Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Libri vs filmi në karantinë! Nga Elida Koxheri Kukaj

Kudo po flitet për kthimin e njerëzve tek libri në kushtet e karantinimit.

Të gjithë dalin live para një biblioteke të madhe,plot me libra.

 Na ka rastisur të gjithëve që cdo udhëtim të marrin librin me vete dhe mund të mos kemi patur kohë ta hapim.

Advertisement

Edhe nëse e kemi hapur në darkë para gjumit na ka zënë  gjumi pa mbaruar faqen e parë ngaqë kemi qënë të lodhur. Edhe në plazh nuk mungon në çantën e dorës një libër,që hapet e mbyllet kur je në shezlong,por e vështirë të mbarohet nga thirrja e detit për ta shijuar atë.

Tani në karantinë libri zë vendin e parë. Megjithatë dhe tani ka një “konkurrent” të fortë,filmin. Edhe pse gjithë ditën në shtëpi shumica e njërëzve kanë më shumë dëshirë të shohin një film 2 orë e ca,ose dhe telenovela një pas një,sesa të përfundojnë një libër.

Është koha e internetit dhe shumica e librave që janë bërë film gjenden lehtë dhe çdokush e ka një televizion Smart e mund ta shohë atë.

Po ne harrojmë se asnjëherë nuk mund të vëmë shenjën e barazimit mes të dyve. Asnjëherë nuk mund të përjetohen skenat e përshkruara në film ashtu si në libër. Çdo detaj i përshkruar nga autori respektohet ga regjia e filmit,por jo gjithmonë kapet nga syri i shikuesit. Ndërsa në libër e shijon çdo rresht dhe çdo detaj.

Nganjëherë në film skena të ndryshme pësojnë ndryshime për shkaqe të ndryshme,të realizimit të tij,ndërsa në libër të bëjnë të përjetosh emocione të forta. 

Ana fizike e personazhit përshtatet në film,tiparet,por shprehja e emocioneve të brendshme duan një aktor shumë të talentuar që të përcillen tek shikuesi,kurse në libër janë të përshkruara me anë të foljeve dhe i kupton çdo lexues.

Në mungesë të dritave apo internetit filmi të mbetet përgjysmë në momentin që ti je përqëndruar,ndërsa librit i kthehesh sa herë të duash.

Megjithatë në film imazhi viziual,muzika e përshtatur,efektet e ndryshme të përdorura me mjeshtëri të ndihmojnë ta shijosh atë.

Pavarësisht këtyre më lart dihet se është rritur vëmendja ndaj librit këto kohë dhe shpresojmë që të mos ketë rënie me ikjen e Covid-19. Dhe kjo futet në “të mirat” që na solli ky virus.

Gjithmonë libri duhet mbajtur afër,si një mik që të mëson e është besnik në çdo rrethanë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NË KARRIERË DUHET TË JESH BASHKËPUNUES APO TË ECËSH VETË? NGA RUDINA PAPAJANI

Next Post

Si zhvillohen tek fëmija konceptet e numrave? Aftësitë përkatëse matematikore sipas secilës moshë. Nga Lorela Garuli, psikologe!

Advertisement