Një ditë më parë, Ministria Serbe e Shëndetësisë raportoi 28 të vdekur dhe 1,060 të infektuar.
Tre pacientё ndёrruan jetё gjatë ditës sё sotme. Janë identifikuar 111 pacientë të rinj, dhe 1,171 persona janë infektuar në vend “, tha zv.drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik.
Ajo vuri në dukje se 638 persona testohen në ditë. Kryeministria serbe Ana Branbich tha në mëngjes se; udhëheqja e vendit do të anullojë vendimin sipas të cilit vetëm anëtarët e selisë kombëtare të krizave mund të raportojnë për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Një takim i selisë së udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe masat e reja nga autoritetet pritet të enjten në mbrëmje.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj