Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Mrekulli në qelinë Nr. 7” rekord shikueshmërie e miliona sy të përlotur

Në këto ditë qëndrimi të izoluar,

njerëzit kanë zgjedhur të shohin një film,

i cili i ka bërë të gjithë të qajnë.

Advertisement


Filmi trajton historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë.
Në film aktori dënohet me varje, për një krim që nuk e kishte kryer.
Mënyra si trajtohet ngjarja i ka prekur të gjithë dhe filma ka arritur shikueshmëri shumë të lartë, madje të gjithë po pyesin nëse filmi bazohet në një ngjarje te vërtetë.

Vepra e regjisorit Mehmet Ada Öztekin ofron një histori tepër dramatike me ngjyra shumë të ndritshme. Njerëzit nga qelia e shtatë janë jashtëzakonisht miqësore, dhe rojet e burgut gjithashtu. Të gjitha ngjarjet më të tmerrshme dhe të vështira të filmit tregohen nga këndvështrimi i naivitetit të fëmijëve. Kjo e bën punën më të trishtuar dhe mё tё vёshtirё. Me shumë mundësi, ‘Mrekullia nё qelinё e shtatë’ do t’ju bëjë të qani, por dhe emocionet do jenё tё pakontrollueshme.
Shpesh presim një mrekulli, e kërkojmë atë në botën përreth nesh, duke harruar se magjia e vërtetë ruhet në zemrën dhe shpirtin tonë.
Një baba i vetëm i humbur ne dashurinë e pastër dhe besnike për vajzën e tij pranon dhe braktis veten duke pranuar etiken e turpshme. Personazhi kryesor nuk predikon, nuk imponon, por thjesht e do vajzën e tij të vogël, e cila për të nuk është më e shtrenjtë se jeta, por një jetë e tërë.
Një sistem mizor, I cili arriti ti merrte jeten babait shembullor, por qё vajza e tij arriti te bёhej avokate pёr t’i treguar audiencёs se njё baba nuk mund tё jetё kriminel, nuk mund tё sjell vepra tё keqija nё sytё e njё fёmije.
Ky ёshtё filmi mё i sukseshёm deri mё tani, i cili ka prekur zemrat e miliona njerёzve. Nё fillim rekordin e tij a ka arritur ne Turqi ku ka thyer rekord shikueshmёri “Mrekulli në qelinë Nr. 7” është një reflektim i dy aspekteve të jetës sonë: padrejtësia dhe besimi në mrekulli.

Aktori kryesor i filmit, Aras Bulut İynemli ka folur për suksesin e tij dhe nuk harron t’u thotë të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te beje per vete shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkruan ai.

Pergatiti: Blerina Mahmutaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjeku për një ditë të kësaj derexheje është... Nga Dr. Apostol Vaso, anestezist dhe specialist i dhimbjeve kronike!

Next Post

Kontribut vullnetar të studentëve nga e gjithë bota në Moskë!

Advertisement