëmbëve.
-Ju jeni me vendndodhje në Zvicër, sa e vështirë është që një shqiptar të ketë sukses në një fushë shendeti siç është realizimi i protezave dhe implanteve të dhëmbëve në një vend si Zvicra? Ndoshta ka qenë shumë më e vështirë në fillimet tuaja?
-Sa më përket mua personalisht, di të them se nuk kam hasur ndoshta nga perjardhja ime. Ajo që kam pasur vërtet vështirësi është marrëdhënia dhe besimi që duhet të krijoja me klientet në të gjithë Zvicrën por edhe këtë e arrita falë punës dhe përkushtimit.
-Klientët tuaj janë shqiptarë apo zvicerianë, duke pasur parasysh që komuniteti shqiptar në Zvicër është goxha i madh?
-Fatkeqësisht nuk kam shumë klientë shqiptarë, prej faktit që ne varemi drejtpërdrejt nga dentisti dhe besoj kjo mungesë është ndoshta prej çmimeve të shtrenjta sepse realisht janë dhe që kjo ka kushtëzuar edhe klientelën shqiptare.
-Në këtë kohë pandemie, ku keni hasur më shumë vështirësi?
-Nga data 17.3.2020 deri më 27.4.2020 nuk kemi punuar fare. Nga kjo datë kemi rinisur sërisht në punë dhe në përgatitjet e porosive të klientëve.
-Klientët ju kanë telefonuar për të bërë shërbime apo ju nuk keni qënë shumë të kufizuar?
-Komunikime me klientët nuk kam pasur të jem i sinqertë sepse,ata komunikojnë me dentistët dhe në marrim vetëm porositë e sakta dhe i realizojmë.
-Armend,çfarë është realizimi i implantit dhe a mund të aplikohet nga të gjithë?
-Implantimi është një ndërhyrje që në bazë është operimi, pra edhe ndërhyrja është e kufizuar. Pacienti duhet të përmbushë disa kushte shëndetësore të cilat merren parasysh përpara se të bëhet ndërhyrja.
-Dhëmbët, proteza apo implante që realizoni ju a kanë një garanci jetëgjatësie në kohë?
-Unë si laborant jam i detyruar që në bazë të ligjit të jap një vit garanci, kurse stomatologu të japë 3 vjet garanci duke përfshirë edhe punën time.
-Sa kohë të duhet ty të realizosh një protezë deri në detaje dhe të jetë gati?
-Është shumë e vështirë që të përcaktosh kohën që duhet për të mbaruar një protezë, sepse duhen të paktë 4-5 takime tek stomatologu për të bërë provat e duhura që proteza të qëndrojë në gojë në mënyrën e duhur.
-Ju bashkëpunoni me laborantë të tjerë apo zakonisht punoni vetëm?
-Bashkëpunimi mes laborantëve në Zvicër nuk është i përhapur.
-Në fund çfarë na mbeti pa thënë?
-Mendoj se i thamë të gjitha dhe nëse ka mbetur diçka do ta cekim në intervista më tej. Ju faleminderit!