Që nga fillimi i marsit,
këngëtarja Artela Brahimi,
po ashtu si pjesa më e madhe e shqiptarëve, është duke qëndruar në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Gjej më të mirën nga e keqja. Mundohen të gëzohem me ato gjërat e vogla. Po bëj punë të pabëra, lexoj, shoh filma, mbi të gjitha po shfrytëzoj kohë me vajzat e mija. Nuk e di se kur do vijë koha të kthehemi në normalitet sepse u bë e rëndë kjo situatë, me mërzitjen e kemi punën keq, po mbahem fort. Jam mirë”, :-u shpreh Artela në një bisedë me Intervista.al
Më tej, këngëtarja theksoi se artistët janë një nga kategoritë më të prekura nga izolimi i qytetarëve. “Besoj që jemi kategoria më e dëmtuar në këtë mes nga pandemia, pasi nëse nuk ka njerëz që gëzojnë bashkë, që përqafohen që lumturohen, nuk ka festa dhe po nuk pati festa nuk ka muzikë.
E rëndësishme është që këtu nuk ka përhapje të madhe të pandemisë, të paktën në dukje. Kaosi shoqëror akoma nuk ka ardhur” dhe shpresoj të vijë sa më lehtë. Megjithatë, edhe pse në një situatë të tillë, po ashtu si shumë këngëtarë të tjerë edhe Artela nuk e ka lënë këngën në këto ditë. “Çdo gjë tani po kthehet online dhe ne kemi mbajtur disa sesione live në rrjetet sociale. Artela ka postuar disa video të këngëve live ku disa prej tyre gjendjen ende në llogaritë e saj në instagram dhe facebook.