Nga Blerina Mahmutaj
Ne cdo rrjet social shkruhen komente banale,
duke prekur vlerat e cdo individi,
dikush tjeter origjinen dhe te tjere ofendojne gra e burra te moshuar…!
Banaliteti me i zhvilluar eshte ne Shqiperi. Te gjithe kemi te drejte te jemi te lire ne ate qe themi, cdo mendim i mire apo i keq qofte, duhet respektuar. Cdo individ perballet me interesat e veta, por pa cenuar njeri.. Persa teknologjia eshte zhvilluar, cdokush nga ne ka te drejte te komentoj ne faqen qe i pelqen, lajmin, artikullin apo personazhin. Te gjithe jemi te ndryshem…Dhe ky ndryshim luan rol kryesore tek secili prej nesh, ne interesat qe shfaq, apo ne fjalen e lire…
Si eshte e mundur qe rinia e sotme ofendon, e cenon gra e burra, nenen dhe babain e tyre apo motren dhe vellain? Sidomos situata ne te cilen ndodhemi, kerkon sensibilizim dhe kurajo per te gjithe. Bashkim per te shkuar drejte fitores. Dashuri e re, te cilen une do ta quaja dashuria e korones… E dini pse? Ne bote kane humbur jeten mijera njerez, kemi nevoj per paqe dhe dashuri te sinqerte kundrejte njerezve.. Hidheni poshte cinizmin, i cili prish imazhin e te qenurit njeri!
Sa bukur do dukej nese secili nga ne dò merrte nje liber t’a lexonte, nje fletore ku te shkruante dhe ti jepnin jete kesaj situate makabre. S’ka te drejte askush te gjykoj, por te jepni keshilla, te tregoni etiken komunikuese qe secilit prej nesh i mungon sado pak… Boll prishet humorin e njerezve qe nuk kane faj, boll u moret me abuzime, boll vrate njerez me mllefin qe zhvilloni brenda vetes.. Reflektoni dhe respektoni çdo individ, falni dhe merrni dashuri çdo dite, perqafoni te miren pa i bere keq askujt!
Stop komenteve banale! Stop abuzimeve me fjale!