Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Skënder Brataj kundër lehtësimit të masave: Thikë me dy presa

Drejtori i Urgjencës Kombëtare

Skënder Brataj u shpreh skeptik për lehtësimin e masave shtrënguese

ndikuar nga përhapja e Koronavirus në vendin tonë.

Advertisement

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Brataj u shpreh se lehtësimi i masave është thikë me dy presa dhe se shëndeti është gjëja parësore që duhet të mendojmë në këto momente.
“Sot u zbutën masat, por kjo është një thikë me dy presa. Nuk mbahet për shumë gjatë shoqëria e mbyllur sepse shfaqen edhe probleme të tjera. Nëse shpërthen një vale infektimesh është më shumë se sa një punë apo faktorë të tjerë. Një jetë njeriu nuk kthehet më. Kollaj nuk është për asnjë, as për punëtorin. as për biznesin. as për shkollë. Pasojat rregullohen dhe riparohen, ndërsa shëndeti jo”, u shpreh Brataj.
Pas disa ditësh izolimi, drejtori i urgjencës kombëtare u shpreh se gjendja e tij është në përmirësim dhe është në pritje të tamponit të dyte, me shpresën se do të rezultojë negative.
“ Jam mirë nga ana shëndetësore. Nuk kam ndonjë problem në këtë moment, vetëm gjëra të vogla që nuk kanë rëndësi. Jam duke marrë kohën që duhet ta bëjmë të gjithë, si personel ose jo mjekësor. Gjendja ime është e mirë. Pacientët më të këqij janë mjekët. Jemi mësuar t’i bëjmë vetë të gjitha. Jam këshilluar me specialistët. Mendoj se jam drejt negativizimit. Jam i detyruar të qëndroj edhe pas negativizimit në karantinë si të gjithë. Jam në pritje të bëj testin e dytë ende nuk e kam bërë, por këtë javë do ta përfundoj besoj.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Freskida Miloti: Në "Diagnozë" nuk tolerohen gabimet; Shëndeti na përket të gjithëve!

Next Post

Artan Fuga: Kënaqem që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë

Advertisement