Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
U anuluan dasmat, Ylli Baka: Do t’i martojmë edhe beqarët mos u mërzisni
Shpërthen Flutura Açka:Kriminelët e lirë qeveria tmerron njerëzit/ Rama citon Zotin por vetë fshihet pas Covid-it
Burimi i lajmit në një film! Nga ROLAND QAFOKU

Shpërthen Flutura Açka:Kriminelët e lirë qeveria tmerron njerëzit/ Rama citon Zotin por vetë fshihet pas Covid-it


Shkrimtarja Flutura Açka

ka kritikuar ashpër vendimet e qeverisë

mbi masat ndëshkuese për qytetarët si dhe masat e ndërmarra deri më tani.

Advertisement

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” shkrimtarja u shpreh se gjuha e “luftës” vetëm sa i tmerron njerëzit.
“Duhet të kuptojmë mirë mënyrën si transmetohet mesazhi. Kur thua luftë është luftë e mirëfilltë. Me ushtarë, gjoba, masa ndëshkuese dhe tmerrojnë njerëzit me 15 vite burg, kur kriminelin se kanë futur në burg. Më duket kaq hipokrite kjo gjuhë. Janë të njëjtët personazhe që nxjerrin citate fetare nga kurani, bibla dhe janë këta njerëz që marrin këto masa. Ti thua që jetën ta merr Zoti dhe nga ana tjetër, jetën ta mbroj unë, kjo është hipokrite, fshihen pas covid-it me masat që kanë marrë. Parlamenti nuk u kujtua një muaj e gjysmë të mblidhet dhe asnjë vizitë qytetarëve me maska. Këta deputetë më duken shumë hipokritë dhe nuk shkojnë te qytetarët e tyre”, u shpreh shkrimtarja.
Flutura Açka bëri gjithashtu një paralelizëm mes masave të marra në Hollandë dhe atyre në Shqipëri, ku këro të fundit i quajti absurd duke e krahasuar situatën e ditëve të fundit të njejtë me periudhën e komunizmit.
“Funksionon transporti dhe ka një lloj normaliteti. Ka më pak njerëz por funksionojnë trenat, metrotë. Shkollat nuk funksionojnë deri në fund të verës. Kushti i parë është lëvizja për relaksi fizike dhe daljet janë me njerëz të ndërgjegjësuar.Masat janë të domosdoshme dhe është obligim i çdo shteti dhe qeverie. Nuk ka keqkuptim për këtë. Nuk rrinë në logjikën time që gjatë javës lëviz dhe në fundjavë 3 ditë nuk lëviz. Ka absurditete që nuk i kuptoj dot. Më kujton komunizmin që duhet me marr një orë leje, për të blerë qumësht dhe bukë.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

U anuluan dasmat, Ylli Baka: Do t’i martojmë edhe beqarët mos u mërzisni

Next Post

Burimi i lajmit në një film! Nga ROLAND QAFOKU

Advertisement