Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

VETVETJA IME, PSE SHKRUAJ! Nga JAKUP B. GJOÇA

Shumë herë,
Shpërdoroj kohën time
Duke shkruar,
Edhe pse nuk kam shkak, arësye,
Apo edhe pse ndoshta kështu kujtoj.

Advertisement

Shpeshherë, e di,
Është paralog,
Pse jo, edhe paranojë
Ato që dua t’i shkruaj,
Ndoshta iluzion, utopi,
Pse jo, edhe e gënjeshtërt,
Të cilat, ndoshta lindin të vërtetën,
Ndoshta të vërtetat që shkruaj,
Sajuan të gënjeshtrat,
Lindën utopitë, iluzionet, shpresa të kota
Vetëm e vetëm sepse dua
Të shkruaj
Ato që ndjej dhe jetoj përbrenda…

Shumë herë shkruaj
Sepse nuk mundem dot ndryshe
Të flas me Ty.

Sepse Ti,
Përveçse me fjalët e shkruara në vargje,
Nuk do të mundesh kurrë
Apo, nuk deshe asnjëherë
Të kuptosh,
Çfarë unë fsheh
Brenda vetvetes.

Ndoshta edhe Unë,
Pa shkruar
Ato që ndjej përbrenda
Kurrë nuk do të mundem
T’i shpreh me fjalë goje…

Qesh,
Buzëqesh,
Edhe shumë herë mërzitem dhe zemërohem,
Plagosem, hidhërohem,
Por gjithnjë përpiqem
Të jem e të mbetem
Një njeri pa pretendime,
Të jem i lumtur me ato gjëra të vocka të botës time.
Dhe, ndoshta prandaj
Ti, por edhe të tjerë
Më keqkuptoni,
Pse mbeta i njëjti njeri.

Kujtoni
Se është e kam të lehtë të buzëqesh,
Sepse kurrë
Nuk më keni parë të qaj…

Sepse besoni
Se e kam më të lehtë të flas,
Ngaqë kurrë
Nuk më keni parë
Të dua, duke heshtur…

Kujtoni,
Se më njihni,
Por kurrë
Nuk u përpoqët të më mësonit,
Cili jam.

Janë disa njerëz
Që duan
Të fitojnë
Duke vrarë shpirtëra,
Dhe trofe suksesi kanë
Dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve.

Dhe, atëherë,
Natyrisht,
Hidhërohem me mendimin
Pse nuk arrita kurrë
Të afroj pranë vetvetes
Njerëzit e mi,
Ata
Që i quaja gjysma tjetër e vetvetes time.

Shumë të tjerë besojnë
Se e kam të lehtë
Të jem i thjeshtë
Kur, njëkohësisht
Dua kaq shumë
Të dëftoj
Dua kaq shumë
Të jap
Çfarë ka zemra ime…

Shpeshherë
Shkruaj, thjesht
Sepse dua të arratisem
Nga gjërat që më vrasin përbrenda,
Shkruaj
Për ato ndjenja
Që dua të ekzistojnë
Akoma edhe tek Ti….

Edhe Ti
Fsheh,
Poshtë syve,
Në pjesët më të errta të zemrës Tënde
Ato çfarë të dhembin,
Pa dashur të pohosh se vuan.

Dhe unë kështu
Vazhdoj të jetoj
Me kokën lart, kryeneç, – më thua Ti,
Edhe pse disa njerëz të mi
Do të donin të më shikojnë kokëulur…
Kështu janë mësuar disa,
Të plagosin,
që tjetri të vuajë
Që tjetri të jetojë sikurse duan ata.

Shkruaj
Që Ti
Të mësosh
Ato që unë ndjej për Ty,
Ato që Ti, doje
Të ekzistonin tek unë për Ty.

Shkruaj
Dhe kur shkruaj
Nuk harroj Asgjë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra që mund të bëni për të reduktuar stresin në kushte shtëpie

Next Post

PSE CORONAVIRUSI VRET ME SHUMË MESHKUJ SE FEMRA? NGA PROFESOR ETHEM RUKA

Advertisement