Gazetari i njohur Bledi Strakosha
ishte i ftuar në emisionin
“Vizioni i Pasdites”
ku ka folur pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi për një martesë të mundshme të tij. Strakosha u shpreh se ndryshe nga sa është aluduar, hë për hë nuk ka asnjë mendje për martesë dhe se momentalisht është në një pauzë.
“…Unë lidhjet dashurore nuk i kam të konsoliduara. Nuk vuaj kaq shumë për to… Ne kështu vendosëm, se nuk jetojmë sëbashku. Pra takoheshim për (qesh)… për të qëndruar me njëri- tjetrin. Vendosëm duke mos ditur pjesën tjetër, që s’e dimë me kë jemi takuar në kohë virusi. Vendosëm të bëjmë një pauzë. Të merrnim kohën tonë. Në lajmet që keni dëgjuar, flitej dhe për martesë, di të them se ato janë shkruar me qëllim për të shitur lajmin. Ka një horizont të largët me shpresa për një gjë të madhe. Por unë jam i rezervuar, dhe po e lë të rrjedhë në të ardhmen…”
Gazetari tregoi se jeton vetëm dhe ndjen mungesën e familjes mbi të gjitha. Sipas tij, nëse do të kishte mundësi, gjëja e parë që do të bënte është të përqafojë prindërit
“Më shumë se gjithcka është pamundësia për të takuar njerzit e dashur. Qenka e vështirë tu qëndrosh larg. Shembujt janë familja që është shumë e rëndësishme. Ne jemi shumë të lidhur takohemi rregullisht. Tani takohemi vetëm nga larg. U shkoj prindërve poshtë ballkonit tua bëj me doë. Kjo është ajo që më mungon.Unë jetoj vetëm. Ime më më përgatiste vaktet. Dmth në shtëpinë e prindërve, një racion ishte i menduar dhe për mua. Tani është sfidë më duhet të mësoj të gatuaj diçka të re çdo ditë. Nuk jam mirë me kuzhinën. Po mësoj të bëj fasule. Janë të shëndetshme dhe bëhen kollaj”, përfundoi ai.